Ish-ministri Saimir Tahiri feston sot 38-vjetorin e lindjes. Një ditëlindje e festuar në një situatë të tensionuar për shkak të dosjes “Habilaj”, dhe situatës ku ai ndodhet me drejtësinë. Por, pavarësisht kësaj urimet për të kanë qenë të shumta, e ndërsa falënderon miqtë e tij, Tahiri dha edhe një mesazh.

Ai ka postuar një spot të CNN mbi të vërtetën. Në të tregohet një mollë, e shkruhet se sado që të thuhet se ajo është një banane, gjithsesi fakti është që kemi të bëjmë me një mollë. E në fund të saj shkruhet se “mbi të gjitha faktet”.