TIRANE- Pak orë pas lirimit nga paraburgimi të babait të tij, deputeti socialist Saimir Tahiri doli në një prononcim për median nga selia PS për të deklaruar se presionet dhe shantazhet e kryeministrit nuk do t’ia ulin kokën.
“Nuk habitem pse hetimi 3 mujor, u katandis në dy dëshmi, të dy personave që mbroheshin nga Mirash Martini avokati i Agron Kuliçit në gjyqin e tij kundër meje. Akuza për kontrabandë ilaçesh me 10 mijë euro u katandis në 90 mijë lekë. Im atë një burrë 63 vjeçar nga trafikant kontrabandist ilaçesh u lirua nga gjykata. Kjo që po përpiqet të bëjë Berisha dhe pushteti i tij mafioz me mua, familje time, me deputetë të opozitës më bën më të fortë e përkushtuar për të kërkuar me forcë drejtësi e barazi para ligjit. I vendosur të qëndroj pranë familjes time duke kërkuar hetim të plotë, siguroj Sali Berishën se unë as kolegët e mi nuk përkulemi”- tha Tahiri.
DEKLARATA E PLOTE E TAHIRIT
"Sot gjykata e Tiranës liroi babain tim, duke provuar se gjithçka dëgjuam nga policia, ishte një inskenim politik i denjë për regjime policeske diktatoriale. Nuk habitem pse “medemek” hetimi 3 mujor i policisë u katandis vetëm me deklaratat e 2 njerëzve, që pa asnjë habi timen, mbroheshin sot në sallën e gjyqit nga avokati Mirash Martini, avokati i Agron Kuliçit edhe në gjyqin kundër meje.
Nuk habitem si tullumbacja e policisë me medemek 10.000 euro, u katandis në akuzë qesharake. Nuk habitem pse babai im, burrë 63 vjeçar, nga kapo i kontrabandës së ilaçeve sipas policisë së Saliut dhe Flamurit, u lirua sot nga Gjykata.
Unë jam këtu për të rikonfirmuar se kjo që po përpiqet të bëjë Sali Berisha dhe sistemi i tij mafioz, me mua dhe familjen time, më bën më të fortë, më të përkushtuar, dhe më të vendosur për të kërkuar më gjithë forcën time drejtësi dhe barazi para ligjit.
Unë jam i vendosur t’i qëndroj pranë familjes në këto momente të vështira, duke kërkuar hetime të plota, drejtësi dhe të vërtetën e padiskutueshme, por e siguroj Sali Berishën, se unë personalisht, bashkë me familjen time, bashkë me kolegët e mi, as përkulemi e as thyhemi, madje përkundrazi, jemi të gatshëm të përballemi me këtë pushtet të djallëzuar, mafioz e të korruptuar në çdo qelizë të tijën.
Sot më shumë se kurrë, provohet se sistemi i baltosjes, terrorit personal dhe familjar, shantazhit dhe kërcënimit ndaj deputetëve të opozitës, nuk funksionon.
Por përkundrazi, është shtysë për mua por edhe një thirrje për çdo njeri të ndershëm e të mirë që deri më sot është larguar nga politika i trembur prej frikës së baltosjes duke i lënë qeverisjen në dorë dallkaukve dhe mafiozëve, që të përfshihet bashkë me ne në skuadrën e PS dhe projektin për një Rilindje Shqiptare që në 23 qershor, do hapi një kapitull të ri për vendin dhe qytetarët.
Për të sfiduar kalbjen e sotme morale, institucionale dhe politike, dhe për t’i dhënë jetë e shpirt, rilindjes së Shqipërisë përmes drejtësisë dhe barazisë para ligjit për të gjithë qytetarët, pushtetarët pa përjashtim.
Sali Berisha të mos e çojë nëpër mend për asnjë sekondë të jetës së tij, se do përkulemi, unë, familja ime, kolegët e mi e çdo njeri i ndershëm i këtij vendi.
Ia rikujtoj Sali Berishës se tashmë i ka mbetur të japë llogari për sistemin mafioz që ka instaluar në këtë vend;
Po i vjen dita që të japë llogari për familjen e tij, familjen më të korruptuar që ka pasur ndonjëherë ky vend;
Llogari për djalin e tij, Shkëlzenin, dhe fabrikën e vdekjes që ngriti në Gërdec duke lënë pas 26 viktima, mes tyre dhe baxhanakun që Saliu bëri sikur nuk e njihte.
Për vajzën e tij, Argitën, dhe pasurinë e vënë me trafik tokash e bizneset me firmën e babait.
Për gruan e tij, Lirinë dhe “tenderat” e bamirësisë miliona euro;
Për Agron Kuliçin dhe trafiqet e tij mafioze.
Për shokun e djalit dhe sekserin e tij serb, Damir Fazlliç.
Po i vjen koha të japin llogari ministrat: Majlinda Bregu për lidhjet e saj me Prudentinon dhe kunatin e saj; Genc Ruli për mafien e minierave dhe firmën e tij në kontratat koncesionare; Flamur Noka, Sokol Olldashi, Lulzim Bashën, Arben Imamin, Genc Pollon, të gjithë bashkë me sekserët e tyre.
Askush nga këta të mos e çojë nëpër mend, se ne do heshtim, do tkurremi apo do mbyllim gojën. Dhe askush nga këta, të mos e çojë nëpër mend, se pas 23 qershorit, do shpëtojnë pa dhënë llogari një më një, për gjithçka kanë bërë, vrasje, vjedhje e korrupsion.
Unë jam sot më i përkushtuar ndaj barazisë para ligjit, ndaj drejtësisë, ndaj luftës kundër korrupsionit dhe çmontimit të sistemit të pandëshkueshmërisë.
Dhe nuk do rresht për asnjë minutë të jetës time të kërkoj e të shoh të bëhen të vërteta idealet për të cilat jam sot në politikë, vlerat për të cilat kemi një program për Rilindjen Shqiptare, arsyen pse në 23 qershor do fitojmë bashkë me shqiptarët për të hapur një kapitull të ri.
(Foto: Bashkim Tahiri, i ati i Saimir Tahirit sot ne gjykate)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com