Tahiri çliron pas një vit e gjysmë
rrethuar, sheshin "Italia"

Tahiri çliron pas një vit e gjysmë<br />rrethuar, sheshin
TIRANË -  Prej 1 viti e gjysëm sheshi përpara stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”, ishte i rrethuar nga një firmë private e cila kishte lidhur kontratë me Bashkinë e Tiranës për të ndërtuar një parking nëntokësor.

Por edhe pse afati i ndërtimi të këtij objekti që ka nisur në 12 mars të vitit 2012 ka kaluar, pasi duhej të kishte përfunduar në datën 12 shtator 2013, aty nuk është bërë asnjë punim, përveç një rrethimi me llamarina që e kishte kthyer sheshin “Italia” në një parking  privat në mes të Tiranës.

Por sot kjo gjendje ka marrë fund. Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka urdhëruar lirimin e hapësirave përpara stadiumit kombëtar “Qemal Stafa”. Kërkesa e ministrit është bërë pasi sonte në mbrëmje zhvillohet ndeshja për kualifikuesit e kampionatit botëror “Brazil 2014”, mes Shqipërisë dhe Zvicrës në orën 20.30.

Ministri Tahiri ka kërkuar që hapësira para stadiumit që ështe e rrethuar, të çlirohet. Burime nga Ministria e Brendshme, kanë bërë të ditur se, “në ambjentet e stadiumit nuk do të ketë më parkim privat ”. Gjithashtu është kërkuar që edhe rreth stadiumit të çlirohen të gjitha hapësirat.
 
PROJEKTI I PARKINGUT
Parkimi që sipas projektit do të përfundonte më 12 shtator 2013, 2013-ën, do të kishte 1008 vendparkime. Sipas kontratës, e cila nuk ka ndryshuar asgjë dhe me të cilën administrata e Bashës ka shpallur fitues “Gener 2”, afati i përfundimit të punimeve është një vit pas nisjes së tyre, ndërsa i gjithë parkingu nëntokësor do të jepet me koncension për 35 vjet.

Vlera totale e investimit parashikohej të ishte 1.6 mln euro. Projekti për parkimin nëntokësor parashikon që në orën 1 të natës tarifa do të jetë 150 lekë ora, nga ora 2-4 do të jenë 54 lekë ora, nga ora 4-8 do të jenë 48 lekë ora, nga 8-12 do të jenë 44 lekë ora, bileta ditore do të kushtojë 361 lekë, bileta e natës nga ora 22-07 do të kushtojë 351 lekë dhe bileta mujore kushton 10.833 lekë

sheshi italia
(Në foto: Si ka qenë sheshi "Italia" më parë dhe si është shëndrruar sot)
 
Redaksia online
(ac/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë