Tahiri-deputetëve të PD: Jeni 
me banditët, apo me ligjin? 

Tahiri-deputetëve të PD: Jeni <br />me banditët, apo me ligjin? 
Nga foltorja e Kuvendit, ministri Saimir Tahiri akuzoi Partisë Demokratike se ka përbaltur policinë pasi e quan vendin ‘kanabistan’.

Tahiri ka mbajtur po të njëjtin qëndrim ndaj opozitës, ndërsa theksoi se operacionet e policisë PD i quan dështime. Nga ana tjetër ministri iu drejtoji gishtin deputetëve të PD-së nëse janë në anën e banditëve apo të ligjit.

Sukses është ta godasësh e të arrestosh më shumë. Flisni për suksese ndërkohë që nuk e prekët Lazaratin. Shqipërinë e shitët në emër të interesit tuaj. Jeni në anën e banditëve, apo në anën e ligjit? Sot, Shqipëria nuk është ashtu siç duhet, e pranojmë ne. Akuza, baltosje, nuk keni kapacitet për të bashkëpunuar. Qeveria e parë që kanabisin e trajton në themel. Betejë as e jona, as e juaja por e Shqipërisë”, tha Tahiri.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim