Tahiri: Dimë dhe po hetojmë 
se kush zbuloi dëshmitarin kyç

Tahiri: Dimë dhe po hetojmë <br />se kush zbuloi dëshmitarin kyç
TIRANE Nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri hodhi poshtë akuzat e kryedemokratit Basha, i cili një ditë më parë sulmoi atë dhe kryeministrin se kanë zbuluar identitetin e dëshmitarit të mbrojtur në procesin gjyqësor për vrasjen e komisarit të Kombinatit Dritan Lamaj.

“Më duhet të flas për një fushatë, shpifjesh, sharjesh dhe akuzash që vazhdon thuajse prej një viti ndaj Policisë së Shtetit, Ministrisë së Brendshme dhe meje personalisht. Nuk kam kohë të merrem specifikisht me shpifjet e atyre që nuk duan që ligji të jetë i barabartë për të gjithë, nga ata që duan të mbajnë në këmbë kulturën e pandëshkueshmërisë. Më i fundit doli dje. Akuzoi kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm se ka nxjerrë identitetin e një dëshmitari të mbrojtur që do të thotë se jemi mafioz. Sikur ti besonin vetë ato që thonë Sali Berisha dhe kanakari i tij në SHQUP duhet të ishin të parët që duhej të merrnin rrugën për në burg, meqë kur ishin në detyrë njëri kryeministër, tjetri ministër, dhe ne të gjithë të tjerët ishim në opozitë, Adriatik Coli, dëshmitari i drejtësisë për bandën e Durrësit bëri xhiron e medias me foto e video në media për muaj me radhë. Por sigurisht as i besojnë ato që thonë dhe as kanë mundësi t’i besojnë se e para nuk ka asnjë të vërtetë, dhe sepse e dyta as shquhen dhe as janë të dedikuar për të vërtetën. Me përgjegjësi para publikut për detyrën që ushtroj më duhet të pranoj para parlamentit se kjo është një nga ato gjëra që nuk duhet të ndodhë, por po për shkak të detyrës dhe rrethanave të çështjes në fjalë nuk mund të them tani më shumë detaje lidhur me këtë çështje”, u shpreh ministri Tahiri.

Ministri Tahiri garantoi se çështja do të zbardhet së shpejti, duke nënkuptuar në fjalën e tij implikime nga zyrtarë të policisë të cilët tashmë janë të përjashtuar dhe janë vënë në radhët e politikës. Kreu i Ministrisë së Brendshme le te nenkuptohet se i referohet Agron Kulicajtt, ish-zevendes drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit , i cili pak dite me pare u zgjodh anetar i Këshillit të Partisë Demokratike. 

"Policia e Shtetit garanton sot, jo vetëm por bashkë me partnerët, informacionin dhe të dhënat për të gjithë ata që bashkëpunojnë me policinë e për më tepër bashkëpunëtorët dhe dëshmitarët e drejtësisë. Kjo nuk do të thotë se nuk do të zbardhim atë që ka ndodhur pas përfundimit të procesit gjyqësorë, edhe në cështjen në fjalë. Sepse është një cështje që e kanë një të shkuar, një pjesë të të cilës ia dimë të gjithë  me ato fotot e gostive të kupolës së policisë, por do të zbardhet plotësisht edhe nga një hetim që ka nisur tashmë dhe që unë pres cdo detaj për të çuar para drejtësisë të gjithë ata që kanë përgjegjësi ligjore, përfshi edhe ata që njëherë e një kohë dolën nga aneksi i errët i politikës dhe sqetullës së Saliut për të drejtuar policinë drejt skutave më të errëta të krimit dhe që sot janë futur prap në politikë, me komitete, me kryesira e kështu me radhë. Por është më mirë tia lëmë hetimit, se kam bindje, faktet do të flasin më shumë se fjalët", -tha Tahiri.



Tahiri akuzoi opozitën se ka zgjedhur t’i bëhet pengesë policisë dhe të radhitet përkrah krimit. Ministri u tregua i ashpër në fjalën e tij kur tha, se fytyra më e mirë e krimit është “personi që vodhi në Rrugën e Kombit, nënshkroi marrëveshjen antikombëtare të detit me Greqinë dhe shkaktari i vërtetë i vrasjes së 4 qytetarëve më 21 Janar”. Në këto akuza ministri i referohet kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha i cili vetëm një ditë më parë në një deklaratë nga selia blu akuzoi Ramën dhe Tahirin se kanë urdhëruar dekonspirimin e dëshmitarit të mbrojtur.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë