Tahiri e ka me LSI-në: Shan që të
dalë në TV dhe të mbledhë vota

Tahiri e ka me LSI-në: Shan që të<br />dalë në TV dhe të mbledhë vota
Koordinatori i Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ka sulmues partnerin e koalicionit, LSI-në gjatë një takimi paraelektoral në Babrru, ndonëse pa bërë specifikime. 

Tahiri deklaroi se disa politikanë shajnë qeverinë dhe sulmojnë vetëm për të dalë në TV dhe sa për të mbledhur ca vota më shumë.

“Politika e televizorit del herë me sharje, herë me llum, por qeverisja e ardhshme përcaktohet këtu, në çdo familje.

Në çdo rrugë të Paskuqanit, Babrrusë, në çdo shtëpi. Qeverinë e ardhshme e keni ju në dorë, dhe jo në korridoret e politikës. Duhet të shash qeverinë që të dalësh në lajme, që të bësh lajm, që të mbledhësh ca vota më shumë.

Sa më shumë sulmojnë aq më shumë duan të na tërheqin në vorbullën e sherrit, t’i thonë se ‘ja ku jemi të gjithë njësojë, dhe ndaj s’ka rëndësi se ku e çojmë votën’.

Sa më shumë sulmojmë ata, aq më shumë me qytetarët duhet të flasim, aq më shumë duhet të bëjmë, aq më fortë duhet të luftojmë të gjithë bashkë.

Përgjigja jonë është puna, për çdo sulm, për çdo akuzë, për çdo baltë që hedhin ndaj nesh. Ne jemi të vetëdijshëm që do na gjykojnë për punën, jo për llafet
”, tha Tahiri. 

Afrimi i zgjedhjeve të 18 qershorit ka bërë që nga replikat të përfshihet edhe mazhoranca. Eksponentë të rëndësishëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim si Monika Kryemadhi apo dhe Luan Rama kanë shprehur rezerva për disa nga reformat e qeverisë si dhe për luftën kundër kanabisit. 

Balla: LSI po bën opozitën në vend të PD
Deputeti socialist Taulant Balla ka thumbuar LSI-në nga Elbasani gjatë një aktiviteti me FRESSH.

Duke fshikulluar Partinë Demokratike, të cilët kanë bojkotuar Kuvendin dhe vijojnë protestën përpara kryeministrisë, Balla tha se mazhoranca e ka opozitën brenda të majtës dhe kjo është LSI-ja.
 
"LSI-ja po bën opozitë në vend të asaj të vërtetës që ka bojkotuar institucionet dhe proteston para kryeministrisë", tha Balla.
 
Sa i takon qëndrimeve të deputetes Monika Kryemadhi për Reformën në Arsim, Balla tha se bëhen për të manipuluar brezin e ri.
  
Sulmi ndaj reformës në arsim bëhet për të manipuluar brezin e ri, pasi të vetmen opozitë që kemi e kemi brenda vetes”- shtoi socialisti Balla.
 
Ai atakoi edhe Partinë Demokratike duke theksuar se është partia që ka harruar idealet për liri dhe demokraci që kishte 26 vjet më parë.
 
"Si ka mundësi që, partia që para 26 vitesh u ngrit për liri e demokraci, sot është partia që është kthyer në çadrën kundër lirisë dhe demokracisë, kundër reformës në drejtësi", tha Balla.
 
Ai i ka bërë edhe njëherë thirrje PD që të lërë mënjanë interesin e ngushtë të disa zyrtarëve të saj, por të vijë e të bëjë detyrën në parlament dhe të votojë edhe ngritjen e komisioneve.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës

OKB dënon shtypjen në Venezuelë dhe mungesën e transparencës