Tahiri: Gjetëm polici të gjunjëzuar
Roja i PD u bë kreu i FNSH-së

Tahiri: Gjetëm polici të gjunjëzuar<br />Roja i PD u bë kreu i FNSH-së
TIRANE - Degradimi i burimeve njerëzore të Policisë së Shtetit, veçanërisht në kupolën drejtuese të saj, sipas Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, lindi nevojën për një vlerësim të plotë të burimeve njerëzore, teknologjisë dhe infrastrukturës policore. Ky ishte argumenti kryesor që ministri Tahiri dha sot, në Komisionin Hetimor për lëvizjet në polici, drejtuar nga deputeti Arben Ristani.

Ministri Tahiri përmendi emra konkretë të personave që kanë hyrë në Policinë e Shtetit dhe kanë marrë grada për shkak të përfshirjes së tyre në radhët e Partisë Demokratike, ndërsa argumentoi si arsye të largimit të tyre, rritjen në detyrë në mënyrë të paligjshme. Ai përmendi emra si:
Mërgim Hoxha, pa punuar asnjë ditë në Policinë e Shtetit, direkt nga Drejtor i Ujësjellësit Lezhë, s’kishte punuar një ditë të vetme në Policinë e Shtetit, mori gradën polic i parë me vetëm 1 vit e 7 muaj punë.
Islam Elezi, drejtues të cilët në dosje kishin vërtetim Partia Demokratike Peqin si vjetërsi pune. Ky person në dosje për vjetërsi pune ksihte punësimin si nënkryetar i degës Peqin të PD.
Osman Levanaku, roje te Partia Demokratike dhe u bë drejtor i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gjatë pyetjeve, deputetët e djathtë ngulën këmbë në sqarime të mëtejshme të mesazhit të përgjuar nga telefoni i ministrit, veçanërisht duke kërkuar prej tij ballafaqimin e shifrave të kriminalitetit me një vit më parë. Në kë [ikë, përsëri pati përplasje ndërmjet Tahirit dhe Ristanit, pasi shifrat lexoheshin ndryshe nga palët. 

Gjatë pyetjeve, një vend të veçantë zuri pastërtia e fgurës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Artan Didi, për cilin ish-ministri Noka kishte pikëpyetje. Ai e pyeti Tahirin nëse kishte dijeni për një denoncim të ish-kreut të SHIK-ut, Fatos Klosit, që e akuzonte Didin për 4 milionë dhrahmi të marra ryshfet, për të ciilin kishte vënë në dijeni ish-Kryeministrin Nano. Në këtë pikë, debatet u nxehën ndërmjet të dy palëve, pasi Nokës iu kërkua nga Balla të depozitonte dokumentin, mbi të cilin ngrinte akuzën, por duket se Noka nuk e dispononte një të tillë. "Kërko në arshivën e Kuvendit,"- i tha ai Ballës.

Tahiri, gjatë diskutimit të çështjes Didi, deklaroi se ai Drejtori aktul i përmbushte të gjitha kërkesat e ligjit, që në momentin kur ishte prezantuar prej tij tek Kryeministri Rama. Gjatë këtyre diskutimeve, nuk munguan dhe fyerjet e Nokës ndaj Tahirit dhe provokimet për shëndetin e ministrit.

Pas afro 5 orësh pyetje, Tahiri e përfundoi dëshminë dhe deputeti Taulant Balla kërkoi që të merrej vendimi për mbylljen e hetimit. Ky propozim nuk u mirërprit nga opozita; Ristani dhe Halimi thanë se hetimin nuk do ta mbyllin pa marrë shifrat e kriminalitetit, pa marrë procesverbalin e zbardhur dhe për më tepër, duhej të merrej parasysh fakti që kryetari i Komisionit, kishte kërkuar zgjatjen e komisionit. Kësisoj, komisioni do të rimblidhet sërish.

ORA 16:00 - 17:30  NOKA: DIDI ESHTE AKUZUAR SE KA MARRE 4 MILIONE DHRAHMI RYSHFET. BALLA: DEPOZITONI DOKUMENTIN OSE TERHIQNI PYETJEN

Noka: Z.Tahiri, a jeni në dijeni se SHISH i Fatos Klosit ka vënë në dijeni ish-Kryeministrin Nano se Artan Didi ka marrë 4 milionë dhrahmi nga njerëz të caktuar për t'u mbaruar punët e tyre?
Tahiri: Une di që z.Didi është vlerësuar me disa medalje deri edhe nga SHBA-ja për kontributet e tij.
Balla: Të nderuar zotëri, kur ne paraqitëm një document, ju kërkuat depozitimin e tij. Unë po I kërkoj z.Noka të vërë në dispozicion të Komisionit, dokumentin që thotë; në rast të kundërt, të tërheqë pyetjen.
Ristani: Dakord, por ai nuk iu referua ndonjë dokumenti, por bëri pyetje.
Balla: Keni dokument apo jo, z.Noka?
Halimi: Dëshmitari është thirrur për t’u pyetur nëse ka dijeni për të dhënat. Edhe z.Noka e pyeti nëse ka pasur dijeni për atë letrën e Klosit, drejtuar Nanos.
Ndreu: Z.Noka, meqë merr mesazhe, si polic, duhet të dijë se informacionet kanë edhe një kohë asgjesimi dhe turp t’I vijë që na vjen këtu me të dhëna të vjetra.
Noka: Z. Tahiri, unë bëra një pyetje e ju nuk dhatë përgjigje. Në parlamentin e para tetë vjetëve, z.Balla, kërkoni dhe do ta gjeni, në Parlament është nxjerrë kjo shkresë nga zyrat e SHISH-it, kur ne kemi qënë në opozitë. Në të,
ish-kreu i SHIK-ut të asaj kohe Fatos Klosi vë në dijeni ish-Kryeministrin se z.Artan Didi ka marrë 4 milionë dhrahmi…
Balla: Në rastin e mungesës së dokumentit, zotëria duhet të sjellë procesverbalin e një séance të para 2005-ës ku të jetë përmendur emir I z.Artan Didi. Dhe kur mashtrohet, duhet të dini se në 2004-ën në Greqi kishte euro, jo dhrahmi.
Noka: Z.Balla, meqë më bëre sfidë, sfido arshivën e Parlamentit, se aty e ke.
Tahiri: Po harxhoj një kohë të çmuar me pyetje banale. A keni më pyetje për mua?
Ristani: Z.Tahiri, a mund të me thoni, referuar mesazhit tuaj ne telefon, se cilat shifra te tjera jane perkeqesuar?
Tahiri: Une nuk pergjigjem per mesazhet qe ju germoni ne telefonin tim. Ju ftoj te lexoni buletinin informativ dhe te beni krahasimet sebashku me Noken.
Ristani: Ju thate se do te shuani tere kureshtjet lidhur me kete mesazh.
Ndreu: Tendenca juaj për të dhënë disa shifra kriminaliteti, që nuk dihet nga I keni nxjerrë, na kujton se statistika kriminaliteti bëjnë vetëm tre institucione: Policia, Gjykata dhe Prokuroria. Të tjerat krijojnë tymnajë, ndaj ju lutem t’I referoheni statistikave zyrtare.
Ristani: A keni koment se për Policinë italiane, kanali i Otrantos është kthyer në autostradë të drogës? A jeni njohur me komentet e Prokurorisë italiane?
Tahiri: Po, kam, se e keni lënë trafikun e drogës të lulëzojë si kurrë më parë dhe ne po punojmë bashkë me partnerët për ta ndalur. Ju e keni lënë të lulëzojë në atë farë feje.  Nuk jam njohur me komentet e Prokurorisë italiane.
Ristani: Ju e keni propozuar z.Didi, që ka qënë I larguar dhe ka kërkuar të ripranohet. Kur e propozuat, a e dinit në i kishte përfunduar ai procedurat?
Tahiri: Pyesni Hysni Burgajn për këtë.
Ristani: A I keni pasur dokumentet e Didit, për ta ripranuar?
Tahiri: Kam pasur dosjen e Didit, të cilën e ka shqyrtuar Prokuroria.
Ristani: Jo, e kam fjalën, a keni çuar ju ndonjë dokument ripranimi në Kryeministri? Ka qënë I ripranuar ai?
Tahiri: Pyesni z.Burgaj.
Ristani: E pyetëm dhe na tha se nuk di gjë. Ai duhet të kishte ushtruar 16 vjet, kompetenca policore?
Tahiri: Z.Didi përmbush çdo kriter ligjor.
Ristani: Neve na rezulton që jo.
Tahiri: Atëherë, përse më pyesni mua kur e dini?!
Strazimiri: A mund të përfundojmë me ministrin, se boll dëm I bëri partisë së vet dhe nuk po I kontribuon asgjë këtij komisioni.
Balla: Ministrit duhet t’I themi falemnderit, që harxhoi 5 orë për t’iu përgjigjur kërkesës suaj.
Ristani: Absolutisht, falemnderit për dëshminë dhe do ju njoftojnë për ballafaqimin me dëshmitarin.
 
TAHIRI: SIGURIA E QYTETAREVE E KERCENUAR, E GJITHE POLICIA KISHTE HIPUR NE KUPOLE
Sipas ministrit Tahiri siguria ndaj qytetarëve ishte lënë në mëshirë të fatit për shkak se e gjithë policia ishte në kupolë, duke sjellë sipas tij mungesë të theksuar të shërbimit ndaj qytetarëve.

“E gjithë Policia e Shtetit kishte hipur në kupolë, shërbimi afër qytetarëve mungonte se ishin bërë të gjithë shefa dhe rrinin zyrave.  Ne vlerësuam se Policia e Shtetit duhet të zbriste në rrugë, afër qytetarëve. Dhe kjo është faza e parë e reformës duke e kthyer piramidën e policisë nga kokëposhtë, në të rregullt që i përgjigjet sigurisë.Kush nuk bën detyrën nuk është për Policinë e Shtetit”.
 
TAHIRI: SHKULËM KORRUPSIONIN E POLICIË RRUGORE
Ministri Tahiri sqaroi edhe arsyen e largimit të ish-Drejtorit të Komisariatit të Policisë Rrugore. Sipas ministrit shkarkimi u bë tij u bë pasi ishin konstatuar afera korruptive gjatë punës së tij.

Balla shkrirja e Sektorit të Policisë Rrugore. Mbi çfarë aktesh ligjore është ndërmarr ky veprim, a ka ndikuar ky vendim në situatën e trafikut në kryeqytet?

Tahiri: Që në ditët e para që kemi marrë detyrën, duke iu përgjigjur një shqetësimin qytetar, për praktikat korruptive në marrëdhëniet e Policisë Rrugore dhe qyteteve kam urdhëruar një inspektim në sektorin e Policisë Rrugore. Nga inspektimi doliën praktika abuzive dhe të paligjshme. Janë marrë masat administrative të menjëhershme për shkeljet e konstatuara. Nga inspektimi u larguan 11 oficerë nga Komisariati i Policisë Rrugore në Tiranë. Kam thirrur personalisht ish-drejtorin e Përgjithshëm të Qarkullimit Rrugor që e kam pyetur për situatën. Kërkova të dhëna konkrete, sqarime për situatën në Komisariatin Rrugor në Tiranë. Nuk kam marrë përgjigje nga ai dhe së bashku me Drejtorin e Policisë së Shtetit  i thamë që ai të paraqiste dorëheqje. Fillimit ai pranoi pastaj doli se u largua. Këto masa u morën për të larguar policët që përdorën mënyra korruptive ndaj qytetarëve.Janë larguar punonjësit që deri në momente e fundit përdorën praktika korruptive ndaj qytetarëve. Këto masa u ndërmorën për shkrirjen e praktikave të Komisariatit të Qarkullimit Rrugor.
 
TAHIRI: ËSHTË SEKUESTRUAR MË SHUMË KANABIS SE ÇDO HERË TJETËR, POLICIA NUK ËSHTË E LIDHUR ME TRAFIKUN

Një prej rezultateve domethënëse sipas ministrit të Brendshëm pas marrjes së pushtetit nga qeveria e majtë dhe emërimeve të policëve të rinj, është rritja e sasisë së drogës së kapur. Tahiri mohoi akuzat e opozitës sipas së cilës punonjësit e Policisë së Shtetit janë të lidhur me trafikun e lëndëve narkotike në vendet e huaja.
Balla. Shkaku i emërimeve dhe pasojat. Cilat janë pasojat që kanë sjellë emërimer e reja në ndikimin e luftës kundër trafiqeve të paligjshme dhe konkretisht të trafiqeve të lëndëve narkotike.
 “Mund të them që treguesit flasin vetë për sa i përket eficencës të masave të reja. Nga janari deri në prill janë sekuestruar marijuanë, hashash, më shumë se sa është sekuestruar në janar deri në shtatorin e 2013. Pra, janë sekuestruar gati 3 ton më shumë në 3 muaj sesa në 10 muaj. Kemi dëgjuar akuza nga opozita se Policia e Shtetit drejton trafikun e lëndëve narkotike. Kjo i bie që vetë policia arreston njerëz që janë të lidhura me Ministrinë e Brendshme. Kjo nuk është akuzë, kjo është krenari për ne, nuk i arreston opozita por Ministria e Brendshme. Ky është një tregues se sot të gjithë përgjigjen para ligjit.  Jemi akuzuar gjithashtu se është sekuestruar  më shumë lëndë narkotike që transportohet nga vendi ynë në drejtim të vendeve të tjera, më shumë në Greqi dhe Itali.  Kur mora detyrën, të gjithë partnerët e jashtëm na kanë shprehur shqetësim pasi nuk u jepej informacion nga Ministria e Brendshme për kultivimin dhe transportimin e lëndëve narkotike. Keni sjellë si shembull të lidhjes së Policisë së Shtetit me trafikun e kanabisit. Shembull keni sjellë drejtorin e Policisë së Shtetit në Durrës. Kjo nuk është e vërtetë pasi drejtoi nuk kishte shkuar në Lazarat për të trafikuar drogë por për të prerë rrënjët e kanabisit. Ju keni sjellë një fotografi ku ai gjendjet në arën ku ishin rrënjët e kanabisit, ndërsa keni fshehur imazhet ku kanabisit është prerë dhe drejtori është ende atje. 

TAHIRI: VLERESUAM BASHKE ME BURGAJN RINOVIMIN E POLICISE
Vlerësimi i drejtuesve të Policisë dhe nevoja për ta rinovuar atë, sipas ministrit Tahiri, është bërë bashkë me ish drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj.

“Bashkë me Burgajn vlerësuam që drejtuesit e policisë si përgjigjeshin ritmit për të garantuar siguri dhe luftë ndaj krimit e korrupsionit. Burgaj në konslutim me mua vlerësoi që drejtimi i Policisë së Shteit si përgjigjej më dhe duhej rinovuar me ekspertë profesionistë dhe njerëz të aftë, në konsultim me të kemi angazhuar potencialin më të mirë të Policisë së Shtetit”, u shpreh minsitri i Punëve të Brendshme.

TAHIRI: POLICINE E GJETEM TE GJUNJEZUAR, S'KISHTE DREJTIM
Ministri tha para anëtarëve të komisionit se me marrjen e detyrës e gjeti policinë të gjynjëzuar.

“Bazuar mbi vlerësimin tonë paraprak, situata ishte shumë me keq se pritshmëria jonë, kemi gjetur trembje dhe mungesë totale të vullnetit dhe dëshirës për të përmbushur misione. Policia e Shtetit ishte e gjunjëzuar në momentin kur kam ardhur në unë, sepse si e tillë ishte drejtuar. Ata njerëz me një drejtim të ri po i përgjigjen më së mirë misionit dhe pritshmërisë së qytetarëve për më shumë siguri”, tha ministri Tahiri.

Pritet që të ketë një debat të ashpër ndërmjet deputetëve të opozitës dhe atyre të mazhorancës.Kjo gjë ka edhe një precedent, pasi në rastin e fundit kur ministri i Brendshëm raportoi përpara deputetëve të Komisionit të Sigurisë, situata për pak sa nuk degjeneroi në një konflikt fizik ndërmjet deputeti Flamur Noka dhe deputetit të PS-së, Pjerin Ndreu.

Redaksia Online
(ar.sh/gr.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim