TIRANE - Avokat i fëmijëve të Berishës, noter i gjyqit, bllokues i një procesi të paanshëm gjyqësor. Këto kanë qenë akuzat e deputetit të PS, Sajmir Tahiri, ndaj gjykatësit të procesit gjyqësor të hapur kundër tij për shpifje nga fëmijët e Kryeministrit Berisha.
Në seancën e mbajtuar sot në gjykatën e Tiranës, zoti Tahiri e ka quajtur të pavlefshme seancën e datës 11.06.2012 për faktin se nuk ishte i pranishëm.
Ai u justifikua me faktin se ka qenë në Parlament për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, proces që sipas tij është shumë më rëndësishëm se fëmijët e Kryeministrit të vendit.
Gjate seancës, Gjykatësi mori dy vendime kontradiktore në lidhje me praninë e kamerave: në fillim i lejoi ato të ishin të pranishme pastaj e riktheu vendimin e tij duke kërkuar largimin e tyre nga salla.
Lejimi i kamerave gjatë procesit ishte një nga kërkesat e palës së akuzuar, e cila u hodh poshtë. Në të njëjtën mënyrë u veprua dhe me kërkesën tjetër të z Tahiri ku ai i kërkoi gjykatës vendim për të mbledhur prova pranë institucioneve publike.
Gjykatësi mori vendim për shtyrjen e procesit dhe seanca e ardhshme u vendos të mbahet me datë 20.06.2012.
(eb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com