Tahiri i përmend Gërdecin, Berisha
revoltohet e shpërthen në fyerje VD

Tahiri i përmend Gërdecin, Berisha<br />revoltohet e shpërthen në fyerje VD
Ish-kryeministri Sali Berisha ka humbur kontrollin e ka shpërthyer në fyerje e sharje ndaj ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ky i fundit i përmendi ngjarjen e Gërdecit të 8 viteve më parë.
 
Nga foltorja e Kuvendit, Tahiri u shpreh se ai është i vendosur të çojë deri në fund luftën ndaj kanabisit, dhe se s'do fshihet si Berisha i cili bënte sikur nuk e njihte baxhanakun i cili punonte në fabrikën e demontimit në Gërdec, ku edhe humbi jetën bashkë me 25 qytetarë të tjerë.  
 
"Unë nuk fshihem pas gishtit dhe të bëj sikur s'kam baxhanak. Unë nuk fus kokën poshtë tavolinës dhe bëj sikur i ngatërroj emrin baxhanakut kur dal në publik. Unë nuk fshihem pas gishtit dhe të lejoj tim birë me tonelata fishekë atje dhe të fshihem pastaj të them jo, por nuk e dija që nuk kisha baxhanak, apo se, jo se im birë është sekser i ndershëm. Unë nuk e bëj këtë. Ti e bëjë dhe as mos të kesh kurajo që të çohesh e të flasësh. Ne nuk fshihemi pas gishtit", u shpreh Tahiri.
 
Në këtë moment, Berisha humbet kontrollin dhe revoltohet nga vendi duke lëshuar fyerje dhe kërcënime në adresë të Tahirit.
  
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndërpret seancën për 5 minuta. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron