Tahiri: Ish-agjenti në arrati
shpifje për të fituar azil politik

Tahiri: Ish-agjenti në arrati<br />shpifje për të fituar azil politik
TIRANE - Ministri Saimir Tahiri thote se akuzat qe ish-shefi i Antidroges Dritan Zagani ka adresuar nga arratia ndaj tij per perfshirje ne trafik dhe qe u mbeshteten edhe nga opozita, jane me qellimin per te perfituar azilin politik.

....

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat e njëpasnjëshme që kanë ardhur nga opozita, veçanërisht për lidhje të tij me trafikun e drogës.
 
Ministri ka bërë një reagim të gjatë në rrjetin social Facebook, ku shprehet se qeveria është e vendosur për të kryer reformën në drejtësi, dhe luftën kundër krimit të organziuar, duke lënë të kuptohet se nuk ka në plan të japë dorëheqjen si ministër pas kërkësës së PD-së.
 
Shefi i Punëve të Brendshme shprehet i revoltuar për faktin që ish-shefi i Antidrogës Dritan Zagani, i shpallur në kërkim për dekonspirim të operacioneve anti-drogë, po shfrytëzohet nga opozita. Tahiri thotë se opozita nuk duhej të ishte bërë palë me ish-oficerin, por të apelonte për kthimin e tij ne menyre qe ti t’i bënte legale akuzat, sipas të cilave janë të përfshirë në trafik droge drejtues të lartë të policisë, prokurorisë dhe vetë ministri.

Tahiri shkon edhe me tej kur thote se intervistat televizive qe Zagani ka dhene nga arratia, jane me qellimin e vetem per te perfituar azilin politik. Ai hedh edhe dyshime se me cfare fondesh financohet media qe e ka transmetuar intervisten e ish-shefit te Antidroges, te shpallur ne kerkim.
 
“Edhe pse ju e e dini me mire se kushdo se cili eshte Lulzim Basha, Saliu po e po, por fatkeqesisht edhe partia e te dyve, une e kam sot te pamundur te mos e ndaj revolten dhe neverine time qe nje ish-oficer policie, ne kerkim per dekonspirim te operacioneve te Policise se Shtetit kunder droges, ne arrati per te mos u perballur me drejtesine dhe ne pritje qe te marre azil ne nje nga vendet e BE-se, i cili jep intervista si i perndjekur nga shteti dhe simulon censurime te tyre per te forcuar poziten e tij si pretendent per azil politik, na eshte shpallur nga opozita hero i kohes sone! Aq me keq akoma, kesaj farse te pashembullt qe provon per te kushedi se saten here degradimin e PD ne nje gjiriz mediatik qe qelb Shqiperine, i bejne jehone edhe kanale mediatike qe mbetet plotesisht mister per t'u zbardhur se me çfare fondesh financohen. Nje ish-oficer policie qe nuk perballet me drejtesine, po merr arratine duke thyer vendimin e gjykates per detyrim paraqitjeje, khehet ne monument mediatik te luftes kunder krimit nga ana e PD, e cila i behet zedhenese shpifjeve kriminale te nje te arratisuri te drejtesise, ne vend qe ti bej thirrje te paraqitet para Prokurorise per t'i bere legalisht akuzat e tij, duke dhene cdo lloj informacioni per kedo qe paska shkelur ligjin, drejtues te larte te policise, prokurorise se krimeve te renda dhe mua vete perfshire! Dua t'ju siguroj se nuk do te bej asnje milimeter mbrapa ne rrugen time te vendosur kunder krimit dhe trafikut te droges”, shkruan Tahiri.
 
Më tej ministri ndalet edhe te ngjarja e Laçit, ku thekson përsëri se ky është ndryshimi që ka sjellë kjo qeveri, duke qenë të gjithë të barabartë para ligjit, çfarë tregon sipas tij se ka ikur koha e atyre që shkelin ligjin pavarësisht postit dhe rolin që kanë.
 
Ministri Tahiri thotë se kjo është politika e përbaljtjes që ndjek PD.

“Nderkohe qe operacionet antidroge te Policise se Shtetit po shenojne rezultate te panjohura me pare dhe po marrin mbeshtetjen e opinionit publik e te partnereve nderkombetare, keta politikane te paskrupullt dhe kjo force politike e marre peng prej frikes se tyre nga drejtesia qe vonon po s'harron, e deklaruan bashkepunetorin e krimit brenda radheve te Policise se Shtetit jo vetem shembull ideal te luftes me krimin po edhe viktime te fjales se lire. Ky eshte modeli i turpshem i nje partie te nxire nga shuplakat e shqiptareve ne dy votime radhazi, e cila vetem nxin, nxin, nxin kedo dhe çdo gje, perfshire edhe vete Shqiperine sa here flet. Dhe per turpin apo per hallin e tyre, balten e zeze qe prodhon partia e percjellin pastaj kanalet e erreta te informacionit qellimisht te deformuar te atyre qe kane mbathur me gazeta apo ekrane ne gjoks si jeleke antiligj per cka i fshehin ligjit”, - shkruan në facebook ministri Tahiri. 

Ministri i Punëve të Brendshme e mbyll shkrimin e tij me një shënim për ish-kryeministrin Berisha.

“Parafytyroni vetem kaq: Nje matuf i pafytyre qe nuk dinte kush ishte baxhanaku i tij ne mes te Tiranes, shpif historira me droge, trafik, vrases, kusherinj e cdo gje tjeter qe i sherben makinerise se perbaltjes!”

Nga SAIMIR TAHIRI

Te dashur miq,
Do ta mirekuptoja nese Ju nuk i'a keni ngene apo nevojen per çka do shkruaj me poshte. 
Me plot arsye, jeni tejngopur me akuzat dhe shpifjet e jetes politike. Per me teper kur ato vijne nga po te njejtet njerez qe kane grabitur babezisht shtetin, pronat dhe parate e qytetareve, madje kane vrare ne mes te bulevardit por jo vetem, dhe nuk kane dhene ende asnje pergjigje perpara prokuroreve, lere pastaj perballe trupit gjykues. 
Une, kryeministri, te gjithe ne qe kemi marre besimin tuaj per te qeverisur, e ndjejme perdite e me shume shprehjen e shqetesimit te kujtdo qe me plot te drejte, ka pritur te shohe perpara drejtesise Saliun, Lulin e te gjithe sojin e pushtetit te rrezuar me vote por te pandeshkuar me ligj. 

Ashtu sic e mirekuptojme thellesisht edhe humbjen e durimit te atyre qe kur ne, sic po bej edhe une tani, flasim per akuzuesit tane te paskrupullt, reagon duke thene: Pse s'i fusni ne burg?! Pse s'beni drejtesi?! Pse pse pse... Por fatmiresisht ama, koha kur kishim nje kryeminister prokuror e gjykates ka mbaruar ndersa koha kur hesapet e njerezve me drejtesine i bente partia ne pushtet, eshte varrosur qysh me diktaturen komuniste. 

Prandaj edhe ne jemi angazhuar teresisht te bejme nje reforme reale te drejtesise dhe te krijojme kushtet qe ne radhe te pare vete drejtesia te clirohet nga ata qe e kane kthyer ne biznes fale mbeshtetjes politike qe moren e qe gezojne edhe sot nga akuzuesit e paskrupullt te Shqup-it. Nje reforme qe t'i jape edhe prokurorise nje shtyse te forte per te qene ne lartesine e kesaj sfide te sfidave. 

Dhe nderkohe jemi angazhuar qe t'i japim fund pandeshkueshmerise se cdo lloji e forme, duke mos lejuar askend te sfidoje barazine para ligjit. Fakti qe kjo eshte e para shumice qeverisese ne historine e cerekshekullit te fundit qe godet brenda vetes, deri ne nivel deputetesh (po e njejta gje vlen edhe per ministrat, sepse per here te pare ne histori per shembull ministrat kane marre gjoba nga policia sikunder dihet boterisht), eshte treguesi me shembullor i vullnetit tone per ta kthyer barazine e te gjitheve para ligjit nga nje sllogan ne nje standard. 

Ne do te vazhdojme ne kete proces transformues per kulturen e marredhenieve te politikaneve apo te te "forteve" te cdo lloji me ligjin, packa se do te na duhet te marrim mbi vete pervec baltes se neveritshme te SHQUP-it, edhe balten e atyre qe e komentojne si hicgje gjithe kete ndryshim radikal qasjeje ku lufta me fenomenin e shkeljes se ligjit nuk kursen askend qofte dhe brenda nesh. 

Edhe pse ju e e dini me mire se kushdo se cili eshte Lulezim Basha, Saliu po e po, por fatkeqesisht edhe partia e te dyve, une e kam sot te pamundur te mos e ndaj me Ju revolten dhe neverine time qe nje ish-oficer policie, ne kerkim per dekonspirim te operacioneve te Policise se Shtetit kunder droges, ne arrati per te mos u perballur me drejtesine dhe ne pritje qe te marre azil ne nje nga vendet e BE-se, i cili jep intervista si i perndjekur nga shteti dhe simulon censurime te tyre per te forcuar poziten e tij si pretendent per azil politik, na eshte shpallur nga opozita hero i kohes sone! Aq me keq akoma, kesaj farse te pashembullt qe provon per te kushedi se saten here degradimin e PD ne nje gjiriz mediatik qe qelb Shqiperine, i bejne jehone edhe kanale mediatike qe mbetet plotesisht mister per t'u zbardhur se me çfare fondesh financohen. 

Nje ish-oficer policie qe nuk perballet me drejtesine, po merr arratine duke thyer vendimin e gjykates per detyrim paraqitjeje, khehet ne monument mediatik te luftes kunder krimit nga ana e PD, e cila i behet zedhenese shpifjeve kriminale te nje te arratisuri te drejtesise, ne vend qe ti bej thirrje te paraqitet para Prokurorise per t'i bere legalisht akuzat e tij, duke dhene cdo lloj informacioni per kedo qe paska shkelur ligjin, drejtues te larte te policise, prokurorise se krimeve te renda dhe mua vete perfshire! 
Te njejten gje do te ftoja edhe SHQUP-in ta bente, po tanime s'ma lejon eksperienca e gjyqeve per shpifje me ta, sepse e di qe eshte e kote ngaqe i kam pare me sy kur ngrihen si pula te lagura para trupit gjykues dhe pa pike turpi perserisin avazin idiot "Nuk kemi fakte konkrete po ky eshte mendimi i partise dhe per ne mendimi i partise sone eshte fakt konkret!"...

Nderkohe qe operacionet antidroge te Policise se Shtetit po shenojne rezultate te panjohura me pare dhe po marrin mbeshtetjen e opinionit publik e te partnereve nderkombetare, keta politikane te paskrupullt dhe kjo force politike e marre peng prej frikes se tyre nga drejtesia qe vonon po s'harron, e deklaruan bashkepunetorin e krimit brenda radheve te Policise se Shtetit jo vetem shembull ideal te luftes me krimin po edhe viktime te fjales se lire.

Keta te pandeshkuar te medhenj, e dini edhe vete se sjemi njelloj po duan ta bindin medoemos popullin se ata jane ne dhe ne jemi ata. Se gjera qe i kane bere ata, ne fakt sot po i bejme ne, ndersa ata jane aty per te luftuar per barazine e ligjit! 

Ky eshte modeli i turpshem i nje partie te nxire nga shuplakat e shqiptareve ne dy votime radhazi, e cila vetem nxin, nxin, nxin kedo dhe çdo gje, perfshire edhe vete Shqiperine sa here flet. Dhe per turpin apo per hallin e tyre, balten e zeze qe prodhon partia e percjellin pastaj kanalet e erreta te informacionit qellimisht te deformuar te atyre qe kane mbathur me gazeta apo ekrane ne gjoks si jeleke antiligj per cka i fshehin ligjit. 

Sidoqofte sot askush nuk ka imunitet politik perballe ligjit. Sot qeveria as nenshtron e as blen prokurorine, gjykatat, institucionet e pavarura apo mediat. 
Sot ne Shqiperi nuk ka asnje informacion qe mund te censurohet, nuk ka asnje komunikim me publikun qe mund te bllokohet, nuk ka asnje media qe mund te kercenohet! 
Jo nga ministri i brendshem po nga askush! 

Prandaj dua t'Ju siguroj se nuk do te bej asnje milimeter mbrapa ne rrugen time te vendosur kunder krimit dhe trafikut te droges. 
Atyre qe ju dhembin operacionet e Policise se Shtetit per arsye qe ata i dine vete, u them te mos presin lehtesim te dhimbjeve duke vene kujen mashtruese te politikes se tyre te felliqur!

Faleminderit per durimin nese e lexuat deri ne fund dhe ndjese qe u zgjata me shume se zakonisht. 
P.S. Parafytyroni vetem kaq: Nje matuf i pafytyre qe nuk dinte kush ishte baxhanaku i tij ne mes te Tiranes, shpif historira me droge, trafik, vrases, kusherinj e cdo gje tjeter qe i sherben makinerise se perbaltjes!

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...