Tahiri: Kam fakte kundër
Argitës e Shkëlzen Berishës

Tahiri: Kam fakte kundër<br />Argitës e Shkëlzen Berishës
TIRANE – Dhjetra të rinj të forumit eurosocialist mbështetur dhe nga disa deputetë të PS-së u vendosën sot paradite para gjykatës së Tiranës ku po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj deputetit Sajmir Tahiri. Ai akuzohet për shpifje nga fëmijët e kryeministrit Berisha, Argita dhe Shkëlzen Berisha për të cilën kërkojnë dëmshpërblim prej 80 milionë lekësh.

Deputetët i janë përgjigjur thirrjes publike për ndihmë morale që deputeti Sajmir Tahiri u kishte kërkuar miqve të tij dje nëpërmjet Facebook., Ai i ftonte ata që sot të paraqiten bashkë me të në seancën e fundit gjyqësore të procesit ku akuzohet për shpifje nga fëmijët e Kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e Shkëlzen Berisha.

Tahiri kërkoi rishqyrtimin e fakteve si dhe marrjen e dëshmive të 9 dëshmitarëve të cilët vërtetojnë pafajësinë. Tahiri kërkoi që seanca të zhvillohet e hapur dhe në prani të medias. Gjyqtari Ilir Çeliku qe edhe here tjeter ka favorizuar hapur familjen e Sali Berisha, vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për datën 11 qershor për ti dhënë kohë Tahirit të prezantojë faktet dhe emrat e dëshmitarëve. Kam fakte të reja, si tabulate telefonike ku vërtetohet se Mihal Delijorgji i ka telefonuar zotit Shkëlzen Berisha vetëm pak pas shpërthimit në punishten e demontimit Albademil në Gërdec. Sipas Tahirit telefonata është bërë në orën 15: 45 minuta të datës 15 mars 2008.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm dhe disa deputetë socialistë të grupit PS, si Ilir Gjoni, Asllan Dogjani, Eglantina Gjermeni, si dhe analistë dhe drejtues të organizatave jo fitimprurëse. Në seancë nuk u lejuan të filmonin kamerat. Fëmijët e Kryeministrit Berisha, Argita Malltezi e Shkëlzen Berisha nuk ishin të pranishëm por u përfaqësuan nga avokati i tyre.

APELI I TAHIRIT DJE NE FACEBOOK:

Te nderuar miq e koleg,

Mbase do e gjeni disi te pazakonte kete kerkese, por gjendem thuajse i detyruar te kerkoj ndihmen tuaj.

Sic besoj jeni ne dijeni, prej ca kohesh, po zhvilloj nje proces gjyqsor prane Gjykates se Tiranes si i paditur nga Femijet e Kryeministrit, Argita dhe Shkelzen Berisha.

Akuzohem per shpifje, sepse kam deklaruar keto fjale: "femijet e kryeministrit jane te korruptuar". Demshperblimi qe kerkojne: 80 Mil L, nga 40 Mil L secili.

Nuk do kerkoja ndihmen tuaj ne rast se nuk do gjendesha perball nje procesi gjyqesor teresisht qesharak, ku shkelja e ligjit eshte kthyer ne rregull, cenimi i nje procesi te rregullt gjyqesor eshte parim i munguar qe ne nisje dhe injorimi i te drejtave te mia si pale ne proces tashme eshte kthyer ne praktike.

Dhe ne momentet e mia me te permbajtura, kete proces gjyqsor nuk mund te mos e quaj nje shembull te dhunshem te nenshtrimit te gjyqsorit ndaj forces se pushtetit. Vete gjyqtari i ceshtjes eshte peng i frikes se tij. Sepse padites jane femijet e Kryeministrit.

Gjate ketij procesi, kam kerkuar qe te administrohen prova. Gjykatesi nuk ka pranuar.

Kam kerkuar qe te thirren deshmitare. Gjykatesi perseri nuk ka pranuar.

I kam kerkuar gjykates te kerkoje nga te tretet dokumentacion qe ne bindjen time mund te kete vleren e proves. Gjykatesi perseri nuk ka pranuar.

Nderkohe qe paditesit kane paraqitur si prove vetem certifikaten familjare, diploma shkollash dhe deklaraten time. Kaq! Vetem kaq!

Neser eshte seanca e rradhes. Neser ne oren 11.00 ne Gjykaten e Tiranes.

Do ishte e vyer ne rast se qoft dhe nje pjese e vogel e juaja, do gjente kohe te vinte ne shenje solidarizimi dhe mbeshtetje per te ndjekur ne salle kete proces gjyqsor.

Jo per mua personalisht, dhe pse do me vlete shume mbeshtetja juaj ne kete moment.

Por mbi te gjitha per principet qe bashkarisht ndajme, ne misionin individual te secilit ose te angazhimeve publike perkatese.

Kjo nuk eshte sfide ndaj femijeve te Kryeministrit. Nuk mund te jete sfide as ndaj Gjyqtarit te ceshtjes. Te gjithe keta, jane vetem simbolet e nje sistemi te semure, qe po shemb nga themelet vete egzistencen e garancive kushtetuese dhe ligjore per qytetarin.

Pra eshte sfide ndaj fenomenit, qe ne kete kombinim rrethanash, eshte me i dukshem se zakonisht.

Ne emer te kesaj sfide, mora dhe guximin te shkruaj kete tekst per te kerkuar ndihmen tuaj.

Ndonjeri mund ta quaj te tepert kete email. Dikush mund ta konsideroje edhe te papershtatshem me qellimin apo bindjet e veta. Ndonje tjeter mund te me thote se keshtu si mua, e pesojne thuajse 80% e atyre qe perplasen ne dyert e gjykates. Ndonje tjeter mund te thote se vertet duhet te mbaje pergjegjesi per ate qe kam deklaruar.

Mund te ket secili prej jush te drejten e tij. Por ne kete rast nuk po kerkoj te kem te drejte. As po kerkoj qe mbeshtetjen tuaj ta kthej ne mbrojtje.

Po kerkoj vetem qe te me ndihmoni me solidaritetin tuaj per te bere te mundur qe une te degjohem e te mbrohem ne nje proces te rregullt gjyqesor, te jem i barabarte me ata qe perball meje ne sallen e gjyqit nuk mund e nuk duhet te jene Femijet e Kryeministrit, por paditsit qe gezojne te drejta njelloj sic duhet te gezoj une, i padituri. Po kerkoj ndihmen tuaj per te imponuar respektin e Kushtetutes dhe Ligjit ne sallen e gjyqit.

Mbase u zgjata pak, sic mund te isha zgjatur dhe me shume nisur nga vete situata. por mendoj se kaq fjale mjaftojne qe secili prej jush te mendoje te pakten dy gjera, sa e domosdoshme eshte te behemi bashke ne emer te ligjit dhe sa kercenuese eshte ne rast se po ky sistem do vazhdoje te funksionoje ne te tille menyre.

Ju falenderoj paraprakisht, edhe ne rast se nuk bashkoheni dot me mua neser, qe te pakten lexuat kete email deri ne fund.
(sg/gh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë