Tahiri: Kandidojmë vetëm,
disa parti nuk mbajnë përgjegjësi

Tahiri: Kandidojmë vetëm,<br />disa parti nuk mbajnë përgjegjësi
I pranishëm sot në Kombinat në një takim me banorët e zonës, Kreu i PS-së në Tiranë,  Saimir Tahiri, ka sulmuar LSI-në ku u shpreh se disa parti që janë pjesë e koalcionit, nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ndodh,  prandaj sipas tij Partia Socialiste do të fitojë e vetme në 25 qershor.

“Çerek shekulli është qeverisur gjithmonë nga koalicioni, por disa parti mbajnë përgjegjësi disa nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ndodh, as për qeverisjen as për shërbimin për asgjë, janë vetëm parti që jetojnë për të qëndruar në pushtet që vijnë me atë që i rrjepin popullit i blejnë votën dhe kthehen në pushtet për të rrjepur prapë.

Kjo ka qenë historia e çerek shekullit. Sigurisht ne do e kishim të thjesht të hynim si koalicion në zgjedhje dhe fitorja do ishte e sigurt nëse do të ishte çështje pushteti por për ne nuk është çështje pushteti, për ne nuk është çështje pushteti dhe kjo është arsyeja pse kandidojmë pa parti në koalicion dhe pse duam të fitojmë me ju” tha Tahiri.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel

Kakavijë, radhë kilometrike makinash për të hyrë në Shqipëri, pala greke punon me vetëm 1 sportel