PRISHTINË, 25 Gusht /ATSH-B.Jashari/.- Kosova u dëshmua dhe po dëshmohet si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon, tha sot zv/kryeministrja kosovare, Edita Tahiri, duke folur për reformat euroatlantike.
Në takim me grupin e gazetarëve austriakë të cilët janë duke e vizituar Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi, ajo shtoi se, "shteti ynë shquhet si promotor i stabilitetit, paqes, bashkëpunimit rajonal dhe fqinjësisë së mirë". Tahiri fillimisht theksoi se "qeveria kosovare ka vizion euroatlantik mbështetur në vlerat perëndimore për ndërtimin e shtetit sovran dhe demokratik si në planin e brendshëm ashtu edhe në planin ndërkombëtar, me prioritet që Kosova të bëhet sa më shpejtë anëtare e NATO-s, BE-së, OKB-së, etj".
Zv/kryeministrja Tahiri tha se Kosova ka përparuar në rrugën e integrimeve në BE dhe NATO. "Si qeveri jemi të angazhuar që të vazhdojmë me reformat strukturore që vendi ynë sa më shpejtë të bëhet pjesë e familjes euroatlantike", theksoi ajo dhe vlerësoi vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në përmes Marrëveshjes Stabilizim Asocim, ndërsa kërkoi që BE të mos e zvarrisë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. "Është e padrejtë që qytetarët e Kosovës ende mbeten të izoluar", u shpreh ajo.
Tahiri ka vlerësuar se, dialogu i Brukselit është në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe se qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë e përkushtuar për arritjen dhe zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të dialogut teknik dhe më pastaj dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, ku BE ka dhënë një kontribut të madh me rolin e saj si ndërmjetësuese. Ajo ka vënë në dukje se, "nga ana e Serbisë vazhdojnë ngecjet në zbatimin e marrëveshjeve" si dhe se "Serbia vazhdon të shkelë parimet e fqinjësisë së mirë duke ndërhyrë ilegalisht në Kosovë, siç ishte rasti i fundit me barrikadat në urën e Mitrovicës apo prezenca e strukturave paralele komunale, që janë duke penguar punën e kryetarëve legalë në katër komunat veriore". /a.ke/
/Shqiptarja.com