“Askush nuk u fshihet shifrave. Ne i dimë shifrat sepse kemi bashkëpunuar me Guardia di Financa. Sot po sulmohet Policia për kanabisin për shkak se po lufton çdo ditë me këtë fenomen. Në krahasim me kohën e PD, shifrat as mund të krahason. Këtë vit i japim fund këtij fenomeni”.
Kështu deklaroi sot per mediat ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pas aktivitetit ku u lancua projekti ‘Policimi në Komunitet’.
Ministri u shpreh se sot flitet më shumë se kurre ndaj fenomeni të kanabisit sepse Policia e ka në qendër të vëmendjes.
“Lufta kundër kanabisit është prioriteti ynë, dhe sot jo pa shkak po flitet për luftë kundër kanabisit, sepse sot policia po lufton më shumë se kurrë ndaj këtij fenomeni”.
Sipas ministrit, dje të gjithë ishin pajtuar me fenomenin. Tahiri theksoi se Policia e Shtetit shkatërroi Lazaratin, që ishte konsideruar turpi botëror. Ky vit, thas ai, do te jete vendimtar.
“Sepse dje ishin pajtuar të gjithë me një situatë që ishte aty dhe nuk e kishin idenë nëse do të merreshin me këtë çështje.
E nisëm me Lazaratin i dhamë fund dhe të njëjtën gjë do të bëjmë me cdo cep të Shqipërisë. Ishte turpi botëror, vazhduam me cdo fshat dhe qytet dhe do i japim fund dhe ky është viti për t’u matur dhe për të parë realisht se çfarë fuqie ka Shqipëria e çdo vend tjetër që ti japë fund këtij fenomeni që nuk do të duam të vijojë më”.
Sipas ministrit, sulmet bëhen aty ku suksesi sot është më i madh.
“Prandaj na sulmojnë aty ku kemi më shumë sukses ndaj policia është në qendër të sulmeve cdo ditë, ndaj mundohemi ta pikturojnë siç policia nuk është më dhe nuk do të jetë më, por ajo që kemin nevojë është se mbi suksesin e deritanishëm të bëjnë punë”.
Ministri shtoi se Policimi në Komunitet do tëjetë një tjetër ndihmë e madhe për identifikimin e parcelave me kanabis kudo që mbillen.
“Derisa ta zhdukim plotësisht këtë fenomen”.
Dje ne Tirane, duke ju referuar të dhënave të raportuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Vlorës, kreu i antimafias italiane, Roberti u shpreh se ata e kanë vënë në dijeni për një trefishim të sipërfaqeve të kultivuara me drogë në Shqipëri.