“Do të propozoj një amendament të Kodit Penal në mënyrë që të gjithë ata që bëjnë një aksident rrugor të shkojnë para Gjykatës për “Vrasje”.
Ky ishte prononcimi për media i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sot pas homazheve për policin e rënë në detyrë, Ervin Haxhia.
“Shpresoj shërim të shpejtë efektivëve që janë në Spitalin Ushtarak.
Policia e Shtetit përballet me sakrifica të panumërta. Ky është një motiv akoma më shumë për të bërë bashkë të gjithë ata që duan realisht, që në këtë vend të ndërtojmë një Shqipëri më të drejtë dhe më të denjë. Mua më vjen shumë keq që edhe sot kryetari i Partisë Demokratike gjeti rastin që me këtë fatkeqësi të më sulmojë mua, Policinë e Shtetit.
Unë nuk dua dhe as e shoh të mundur në këto momente të bëjë politikë, por këtë e shoh si një moment për t’i bërë thirrje të gjithë atyre që kanë energji pozitive për këtë punë. Ne jemi bashkë për të përkrahur Policinë e Shtetit.
Unë shumë shpejt do propozoj një amendim në Kodin Penal, në mënyrë që aksidentet me pasoja në shëndetin apo jetën e njerëzve të mos quhen më “Aksidente me pasojë vdekjen”, por “Vrasje”. Ka disa vende në Europë që e kanë bërë këtë, duke mos i klasifikuar aksidentet si të tilla me pasoja në shëndetin apo jetën e qytetarëve por si “plagosje” apo “vrasje”.
Vetëm vitin e kaluar, në 2015, janë gati 800 rastet e shtetasve që janë arrestuar për drejtim të makinës në gjendje të dehur. Pra gati 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë. Dhe janë gati 150 të tjerë që kanë bërë aksident dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes, duke lënë pas edhe viktima dhe të plagosur.
Unë mendoj që në këtë mënyrë të të bërit drejtësi nuk duhet të ecim përpara. Sepse nga këta 800 të dehur që i kanë dhënë makinës në rrugët e Shqipërisë, ata që kanë bërë qoftë edhe një ditë të vetme burg janë shumë pak, për të mos thënë fare. E unë këtë e shoh një krizë të thellë që cenon në themel mundësinë e qytetarëve dhe mbi të gjitha të punonjësve të policisë të kenë besim, se drejtësia në ketë vend bëhet.
Ndaj unë do të propozoj një amendament të Kodit Penal në mënyrë që të gjithë ata që bëjnë një aksident rrugor me pasojë në shëndetin dhe jetën e qytetarëve të mos shkojnë para gjykatës me aksident me pasoja vdekjen ose aksident me pasoja plagosje, por të shkojnë për “Vrasje rrugore”, “Plagosje rrugore” dhe të kenë një dënim maksimal.
Përndryshe, ky vend është i destinuar t’i ketë rrugët “arenë lufte”, me njerëz të dehur që i japin makinës të papërgjegjshëm, që nuk mendojnë as për jetën e tyre dhe as për jetën e atyre që shfrytëzojnë rrugën, dhe me gjyqtarë akoma me kriminelë që i lënë të lirë.
Ndaj unë shpresoj shumë që ky të jetë një moment për t’i bërë thirrje çdo ligjvënësi, bashkërisht të miratojmë ndryshimet në Kodin Penal, në mënyrë që “vrasësit e rrugës” të përfundojnë në burg. Kaq e thjeshtë”.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO