Tahiri: Kush dorëzon armët
para 30 Prillit 2017 nuk dënohet

Tahiri: Kush dorëzon armët<br />para 30 Prillit 2017 nuk dënohet
Të gjithë ata që do të dorëzojnë armët pa leje që posedojnë brenda datës 30 Prill 2017 nuk do të ndiqen penalisht.
 
Vendimi është miratuar sot në mbledhjen e qeverisë, ndërsa lajmin e konfirmon përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
"Sot miratuam në qeveri, Jo Ndjekje Penale dhe Zero Dënim për ata që dorëzojnë armën brenda 30 Prill 2017, Shqipëria pa armë" shkruan ministri.

Projektligji i amnistisë i miratuar sot nga qeveria amniston nga ndjekja penale të gjithë ata që do të dorëzojnë vullnetarisht armët nga momenti i hyrjes në fuqi te ligjit deri ne 30 prill 2017.
 
Mjafton që personat të njoftojnë policinë që duan të bëjnë dorëzimin vullnetar të armës dhe efektivet do të shkojnë për ta marrë armën në dorëzim.
 
Pra, ka një afat 4 mujor për të hequr armët e paligjshme të shpërndara në '97, nga duart e shqiptareve.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai