Tahiri largohet nga ministër, të
hënën ndryshime në qeveri
Video ekskluzive/Tahiri drekon me shefat e Policisë

Tahiri largohet nga ministër, të<br />hënën ndryshime në qeveri<br />Video ekskluzive/Tahiri drekon me shefat e Policisë
TIRANË-Saimir Tahiri largohet si ministër i Punëve të Brendshme.

Konfirmohet se ky zhvillim erdhi pas një takimi që Saimir Tahiri kreu sot në mesditë në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.

Por Shqiptarja.com mëson gjithashtu se ndryshime të rëndësishme priten në qeveri në kuadër të përgatitjes së Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit.

Burime nga selia rozë bëjnë me dije se të hënën do të mblidhet kryesia e PS-se, ku pritet të diskutohen edhe largimet e disa ministrave.

Të njëjtat burime saktësojnë se lëvizjet do të jenë në kuadër të organizimit për zgjedhjet e 18 qershorit dhe emërimet e reja do të jenë politike e jo teknike.

Ndër ministrat që mund të preken janë koordinatorët e PS-së në qarqe, disa prej të cilëve do të largohen nga postet ministrore dhe të tjerë mund të emërohen.

Vazhdimisht kryeministri Rama ka shfaqur pakënaqësi ndaj disa ministrave që janë edhe koordinatorë dhe largimi i tyre do të bëhet për të pasur më tepër kohë për tu organizuar për zgjedhje.

Lajmi për ndryshimet në qeveri erdhi pas takimit dhe lëvizjeve që ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri pati gjatë mesditës të së shtunës.

Për largimin e ministrit informacionet dolën menjëherë pas takimit që ai pati me kryeministrin Rama në godinën e kryeministrisë. Pas këtij takimi, Tahiri drekoi edhe me të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit, e cila duket se ishte dreka përshëndetëse me bashkëpunëtorët gjatë 4 viteve si Ministër i Brendshëm. Insistimit të Report Tv për një përgjigje pas drekës, Tahiri iu përgjigj me heshtje.
 
Por pak minuta më pas ministri i Brendshëm thyen heshtjen me një status në Facebook, duke pohuar se nuk ka dhënë dorëheqjen dhe askush nuk ia ka kërkuar.
 
Gjatë kohës që nga selia rozë u konfirmua edhe fakti se priten lëvizje në kabinetin qeveritar në ministrinë e Brendshme shkuan edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, koordinator për PS-së në Durrës, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili është koordinator i PS-së për qarkun e Shkodrës, deputeti Eduard Shalsi, minisrtja e Mbrojtjes, Kodheli.

ZHVILLIMET ORE PAS ORE

Ora 20:44 Rama: Qesh mirë kush qesh i fundit!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është larguar nga detyra. 

Në rubrikën "AMARCORD", Rama ka ironizuar gjithë zhvillimet e kësaj të shtune, ku nuk kanë munguar prognozat nga më të ndryshmet lidhur me situatën brenda kampit qeveritar.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto karikatureske ku shkruan: “Qesh mirë kush qesh i fundit…” 

Ndërsa në këtë foto zhvillohet dialogu mes dy personave si më poshtë: 

- Më ndje, Pasha, që të prish gjumin në 12 e një çerek pas mesit të ditës, po ashtu është sëra se kam...

- Hair...haber nga Roma? 

- Inshallah, ashtu si ja kemi dhënë kararin do të bëhet. 

​- Ha! Ha! Ha! 

rama
(Postimi i Ramës në Facebook)

Ora 19:20 Largimi i Tahirit, Rama mbledh nesër koordinatorët

Kryeministri Edi Rama pritet të zhvillojë nesër një mbledhje me koordinatorët e PS-së në qarqe. 

Mbledhja e qeverisë është njoftuar për në orën 10:00, ndërsa ky takim vjen pas largimit të Saimir Tahirit nga detyra e ministrit të Brendshëm mesditën e kësaj të shtune.

Mësohet se shkak për largimin e Tahirit ka qenë angazhimi i tij si koordinator i PS-së në qarkun e Tiranës dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore të 18 qershorit. 

Ndërkohë, të hënën priten të tjera lëvizje në qeverinë "Rama", ndonëse nuk dihen ende emrat që do të largohen. 

Ora 18:20 Basha: Nëse është e vërtetë, fitore e popullit 
Kreu i opozitës, Lulzim Basha e ka quajtur fitore të popullit lajmin për largimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri nga detyra.
 
Ai është shprehur para protestuesve të Partisë Demokratike nga çadra para kryeministrisë, se nëse ky lajm është i vërtetë atëhëre, kjo është fitorja e tyre.
 
''Nëse lajmi është i vërtetë, kjo është fitorja juaj, e qytetarëve shqiptarë. Prova e qartë se forca e vetme e ndryshimit në këtë vend është bashkimi qytetar dhe jo lëvizje popullore. Nuk është koha për eufori e festë, është koha për një bashkimi më të madh, për një realizim edhe më të madh se beteja që kemi përpara mund dhe do të fitohet përmes kurajos, qëndresës dhe sakrificës'', u shpreh Basha.
 
Kreu i Partisë Demokratike është shprehur se prej 3 vitesh opozita ka kërkuar largimin e ministrit të brendshëm nga detyra, por sipas tij kjo kërkesë nuk është dëgjuar nga kryeministri Rama.

Ora 17:50 Mimi Kodheli në zyrën e Tahirit
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka mbërritur në zyrën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. 



Ora 18:00 Berisha: Ramës ia hoqën patericën kryesore
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se me largimin e Saimir Tahirit ra paterica kryesore e Edi Ramës.

"Banditokracia po dridhet! Qytetaret me afer triumfit!

Ra Saje qorri, banditi i dyte i shtetit, ministri skafist dhe narkotrafikant!
- Ai me Ediskobarin mbushen Shqiperine me kanabis dhe policine me kriminele dhe vrases, vendin e ka tek Shullazi por,
- koka e krimit dhe i pari eshte Ediskobari, te cilit sot ia hoqen patericen kryesore! 
- Beteja me banditikracine vazhdon,Qytetaret me afer ngadhnjimit me afer fitores !
", shkruan Berisha në Facebook. 

Ora 16:36 Tahiri mohon të jetë larguar: S'kam dhënë dorëheqje
Saimir Tahiri ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se është shkarkuar nga detyra e Ministrit të Brendshëm. 

Deklarata e Tahirit është surprizuese pasi ai mohon të jetë shkarkuar apo të ketë dhënë dorëheqjen nga detyra. 

"Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke", shkruan Tahiri në Facebook. 

Ora 15:50 Deputeti i PS, Eduard Shalësi në zyrën e Tahirit
Deputeti socialist Eduard Shalësi ka mbërritur në këto momente në zyrën e Saimir Tahirit në Ministrinë e Brendshme. 

Vizita e Shalësit vjen pas lajmeve për largimin e Tahirit nga detyra. 

Më herët, Tahiri priti ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ora 15:30 Të hënën ndryshime në Qeveri, ikin ministrat koordinatorë të PS
Të hënën priten ndryshime të rëndësishme në kabinetin qeveritar.
 
Burime pranë selisë rozë bëjnë të ditur se do të largohen disa prej ministrave të cilët janë koordinatorë të Partisë Socialiste në qarqe, për t'u angazhuar në fushatën për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
 
Kështu, pas largimit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, nga e hëna pritet të lënë detyrën edhe ministra të tjerë. 
 
Partia Socialiste ka emëruar nëntë koordinatorë në qarqe të cilët janë njeherazi edhe ministra, por nuk bëhen të ditur emrat se cilët nga anëtarët e kabinetit pritet të prekin ndryshimet. 

Damian Gjiknuri në Vlorë, Ditmir Bushati në Shkodër, Blendi Klosi në Berat, Lindita Nikolla në Lezhë, Mimi Kodheli në Dibër, Blendi Çuçi në Gjirokastër dhe Ilir Beqaj në Kukës, janë koordinatorët e PS në rrethe, të cilët do të kryesojnë fushatën zgjedhore të PS-së.

Ora 15:20-Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati në zyrën e Tahirit.

bushati

Ora 14:10-Perfundon dreka me drejtuesit e Policise, Tahiri pershendet gazetarin, nuk komenton largimin
Tahiri eshte pare i buzeqeshur pas kesaj dreke mes shefave te policise ku spikasin Ervin Hodaj, Haki Cako dhe kryebashkiaku i Durresit, Vangjush Dako ka dale nga dreka dhe i eshte drejtuar ministrise se Brendshme. 



tahiri pas drekes

tahiri pas drekes

Ekskluzive/Pas takimit me Ramën, Tahiri drekon me shefat e Policisë së Shtetit
Ora 13:40 Tahiri aktualisht është duke drekuar me drejtues të Policisë së Shtetit në një restorant pranë qendrës së Tiranës.
Pasi u largua si ministër, Saimir Tahiri pas takimit me kryeministrin Edi Rama ka vendosur të mbledhë edhe njëherë krerët e Policisë së Shtetit si ministër.
Dreka po ndodh tek Tajvani nga ku Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive. Haki Çako, Ervin Hodaj, Vangjush Dako kanë qenë personat që kanë drekuar me Tahirin.

Ora 13:20 Tahiri largohet si minister i Brendshem
Saimir Tahiri largohet si ministër i Punëve të Brendshme.
Burime nga Policia konfirmojnë se ky zhvillim erdhi pas një takimi që Saimir Tahiri kreu në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama. Mësohet se Tahiri ia ka dorëzuar dorëheqjen shefit të qeverisë.
Shqiptarja.com konfirmon se ky zhvillim erdhi pas një takimi që Saimir Tahiri kreu sot në mesditë në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama. Mësohet se Tahiri ia ka dorëzuar dorëheqjen shefit të qeverisë.

I cilësuar si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama, Tahiri ishte vënë prej kohësh në qendër të akuzave të PD-së dhe opozitës.

Saimir Tahiri u emërua ministër i Brendshëm në vitin 2013 menjëherë sapo e majta mori pushtetin.  Nën drejtimin e tij në Polici janë kryer reforma rrënjësore të cilat sollën një fytyrë të re të Policisë së Shtetit. Por një ndër punët më të suksesshme të tij në pozicionin e ministrit të Brendshëm do të mbahet mend shkulja e kanabisit nga Lazarati.


Ja lëvizjet brenda qeverisë në 4 vite
Që prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet koalicioni i Aleancës për Shqipërinë Europiane, dorëheqja e Tahirit si ministër është lëvizja e tetë brenda kësaj qeveri, ku 4 kanë qenë tek ministrat e LSI dhe 4 nga PS. 

Lëvizja e Tahirit vjen pas shkarkimit me 30 Janar të Ylli Manjanit nga ministri Drejtësie.

 Manjani mori drejtimin e Minitrisë së Drejtësisë pak më shumë se një vit më parë, në 9 nëntor të 2015 pas dorëheqjes së ministrit Nasip Naco. 

Në 2 shator të 2016  dha dorëheqjen edhe Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto për t’u emëruar në këtë post Sokol Dervishaj. Por ndryshimi i parë në qeverinë Rama erdhi rreth një vit pasi e majta kishte ardhur në pushtet.

Në gusht të 2014  Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Ilirjan Celibashi dha dorëheqjen. Largimi i tij ishte personal dhe ai e lidhi për arsye profesionale. Në vend të tij Rama emëroi deputeten Ermonela Felaj. 

Ndryshimi tjetër në qeveri do të vinte në ministrinë e Mirëqenies Sociale. Ministri Erion Veliaj lë këtë detyrë për të kandiduar për postin e kreut të bashkisë së Tiranës.
Ai u zëvëndësua nga deputeti Blendi Klosi, detyrë që e mban ende. Në shtator të 2015 u largua nga qeveria një ministër tjetër i LSI-së.

Nasip Naço në krye të ministrisë së Drejtësisë largohet, lëvizje e cila ndodhi në fillim të reformës në drejtësi. Në vend të tij LSI propozoi Ylli Manjanin, post të cilin la këtë të hënë. 
Më 16 shkurt të  2016 nga qeveria u largua një tjetër ministër dhe ai ishte Shkëlqim Cani, që drejtonte financat. Kjo lëvizje u pasua me ndryshime portofolesh mes ministrave.
Në drejtim të Financave kryeministri Rama vendosi Arben Ahmetajn që mbante postin e ministrit të Ekonomisë, Turizmit e Tregtisë. Milva Konomi, e cila mbante postin e zëvendësministres së Shëndetësisë zëvëndësoi Ahmetajn në detyrën e Ministrit të Ekonomisë.



[gallery]21408[/gallery]

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij

Protestë në Beograd kundër presidentit Vuçiç dhe qeverisë së tij