TIRANE- Lufta kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të paligjshme apo dhe trafikut të drogës, ishin në fokus të takimit të sotëm të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me homologun e tij francez, Bruno Le Roux.
Tahiri vlerësoi ngritjen e grupeve të përbashkët për koordinimin e luftës kundër kriminalitetit.
"Jemi duke eksploruar çdo mundësi për të pasur rezultate më të mirë nëpërmjet shkëmbimit të informacionit veçanërisht në luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, sepse asgjë që ndodh në Shqipëri apo në Francë nuk është e izoluar për sa kohë kemi të njëjtat sfida dhe kërcënime. Ramë dakord për disa pika, më e rëndësishme sipas meje ngritja e grupeve të përbashkëta me oficerë shqiptarë dhe franceze që do bëjnë hetim të përbashkëta në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe parave dhe aseteve kriminale. Ramë dakord për të shkëmbyer informacion nga i cili do përfitojmë jo vetëm në për të pasur më shumë siguri qoftë në Francë apo Shqipëri por edhe më gjerë", u shpreh Tahiri.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm foli edhe për zbatimin e ligjit të Vettingut, duke e cilësuar këtë të domosdoshëm për të bërë shtet.
"E informova për domosdoshmërinë që kemi për reformën në drejtësi, Vetting-un si mënyra më e mirë për të pasur siguri dhe për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë. Rastet kur sistemi i drejtësisë ka ndikuar që njerëz me krime në Francë dhe Shqipëri të lirohen nuk ka dëmtuar bashkëpunim tonë, por rithekson domosdoshmërinë për Reformën në Drejtësi. Ne jemi të vendosur të bëjmë shtet ashtu sikurse jemi të vendosur për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar", tha Tahiri.
Nga ana e tij, ministri i Brendshëm francez, Le Roux, tha se nevojitet më tepër bashkëpunim për çrrënjosjen e kriminalitetit.
"Hetime të përbashkëta për luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës. Ky bashkëpunim ekziston por duam ta thellojmë më tej për çrrënjosjen e këtyre fenomeneve si krimi i organizuar dhe pastrimi i parave", tha Le Roux.
Ai shtoi se Franca mbetet e hapur për studentët dhe qytetarët shqiptarë të cilët duan ta vizitojnë atë, por nuk do të lejojë emigrim të paligjshëm.
"Studentët shqiptarë, artistët, ata që duan të vizitojnë vendin tonë, mirë se të vijnë.
Por ne kemi synim të intensifikojmë të gjitha politikat kundër emigrimit të paligjshëm", tha Le Roux.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm francez ka komentuar edhe ndalimin e kreut të AAK, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, vendimi i takon drejtësisë dhe gjykatat në Francë janë të pavarura.
"Doja t’ju përgjigjesha me përgjigjen që ka dhënë Ministri i Drejtësisë në Francë, ku ka një ligj, një të drejtë e cila duhet respektuar. Gjithë sistemi i drejtësisë është totalisht i pavarur dhe dua të jap atë përgjigje që e ka theksuar edhe ministri, që Ministri i Brendshëm, të ndërhyjë apo të flasë për çështje që kanë të bëjnë me Ministrinë e Drejtësisë dhe me Ministrin e Drejtësisë, kjo është totalisht e ndaluar", tha Le Roux.
/Shqiptarja.com

VIDEO