Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri reagoi ndaj deklaratës së Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla se qytetarët depozitojnë shumicën e kallëzimeve në prokurori, për shkak të mungesës së besimit tek institucionet e tjera.
Tahiri tha se bashkëpunimi mes dy institucioneve ishte shumë i mirë, ndërsa pohoi se qytetarët vetë e duhej të gjykonin se sa e besueshme ishte prokuroria apo policia.
"Duhet të pyesni z.Llalla për këtë. Bashkëpunimi është shumë i mirë. Unë nuk mendoj se ka rëndësi ku shkojnë qytetarët të bëjnë denoncimin. E rëndësishme është që ligji të vlejë i njëjtë për të gjithë dh ata që shkelin ligjin, të dënohen", u shpreh Tahiri.
Ndërkaq sa i takon debatit të fundit për kamerat e sigurisë Tahiri, pohoi shumica, do të vijonte me miratimin në kuvend të projektligjit duke marrë parasysh edhe sugjerimet dhe vërejtjet e mundshme. Ai tha se ligji ishte miratuar në harmoni me rekomandimet e PAMECA-s dhe ICITAP-it.
"I gjithë debati që po bëhet është i paarsyeshëm. Ne jemi të gatshëm të ulemi me këdo që ka diçka për të na thënë për këtë ligj. Ne do të ecim përpara për miratimin e tij, duke marrë parasysh çdo vërejtje dhe sugjerim", tha ministri i Brendshëm.
Deklaratat ministri Brendshëm Tahiri dha gjatë një aktiviteti për ndërgjegjësimin e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Në aktivitet ishte e pranishme edhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO