Tahiri: Luftë krimit, strategji
kundër kultivimit të drogës
Janë shkatërruar me djegie 1.8 tonë kanabis sativa. Aksioni është bërë ditën e djeshme nga ana e Policisë së Shtetit, ku të pranishëm ishin, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ai i OSBE-së, Florian Rauning dhe personalitete të tjera.
TIRANE- Janë shkatërruar me djegie 1.8 tonë kanabis sativa. Aksioni është bërë ditën e djeshme nga ana e Policisë së Shtetit, ku të pranishëm ishin, Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu, ai i
OSBE-së, Florian Rauning dhe personalitete të tjera. Duke folur në këtë aktivitet, ministri Tahiri tha se, kjo është një procedurë normale e policisë.
Shkatërrimi i kësaj sasie lënde narkotike, çfarë do të thotë për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme?Kjo është procedura normale e punës së Policisë së Shtetit, por gjithashtu është dhe një moment për t’i rikujtuar publikut dhe kujtdo tjetër që nuk e ka kuptuar ende vendosmërinë tonë për të luftuar kultivimin dhe trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike. Këtë e bëjmë bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë, për sa kohë kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike dhe lufta kundër drogës është një fenomen që kapërcen kufijtë e Republikës së Shqipërisë. Dhe bashkë me partnerët tanë ndërkombëtarë që siç i shini këtu me vetë prezencën e tyre konfirmojnë mbështjen për Policinë shqiptare, jemi mjaft të vendosur që të mos lejojmë më, situatat të cilat i gjetëm vitin e kaluar por që nuk do të pranojmë më të përsëriten.
Z. Tahiri, meqë jemi te droga, ka pasur operacione në vendet fqinjë në Greqi, në Itali, gjatë të cilave sasi të mëdha droge janë sekuestruar. Si ka mundësi që nuk ka persona të arrestuar në Shqipëri?Partnerët tanë ndërkombëtarë jua kanë bërë me dije bashkëpunimin e ngushtë që ekziston ndërmjet policisë shqiptare dhe agjencive ligjzbatuese jashtë Shqipërisë dhe besojeni, siç keni pasur rastin ta dëshmoni edhe nga deklaratat e tyre zyrtare, pas çdo goditjeje të trafikut të drogës në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie qëndron pa dyshim kapaciteti investigues dhe goditja i Policisë së Shtetit. Të jeni të sigurt për këtë.
A do të nisin procedime për drejtuesit vendorë që nuk japin informacion për parcelat e drogës?Jemi në fazën e reformimit të sistemit dhe mekanizmave sanksionues lidhur me kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike. Jemi duke e studiuar me partnerët tanë ndërkombëtarë. Kemi një plan veprimi strategjik në luftën kundër trafikut të drogës të cilin e kemi miratuar me partnerët tanë ndërkombëtarë dhe po e zbatojmë. Kemi filluar me zbatimin, gjithçka keni parë gjatë kësaj kohe është pjesë e planit dhe jemi mjaft të vendosur për të parandaluar kultivimin dhe për të luftuar trafikun e drogës.
Aktualisht, a ka Policia kontroll mbi territorin e Republikës, sepse dukej në shkresën e Drejtorit të Përgjithshëm që kërkonte angazhim më të madh nga strukturat e Policisë për këtë çështje?Sigurisht ka kontroll mbi territorin, lufta kundër lëndëve narkotike nuk është e lehtë, presioni financiar dhe kriminal është i madh, por ne do të bëjmë më të mirën, të jeni të sigurt për këtë.
Redaksia Online(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.6%
-
Jo
46.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 6927
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15