Tahiri me delegacionin shqiptar:
Shqipëria ndihmë për integrimin

Tahiri me delegacionin shqiptar:<br />Shqipëria ndihmë për integrimin
PRISHTINE - Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti sot delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, ku u tha se Kosova është afër BE-së dhe NATO-s dhe së shpejti do të nënshkruajë Marrëveshjen Stabilizim Asocim me BE-në.

Në këtë kuadër, zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se fuqizimi i kombit shqiptar dhe integrimi euroatlantik i shteteve tona duhet të zhvillohen paralelisht, sepse janë procese në dobi të interesit nacional dhe obligimi i joni për një të ardhme më të mirë

Në takim u vlerësuan lartë marrëdhëniet në nivelin kombëtar dhe shtetëror mes dy vendeve dhe u shpreh përkushtimi i përbashkët për të ngritur në nivele të reja partneritetin strategjik dhe bashkëpunimin në fushat e rëndësishme strategjike, si dhe që ta mbështesin njëra tjetrën në rrugën euroatlantike.

Tahiri foli për progresin e Kosovës në rrugën e shtetndërtimit demokratik dhe tha se Kosova është duke kryer reformat euro-atlantike në planin e brendshëm dhe atë të jashtëm. Sipas saj, Qeveria e Kosovës ka qenë e përgjegjshme dhe ka punuar për forcimin e lidhjeve me Shqipërinë dhe me aleatët si SHBA , BE dhe duke synuar anëtarësimin në BE, NATO, OKB.

“Kosova sot është më afër BE-së dhe NATO-s dhe së shpejti do të nënshkruajmë Marrëveshjen Stabilizim Asocim me BE-në, ndërsa kemi krijuar forcat e armatosura të shtetit duke konsoliduar arkitekturën e sigurisë sipas standardeve evropiane, tha Tahiri.

Ajo shtoi po ashtu tha se Shqipëria si anëtare e NATO-së mund të ndihmoj shumë në ndërtimin e arkitekturës të sigurisë se Kosovës dukë ndihmuar Forcat e Armatosura të Kosovës në anëtarësimin e tyre në NATO dhe strukturat tjera euroatlantike.

Zëvendëskryeministrja Tahiri theksoi se Kosova angazhohet për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunimin rajonal dhe këtij qëllimi i shërben edhe dialogu ipër fqinjësi të mirë me Serbinë i ndërmjetësuar nga BE-ja me mbështetjen e SHBA-ve.

Ndërkaq, sa i përket bashkëpunimit kombëtar Tahiri tha se duhet punuar si komb për t’i inspiruar gjeneratat e reja me shembuj pozitiv të forcimin të kombit me qellim të arritjeve të aspiratave tona të drejta kombëtare. Ajo shtoi se "ne si komb kemi kaluar shumë sfida dhe kemi vuajtur nga shtypje e gjenocide, mirëpo kemi qëndruar të vendosur dhe rezistencë dhe kemi arritur të jeni sa më bashkë për ti përballuar sfidat, pavarësisht se kishim një Mur Berlin shqiptar për një kohë të gjatë."

Nga ana tjetër, kryetarja e Komisioni, Arta Dade u shpreh për forcimin bashkëpunimit në sferat strategjike për të dyja vendet dhe kombin shqiptar. Ajo tha se" duke punuar së bashku ne do të rrisim prestigjin e Kosovës dhe të Shqipërisë dhe do të bëjmë krenar çdo gjeneratë. Shqipëria ka obligime që të mbështesë gjithë shqiptarët kudo që janë përderisa njëkohësisht po punojmë për zhvillimin e vendit dhe integrimit në Bashkimin Evropian."

Ajo shtoi se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm drejt të konsolidimit të një shteti të suksesshëm dhe se Shqipëria do të jetë një avokat i fuqishëm i mbështetjes se Kosovës në të gjitha strukturat integruese euro-atlantike.

Me tej të dy delegacionet u shprehen për bashkëpunimin më të mëdha dhe se takimet duhet të jenë dhe me të shpeshta në të ardhmen.

Marrë nga Kosovapress

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike