“Djem dhe vajza që kanë sakrifikuar shumë për të na bërë të barabartë para ligjit, do doja ta ndaja me banorët e Lazaratit, siç e patë dhe vetë dhe siç keni pasur mundësi ta dëshmoni e kanë mirëpritur aksionin e policisë, se banditët në mos janë arrestuar do të arrestohen. Do ta bëjmë këtë zonë pjesë të kapitullit të ri për zhvillim përtej fatit të paracaktuar nga bandidët që jetonin këtu. Një postë policie që do të hapet në Lazart, kemi plan masash për të ndihmuar banorët.
Falenderoj edhe median, disa prej jush në mënyrë të veçantë (duke iu referuar sulmit ndaj A1 REPORT) kanë vuajtur pasojat e dhunës por edhe për ata do të ketë drejtësi”, - tha minsitri Tahiri.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)