KORCE- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar sot një takim në Drejtorinë e Policisë në Korrcë. Në fokus të takimit kanë qenë masat e marra nga Drejtoria e Policisë Korçë sa i takon realizimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale për kreun e Bashkisë.

Ministri Tahiri I ka bërë thirrje polivisë që “të zbatojë vetëm ligjin dhe të qëndrojë larg çdo ndikimi politik”.

Më tej Ministri i Brendshëm është ndalur tek prerja pa kriter e pyjeve, ndërsa ka kërkuar masa të forta kundër prerjes së pemëve në këtë zonë.

“Hetim dhe vënie përpara përgjegjësisë ligjore të oficerëve që kanë lejuar masakrën mbi pyjet”, u shpreh Ministri Tahiri.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)