Tahiri: Mjaft më! Të shkarkohet
LSI nga përgjegjësitë qeverisëse

Tahiri: Mjaft më! Të shkarkohet<br />LSI nga përgjegjësitë qeverisëse
TIRANË-Kërkohet ‘divorci’ nga bashkëjetesa me LSI. Deklarata e fortë u bë sot pasdite nga Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës.

Duke e cilësuar si Lëvizja Socialiste për Interes dhe jo Integrim, Tahiri kërkoi që kjo parti të zhvishet nga përgjegjësitë në qeveri pasi sipas tij, nuk mundet që PS të durojë deklaratat plot akuza dhe mosmirënjohjen që po tregohet karshi saj.

"Por qe te dali sot LSI-ja e t'i beje PS-se gjyqin pas kater vjetesh qe vetem ka fituar ne imazh nga aleanca me PS-ne dhe s'ka dhene absolutisht asnje vlere te shtuar ne qeverisje pervec votave per reformat ne parlament, kjo eshte te vesh duart ne koke, dhe eshte pak!", citon Tahiri.

Sipas Tahirit kjo duhet të marrë fund dhe një apel e drejtoi dhe për kreun e LSI, Ilir Meta. Tahiri shprehet se Meta tashmë duke shkelur detyrën si President i sapozgjedhur, ka marrë rolin e një kryetari në krye të një partie të tërbuar, që rrezikon dhe vendin e tretë në zgjedhjet parlamentare.

"Se cfare kerkon akoma Ilir Meta dhe partia e tij familjare nga Partia Socialiste, qe e lau, e shplau, e thau, e hekurosi, e beri edhe kryetar shteti, kete nuk ka njeri te arsyeshem qe e shpjegon dot.
Se me cfare morali, logjike, kurajoje apo thjesht llogarie, Ilir Meta eshte rishfaqur si prijes i nje lukunie te terbuar qe vetem shan PS-ne, kete nuk e gjen dot askush qe ka nje sens njerezor, qytetar apo politik. Por nje gje eshte e sigurte sidoqofte: LSI e meriton plotesisht te shkarkohet nga cdo pergjegjesi qeverisese.
"

Statusi i Saimir Tahirit

Levizja Socialiste per Interes meriton plotesisht te shkarkohet nga cdo pergjegjesi qeverisese! Boll! Mjaft me!
 
Nuk zhgenjeu as sot Luan Rama! Lexoi nje fleterrufe flake e zjarr kunder PS dhe Edi Rames ne emer te LSI, Levizjes Socialiste per Interes!
Ai konfirmoi se Presidenti i sapozgjedhur me te gjitha votat tona, tani po ben me ore te plota detyren e kryetarit te partise.
Ilir Meta sot President eshte rizhytur si kryetar partie ne politiken e sharjeve e shpifjeve, pas 8 vjetesh qe si kryetar partie bente Presidentin e qetesise dhe dashurise!
Se si u katandis Ilir Meta ne nje kopje te kohes kur beri LSI kunder PS dhe cfare i thoshte cakerdia mendore i'a nxirrte gjuha, kjo eshte histori me vete.
Por qe te dali sot LSI-ja e t'i beje PS-se gjyqin pas kater vjetesh qe vetem ka fituar ne imazh nga aleanca me PS-ne dhe s'ka dhene absolutisht asnje vlere te shtuar ne qeverisje pervec votave per reformat ne parlament, kjo eshte te vesh duart ne koke, dhe eshte pak!
Se cfare kerkon akoma Ilir Meta dhe partia e tij familjare nga Partia Socialiste, qe e lau, e shplau, e thau, e hekurosi, e beri edhe kryetar shteti, kete nuk ka njeri te arsyeshem qe e shpjegon dot.
Se me cfare morali, logjike, kurajoje apo thjesht llogarie, Ilir Meta eshte rishfaqur si prijes i nje lukunie te terbuar qe vetem shan PS-ne, kete nuk e gjen dot askush qe ka nje sens njerezor, qytetar apo politik.
Por nje gje eshte e sigurte sidoqofte: LSI e meriton plotesisht te shkarkohet nga cdo pergjegjesi qeverisese.
Kete duhet ta beje populli ne 25 qershor dhe per kete duhet te votojne edhe ata qe LSI i mban akoma ne rresht ne administrate me genjeshtren qe do jete perseri ne pushtet.
Po nuk eshte e qarte, tani eshte! Askush nuk duhet ta besoje kete perralle dhe askujt qe do te abuzoje me zyren e tij per te cuar votat tek LSI-ja, nuk do t'i harrohet sherbimi i paligjshem per nje parti qe eshte mesuar vetem te fitoje, jo duke fituar vete po duke perfituar nga nevoja e te medhenjve per votat e te tretit te vertetit!
LSI-ja mund te jete prape e treta, po tanime e verteta eshte e qarte dhe nuk eshte LSI-ja. Boll! Mjaft me!

Rama: Misioni i LSI ka mbaruar bashkë me lojën “i treti i vërteti”
Por edhe Edi Rama duket i vendosur që të mos lejojë më një koalicion paszgjedhor me parti të vogla, që siç thotë ai kushtëzojnë votat e tyre në parlament me vendet që kërkojnë në administratën shtetërore.

Pas kësaj deklaratë të bërë në komunikimin javor, mesnatën e të dielës Rama ka zhvilluar një video – konferencë të gjithë drejtuesit e fushatës së socialistëve në qarqet kryesore të Shqipërisë. 

Bashkëpunëtorët e tij të ngushtë kanë kërkuar shpjegime mbi deklaratën e bërë në komunikimin javor dhe mësohet se Rama e ka nënvizuar edhe më fort këtë tezë, duke argumentuar se nënshtrimi i mëtejshëm ndaj logjikës së copëtimit të administratës me LSI apo të tjerë, në dëm të projektit të shtetbërjes, për hir të numrave në parlament, është i papranueshëm për të.

Koordinatorët socialistë kanë qenë njëzëri dakort, thonë të njëjtat burime, për faktin që koalicioni me LSI është tanimë kapitull i mbyllur dhe disa prej tyre kanë kërkuar që kjo të thuhet hapur.

Ndërsa sot në një deklaratë nga Malësia e Madhe, Rama gjithashtu u shpreh se nuk e kupton mërzitjen e aleatëve.
“Aleatët janë mërzitur, kanë dalë nga kontrolli. E duan shtetin në tepsi ta ndajnë. S’e kuptoj pse debatojnë, s’i kam përmendur as me emra”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro