Tahiri në Ndroq: Bujqësia prioriteti
ynë madhor, do të rrisim investimet

Tahiri në Ndroq: Bujqësia prioriteti<br />ynë madhor, do të rrisim investimet
Kreu i Partisë Socialiste për Tiranën, Saimir Tahiri ka zgjedhur Ndroqin për të bërë ndalesën e radhës të fushatës elektorale, për zgjedhjet e 25 Qershorit.

Gjatë një takimi të zhvilluar me banorët Tahiri tha se kjo zonë është lënë në harresë përsa i përket bujqësisë. Ndërkohë më tej ai tha se mandatin e ardhshëm qeveria do të fokusohet tek zhvillimi i këtij sektori.

"Ne do investojmë mbi 230 milion euro në katër vitet e ardhshme për bujqësinë. Dhe viti i ardhshëm i qeverisë së Edi Ramës do jetë viti i bujqësisë dhe kjo do ndikojë drejtpërdrejt në jetën tuaj dhe çdo familjeje në Ndroq dhe në të gjithë zonën.

Unë e di që ju keni një problem me shitjen e produkteve tuaja. Për këtë arsye ne do të ndërtojmë një treg pa hyrë në ‘Kombinat’, që t’i shërbejë gjithë kësaj zone dhe të ketë mundësinë të shesë produktet pa rënë preh e matrapazëve që deri më sot kanë abuzuar me punën dhe sakrificën e secilit prej jush.

Në katër vitet e ardhshme ne do mbyllim të gjithë historinë me tokat dhe titujt e pronësisë.

Për katër vitet e ardhshme ne do të zgjidhim përfundimisht historinë e sherreve pafund. Në katër vitet e ardhshme në çdo cep të Republikës së Shqipërisë nuk do të ketë më një godinë që nuk do legalizohet’
’, tha kryesocialisti i Tiranës.

Saimir Tahiri duke ju drejtuar banorëve të Ndroqit deklaroi se data 25 Qershor është shumë e rëndësishme për të ardhmen e tyre dhe për këtë ata nuk duhet ta shesin atë.

‘’Ju kanë blerë votën me 100 mijë lekë, apo me një thes miell, apo një tub, apo ku di unë çfarë ka qenë dhe ju kanë rjepur të gjallë katër vite. Nuk kanë bërë asnjë investim. Nuk kanë bërë rrugë. Nuk janë mundur për t’ju ndihmuar në bujqësi, sepse ju kanë blerë miqtë e mi. Ju kanë blerë dhe nuk kanë më lidhje, as me ju, as me hallet tuaja.

Por kësaj radhe bëjeni pak ndryshe. E në qoftë se juve, apo kujtdo që njihni ju i vijnë në derë dhe ju thonë: na lekët për votë, apo na miellin për votë, apo na bursën për djalin apo për vajzën për votë, apo na tubat për një kanalizim për votë, merrjani çfarë t’ju japin, por vetëm votën mos ua jepni. Ripini ju ata, por votën mos ua jepni. Lekët që iu kanë vjedhur ju, po ua sjellin te dera e shtëpisë.

Prandaj miqtë e mi, meqë Petrit Vasili s’mund të jetë dot Kryeministër, se është një barcaletë e madhe kjo. Lul Basha jo e jo. Ka vetëm një alternativë dhe kjo është Partia Socialiste e Shqipërisë me Kryeministër sot Edi Ramën dhe Kryeministër nesër po Edi Ramën’
’, shtoi kreu i PS-së së Tiranës.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar