Tahiri në Vorë: Ndal partiçkave
që korruptojnë të rinjtë shqiptarë

Tahiri në Vorë: Ndal partiçkave<br />që korruptojnë të rinjtë shqiptarë
Kryetari i Partisë Socialiste të Tiranës, Saimir Tahiri, zhvilloi një takim me të rinjtë në kryeqytet ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama. 

Tahiri u kërkoi të rinjve të refuzojnë të votojnë për 'partiçkat' siç i quajti ai, pavarësisht asaj që ato ofrojnë.

"Detyra e çdo të riu në datë 25 është t'i thonë ndal korrupsionit me të rinjtë. 

Nëse ju vijnë në klasë dhe ju thonë na bursë falas në këmbim të votës, sapo të kanë korruptuar. Refuzojeni. 

Nëse të vijnë të thonë na një vend pune në këmbim të votës, të kanë korruptuar, refuzoje!

Detyra e të rinjve është t'i thonë ndal çdo partiçke që ka korruptuar të rinjtë. 

Detyra e çdo te riu është jo të shkoni pas partive qorrazi, por të luftoni për liri. Ushtrim lirie nuk është të votosh qorrazi pas partisë, sot ushtrim lirie është të votosh për një shtet më të fortë. 

Ushtri lirie është të votosh për të bërë shtet"
, tha Tahiri

Duke iu drejtuar të rinjve kreu i PS-së të Tiranës theksoi se është e domosdoshme të bindim të gjithë për të votuar Partinë Socialiste në 25 qershor në mënyrë që të kemi Shqipërinë që duam.

‘’Ka mbetur vetëm dhe një javë dhe Shqipëria do të votojë. Nga sot secili ka një detyrë të vogël. Keni në mendje 10 persona. 

Mbushjani mendjen pasi këta 10 njerëz janë ushtria e madhe për Shqipërinë që duam në datën 25. 

Të votojmë për ata që punojnë jo ata që flenë. Për ata që bëjnë shtet’"
, theksoi kreu i PS Tiranë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar