Ministri i Punëve të Brendshëm, Saimir Tahiri në përfundim të operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane “Fluturimi i Lirë” që çoi në arrestimin e 14 personave ka shprehur konsideratë për bashkëpunimin.
Tahiri, duke e cilësuar operacionin rezultat të arritur në luftën ndaj trafikut të drogës theksoi se ky nivel bashkëpunimi me partnerët nuk është njohur më parë. Në reagimin tij në Facebook, ministri gjithashtu shpreh konsideratë dhe për profesionalizmin e Policisë së Shtetit.
“Rezultate të shkëlqyera në luftën tonë kundër drogës. Bashkëpunimi me partneret në nivele të panjohura më parë. Profesionalizëm, besim, bashkëpunim, sukses i përbashkët. Faleminderit! #policiaqeduam”, shkruan Tahiri.
Operacioni “Flurimi i Lirë” vjen 1 vit pas rastit të pilotit italian, Giorgio Riformato që u rrëzua në Divjakë me rreth gjysmë ton drogë në avion. Ky është rasti i parë që provohet një mënyrë e tillë trafiku.
Rreth 1 vit më parë qeveria u përball ashpër me akuzat se nga brigjet shqiptare nisen avionë të ngarkuar me canabis sativa drejt Italisë.
Ministria e Brendshme në atë kohë mohoi një fakt të tillë dhe po ashtu edhe Ministria e Mbrojtjes që përjashtoi mundësinë e përdorimit të pistave ushtarake për uljen e avionëve të drogës.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com