Sipas portaleve, ish-ministri i Brendshëm është kthyer sot në atdhe dhe pas kësaj kanë publikuar një foto, ku shihet Tahiri ulur në një ndenjëse avioni. Fotoja është publikuar në disa portale, ku sipas tyre, ai po kthehet nga Gjermania drejt Tiranës.
Mësohet se Tahiri shkoi në Gjermani për të parë nga afër babain e tij të shtruar në spital.
Por Shqiptarja.com e ka konfirmuar nga Prokuroria se Tahiri nuk ka asnjë ndalim për lëvizje jashtë shtetit. Realisht nuk dihet koha kur është bërë kjo foto, as linja e avionit qe paska mare Tahiri, por imazhi tanimë po bën xhiron në internet, pasi aktualisht çdo lëvizje qoftë dhe heshtjea e ish-ministrit përbën lajm.
Kohët e fundit, Saimir Tahiri është vënë në shënjestër të opozitës dhe mediave pas publikimit të dosjes kriminale të kushërinjve të tij të largët që dyshohet se kanë luajtur për vite me radhë trafikun e drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.
(Saimir Tahiri në avion)
d.c./shqiptarja.com









