TIRANE-Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është në hetim nga prokuroria në dosjen e ‘Habiljave’ por nuk ka asnjë masë kufizuese për të lëvizur jashtë vendit, pasi nuk i është bllokuar pasaporta.

Sqarimi nga prokuroria për Report Tv, vjen pas lajmeve në media se Saimir Tahiri është larguar për në Gjermani ditën e sotme.

Ish-ministri pavarësisht hetimeve që vijojnë nga organi i Akuzës është i lirë për të lëvizur.

Burime për Report Tv pohojnë se në Gjermani ndodhet në një vizitë private, ndërsa do të kthehet nesër. 

Është larguar dje për në Gjermani për arsye personale, ndërsa do të kthehet nesër” tha një burim pranë ish-ministrit për Report Tv.

Hetimet ndaj ish-ministrit vijojnë në gjendje të lirë, pasi rrëzimit të kërkesës së prokurorisë nga Kuvendi për lejimin e autorizimit për arrestim.

(dy.b/shqiptarja.com)