TIRANË - Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i pranishëm në Komisionin e Ligjeve në Kuvend, ka deklaruar se, përkrah idenë e heqjes së 5 mijë lekëshit që jepet për lindjen e çdo fëmije.
Sipas tij, këto para që hiqen për fëmijët, duhet ti kalojnë gjendjes civile, me qëllim që ti përdor ajo.
Duke folur para deputetëve të mazhorancës dhe opozitës, Tahiri deklaroi se, e ka gjetur Ministrinë e Brendshme me “26 milionë dollarë borxhe”.
Ai ka theksuar se, “buxheti i vitit 2014 nuk është se e zgjidh çështjen e emergjencave civile, pasi pallatet e reja nuk kanë infrastrukturën për raste emergjente dhe regjistri i adresave nuk është në punë”. “Puna e nisur ka qenë gabim”, ka thënë Tahiri.
Sipas ministrit, në buxhetin e 2014, 260 milionë lekë do të shkojnë për mbështetjen e familjeve të policëve të rënë në krye të detyrës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com