Tahiri në Kuvend: Për Emergjencat
Civile na lanë vetëm 570 dollarë

Tahiri në Kuvend: Për Emergjencat<br />Civile na lanë vetëm 570 dollarë
TIRANË -  Ministri i Brendshëm paraqiti në komisionin e Sigurisë situatën alarmante ku ndodhet fondi i emergjencave por dhe situatën e kriminalitetit dhe të policisë.
Në seancën dëgjimore të kërkuar nga mazhoranca u raportua dhe për emërimet e reja në polici.

Ndërkaq ka pasur debate të ashpra në Komisionin e Sigurisë në lidhje me emërimet në Policinë e Shtetit. Ish-ministri i Bredshëm, aktualisht deputet i PD-së, Flamur Noka ka kërkuar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, argumente në lidhje me emërimet e bëra në Policinë e Shtetit.

EMERGJENCAT: LARG O ZOT ISHALLA S'NA VIJNE
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaron se fondi i lënë nga qeveria e Berishës për të përballuar emergjencat civile është vetëm 570 dollarë. Sipas tij vetëm në tre muaj, janë dhënë 1.2 mln dollarë nga ky fond i cili ishte parashikuar të jepet për të gjithë vitin.
 
“Qeveria e kaluar në 3 muaj ka bërë transferta fondesh e shpenzime kryesisht në zyrat rajonale të emergjencave në 1.2 milionë dollarë që ishte parashikuar për gjithë vitin. Kjo është përdorur për dëmshpërblime e punime. Fondi i mbetur është 570 dollarë për të përballuar emergjencat civile”, - deklaroi ministri Tahiri, në Komisionin e Sigurisë duke shtuar se, “larg o zot ishalla sna vijnë se me këto para nuk ia dalim”

“Gjendja e rezervave të shtetit është më shumë se alarmante. Nuk kemi në disopozicion asgjë në rezervat e shtetit. Është një institucion që rri në këmbë kot. Sheqer nga 40 mijë sheqe, kemi 85 kilogramë, fasule kemi zero. Konserva mishi nga 10 mijë janë 221 copë. Nga 100 mijë litra karburant janë zero”, tha Tahiri.

Gjatë raportimit në Kuvend, ministri Tahiri kërkoi ngritjen e një grupi pune për të adresuar çështjet. “Ne sot kemi në dispozicion një situatë më shumë se dramatike. Jemi të papërgatitur për të përballuar emergjencat civile të çfarëdo lloji.

Të mos ngelemi ti lutemi zotit e shfrytëzoj të përballojmë bashkë. Me 570 dollarë një familje e vete nuk mund të përballojë emergjencat e veta. Të ngremë një grup pune për të adresuar çështjet që prekin qytetarët për emergjencat civile”, tha Tahiri në Kuvend.

TAHIRI: BORXHI I MINISTRISE SE BRENDSHME 26 MLN DOLLARE
"Borxhi i ministrisë së Brendshme është 26 milione dollarë nga këta janë  investime të pashlyere 10 mln dollarë”. Zonat me rrezik përmbytjeje janë disa komuna e lagje në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier. Dëmet nga përmbytjet në Shkodër në periudhën dhjetor 2010- 2011 janë vlerësuar në 32 miliardë dollar dhe u dëmshpërblyen vetëm 36 %"
 
TAHIRI: KEMI BOREPASTRUESE POR JO SHOFER
“Kemi parkun më të amortizuar që mund të kishim. Me mjete që datojnë nga 1961.
Parku më i amortizuar sa i takon mjeteve për përballimin e emergjencave civile. Me mjete që datojnë nga 1961. Kemi 2 borëpastruese të mira kemi borëpastruese, por s'kemi buxhet për shoferët. “

TAHIRI: SI E GJETA POLICINE
Sa i takon kriminalitetit, situatës së rendit dhe infrastrukturës së policisë ministri Tahiri tha se kemi të bëjmë me një situatë alarmante.

“Shifrat e kriminalitetit janë alarmante. Perceptimi im në të gjitha nivelet lë të kuptojmë që kemi tulatjen, trëmbjen dhe mungesën e inisiativës brenda radhëve të policisë së shtetit. Nuk janë të radha rastet e tradhëtisë ndaj policisë së shtetit dhe shkeljet e të drejtave të njeriut apo fenomene të tjera të “
 
Fjala e ministrit u ndërpre disa herë nga deputetët e PD-së të cilët kërkonin që Tahiri të përgjigjej për atë që është thirrur.

“Kemi gjetur situatë korrupsioni të përhapur. Për të cilën jemi dedikuar ta luftojëm, atë por dhe pandëshueshmërinë dhe klimën gati pjellore për aferat e korrupsionit brenda policisë por dhe jashtë saj. “- tha Tahiri.

Sipas Tahirit "Didi ka vazhduar procesin e nisur nga paraardhësi për lëvizjet  dhe se ndryshimet janë propozuar nga z.Hysni Burgaj".

PATOZI: VINI ME NJË BILANC DRAMATIK, DIDI NUK PERMBUSH KRITERET
Deputeti i PD-së në emër të deputetë të opozitës akuzoi se po e shndërron policinë "në një trupë teatrore ambulante"
“Vini me një bilanc dramatik për 45 ditë. Nëse keni pasur qëllim për tu vënë në qendër të vëmendjes ju ia keni arritur: me ndryshimet drastike të cilat janë arbitrare dhe të paligjshme. Paligjshmëria nis me Drejtorin e policisë së Shtetit, Artan Didi i cili nuk përmbush kriteret e ligjit. Çfarë ju bën ju që të viheni mbi ligjin? Ju nuk keni pasur qëllim të mirë të emëroni dhe të shkarkoni në një ditë. “
“Rama ka vendosur të keqpërdorë policinë. Policia shkon në aksion pasi të kenë shkuar fillimisht kamerat televizive.  Nuk di të jetë ulur numri i vrasjeve. Policinë po e keqpërdorni.Po e ktheni në vitin e mbrapshtë 2001. ”- tha Patozi
 
FLAMUR NOKA: ALARMANTE NUK JANE EMERGJENCAT POR EMERIMET 
Ish ministri i Rendit Flamur Noka tha se Tahiri “bëri një hartim”. “Emergjencat me fasule është koncept Bolshevik në borxhezi janë paratë. A kishte shpenzime fondesh të paligjshme? Pse nuk morët borxh për emergjencat? Alarmante nuk është cështja e emergjencave por e emërimeve në shkelje të ligjit".

TAHIRI: PARA QYTETARËVE JEMI TË BARABARTË  
Gjatë debatit në Komisionin e Sigurisë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri tha se, “jam shumë i hapur që diskutojmë bashkë. E kuptoj që edhe mes shqetësimeve ka edhe fryerje dhe sipas nuancave politike vijnë këtu. Mua personalisht më shqetëson fakti që nuk jemi në gjendje të përballemi me emergjencat civile. Në buxhetin e emergjencave kemi vetëm 570 dollarë. Ju merreni me Drejtorin e Policisë, hajde të merremi çdo ditë e natë. Nuk besoj që sot qytetarët të kuptojnë, që me 570 dollarët e lënë prej jush nuk ja dalim dhe me 5 makina pa shoferë, nuk ja dalim dot”.

Tahiri tha se, “siguroj secilin prej deputetëve se, kuptoj shumë mirë dhe nuk duhet të thuhen gjërat disa herë. Kemi mungesë kapacitetesh për të menaxhuar emergjencat civile. Por ne skemi as rezerva dhe as para për të përballur emergjencat. Kemi trashëguar këtë situatë dhe unë nuk po i shmangem përgjegjësisë, por kërkoj që së bashku ta zgjidhim këtë situatë”.

“Përsa i takon emergjencave, kemi hartuar një sërë masash që do e dorëzojmë në kryeministri. Por prandaj unë erdha në këtë seanca, që planin ta diskutonim bashkë, ti ndajmë përgjegjësitë me Kuvendin. Unë jam shumë i hapur, që bashkë me kolegët e komisionit ta rishikojmë planin e masave dhe të bien sërish bashkë dakord për mënyrën se si do përballemi me emergjencat civile, pasi përballë qytetarëve jemi të gjithë njëlloj”, tha Tahiri gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë në Kuvend.

DEBATE TË ASHPRA PËR EMËRIMET NË POLICINË E SHTETIT
Debate të ashpra në Komisionin e Sigurisë në lidhje me emërimet në Policinë e Shtetit. Ish-ministri i Bredshëm, aktualisht deputet i PD-së, Flamur Noka, ka kërkuar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, argumente në lidhje me emërimet e bëra në Policinë e Shtetit.

NOKA: EMËRIME TË PALIGJSHME NË POLICI
Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat, Flamur Noka tha se, nuk janë zbatuar tre kriteret e ligjit për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm. “Tre kriteret e ligjit për emërimin e drejtorit të Përgjithshëm, i keni shkelur. Asnjë nga dy zv/drejtorët nuk ka gradën, madje njëri ka dhe masë disiplinore. Keni emëruar drejtorë, kur i keni larguar vetë ju. Ligji po shkelet dhe ju e keni shkelur ligjin. Nga goja e një ministri kur del akuza, kriminalizim në polici, apo korrupsion, duhet të ketë fakte dhe ata njerëz duhet të shkojnë në prokurori. Deri më tani keni bërë vetëm fshesë, hakmarrje politike".

"Kur ju ishit në opozitë, shqetësim ishte krimi në familje dhe krimi për pasionin. Ne e pranuam që kishte rritje. Kurse sot, tritol policit, qytetarit, biznesmenit etj. Ka pasur me qindra dhe mijëra denoncime dhe sigurisht që në punën e saj ka edhe përgjime  të elememntit kriminal dhe nëse në këto përgjime del emri juaj zoti ministër apo i kryeministrit, këto nuk janë përgjime të bëra", tha Noka.
 
TAHIRI: EMËRIMI I DREJTORIT TË POLICISË SIPAS LIGJIT
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka deklaruar në komisionin e Sigurisë në Kuvend se, emërimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit është bërë konform ligjit dhe ai i ka vitet e punës siç e kërkon ligji i Policisë së Shtetit. Ai tha se, emërimet në polici janë bërë për t’iu përgjigjur luftës ndaj krimit.

“Me emërimet në Policinë e Shtetit, ka ndryshime drastike në drejtimin e kësaj strukture dhe unë jam shumë i lumtur, pasi qytetarët prandaj kanë votuar në datën 23 Qershor. Drejtuesi e policisë duheshin emëruar pasi këto drejtues nuk i përgjigjeshin luftës ndaj krimit që ne do të bëjmë. Ju respektoj duke u përgjigjur, e jo duke bërë zhurmë”, tha Tahi.

Duke u përgjigjur për emërimin e Drejtorit të Policisë së Shtetit, Tahiri tha:
A e ka gradën drejtori i Policisë së Shtetit, për së paku 3 vjet? Po e ka.
Artan Didi ka shërbyer në gradën ekuivalente të gradës Drejtues i Parë, 5 vjet e 10 muaj.
Përsa i takon shkollimit, Artan Didi, jo vetëm ka përfunduar shërbimin përkatës, por ka qenë profesor në Akademinë e Policisë, ka dhënë mësim aty.
Për 16 vjet shërbim brenda 20 viteve, Artan Didi ka 16 vjet shërbim si punonjës policie dhe është plagosur dy herë gjatë detyrës.

Duke iu kundërpërgjigjur ministri Tahiri, deputetit Noka tha se, “nëse ripranimi bëhet 40 muaj pas largimit nga policia, ripranimi bëhet me një gradë më të ulët se ajo që ka pasur kur është larguar. Jeni duke krijuar një shtet policor”.
Në këtë debat ka ndërhyrë edhe kreu i komisionit, Spartak Braho i cili tha: Shkoni në gjykatë të zgjidhni këtë punë, pasi ne nuk jemi në gjykatë këtu.

Mosha më e madhe e efektivëve të policisë
Sipas ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, Shqipëria ka moshën më të madhe të efektivëve të policisë në Europë. “Mosha mesatare e Policisë së Shtetit është 44 vjeç dhe kemi më pak punonjës policie se çdo vend në Europë. Në shumicën më të madhe, punonjësit e policisë nuk janë me shkollë të lartë. Policia e Shtetit, është sot poshtë mesataresh së dijes krahasuar me shoqërinë”.
Tahiri tha se, “kur Flamur Noka ka emëruar 85 veta që janë emëruar më 28 maj dhe rroga u ka nisur që në 15 maj dhe kjo do të hetohet pasi  është shpërdorim detyre”.

NOKA: GJATË PUNËS, KA PASUR PËRGJIME. TAHIRI: KRIMI EKONOMIK, JO NDËSHKIM KOLEKTIV
Gjatë fjalës së tij, deputetit i PD-së, Flamur Noka ka folur edhe për përgjimet që ka bërë policia dhe sektori i luftës ndaj krimit ekonomik. “Ka pasur me qindra dhe mijëra denoncime dhe sigurisht që në punën e saj ka edhe përgjime  të elememntit kriminal dhe nëse në këto përgjime del emri juaj zoti ministër apo i kryeministrit, këto nuk janë përgjime të bëra", tha Noka.
 
Ndërkaq, ministri Sajmir Tahiri tha se, “për sektorin e luftës ndaj krimin ekonomik, dua të bëj me dije se nuk ka asnjë ndëshkim kolektiv, por ajo që ka ndodhur është në kufinjtë e skandalit.

“Në dijeni për lojërat e fatit kanë qenë, ish-ministri Bujar Nishani, Drejtori Hysni Burgaj, dhe ish-ministri Flamur Noka, dhe të gjithë këta nuk kanë bërë asgjë. Por nëse ministri para meje nuk ka pasur dijeni atëherë ka qenë i shkëputur nga kjo botë. Pasi të nisnim aksionin policor, duhej të mbanin nën vëzhgim edhe strukturën që duhej ta luftonte”, tha Tahiri gjatë fjalës në komisionin e Sigurisë.  

Sipas ministrit, “në këtë vit janë afërsisht raste të proceduara në prokurori, 90 % janë bërë gjatë operacionit “Fund marrëzisë”. Kjo është një sipërmarrje që do të mbyllet fare dhe po bëjmë gati ligjin që të mbyllet si biznes në Shqipëri”.

Ndërkaq që ish-ministri Flamur Noka kërkoi nga Tahiri se, “kush ka spiunuar dhe keni dokumenta çoi në burg, por jo dënim kolektiv”.
 
Përfundon hetimi i SHKB-së në Policinë e Shtetit
Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë, Sajmir Tahir tha se, “para dy ditësh ka përfunduar hetimi i SHKB-së”, duke treguar dhe disa nga rezultatet dala nga hetimi.
21 punonjës të luftës ndaj krimit ekonomik, janë dënuar me shkelje të rëndë disiplinore
5 punonjës të luftës ndaj krimit ekonomik, për përjashtim nga strukturat e policisë së shtetuit
11 punonjës të luftës ndaj krimit ekonomik, ulje në gradë
4 punonjës të luftës ndaj krimit ekonomik, pezullim pa pagesë
1 punonjës të luftës ndaj krimit ekonomik, shtyrje afati të marrjes së gradës.
Sipas meje, nga dita që është emëruar duhet të bëjë punën si kreu i Policisë së Shtetit, pa u marrë me aktivitete politike, e jo siç ka ndodhur më parë, kur drejtorët përziheshin me aktivitete politike.
 
STERKAJ-NOKËS: TË KEMI THIRRUR PËR ÇIZMET E NA KE FOLË PËR KAPELET
I ashpër në fjalën e tij, ka qenë edhe deputeti socialist Paulin Sterkaj, i cili ka akuzuar ish-ministrin Flamur Noka, se gjatë kohës kur ai ka drejtuar Ministrinë e Brendshme, ka qenë koha më e keqe e Policisë së Shtetit.

“Ti zoti Flamur edhe kur ke qenë ministër nuk ke ditur ti japësh përgjigje atyre që të kemi thirrur. Të kemi thirrur për çizmet e na ke folë për kapelet. Veç në kohën  tënde janë 60 vrasje dhe këto janë bërë me fut terrorin në popullin shqiptar për tu marrë votën. Në territorin shqiptar, kanë marrë njerëz dhe kanë futur brenda gjatë fushatës. Janë vrarë deputetë, kryetari i komunës dhe ju nuk i keni zbardhë këto çështje për të frikësuar opozitën. Shumë ngjarje i kemi zbuluar duke pirë kafe, pasi këtu nuk ka krim që bëhet e të mos e dijë opinioni. Policia ka shkuar gjithmonë me vonesë në vendngjarje”.

I menjëherë ka qenë edhe reagimi i ish-ministrit Flamur Noka. “Zbulushmëria e krimit gjatë kohës kur kam qenë ministër ka qenë rekord në 20 vite”.

Ndërsa Sterkaj tha, “statistikat janë mashtrimet e policisë shqiptare dhe nëse ministri Sajmir Tahiri e depolitizon policinë bën gjënë më të mirë për këtë vend. Ti shkulim rrënjët e policisë së politizuar por puna e tyre të matet me rezultate”.
 
TAHIRI: KRIMI NUK DO JETË MË, MË I FORTË SE SHTETI
Duke bërë një mbyllje të raportimit të tij në Kuvend, ministri Sajmir Tahiri tha se, “e shoh si ndërgjegjësim për shoqërinë për ti dalë përpara fatkeqësive. Më mirë sot ta parandalojmë këto fatkeqësi se sa të shkojmë nesër dhe të japin intervista televizive”.

“Kemi dhënë shenja për luftën ndaj korrupsionit. Dy ditë më parë, është kapur sasia më e madhe e sasisë së kokainë dhe do doja ti ndanim bashkarisht këto rezultate. Unë jam shumë i hapur të konsultohem, veçanërisht me opozitën, për çdo problem që ata kanë me Policinë e Shtetit. Unë besoj që krimi luftohet duke qenë bashkë. Secili prej jush, në Ministrinë e Brendshme gjeni hapësirën për të bashkuar forcat dhe energjisë kundër kriminalitetit, krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë, qeveria dhe kryeministri do jemi në ballë të luftojmë këto fenomene, kur skenat që krimi është më i fortë se shtetit të mos përsëriten më”, përfundoi fjalën e tij, ministri Sajmir Tahiri.

Redaksia online
(Suela Gera/Artan Cena/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri

Euro 2024/ Zvicër 2-0 Itali, notat e lojtarëve! Barella dështim, Xhaka lider! Vargas më i miri