Tahiri në Lazarat, shmang Alikon 
çon Jenkins në kapanonet e Gates

Tahiri në Lazarat, shmang Alikon <br />çon Jenkins në kapanonet e Gates
LAZARAT - Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, së bashku me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor dhe Zgjerimin në Ministrinë e Jashtme të Britanisë së Madhe, Owen Jenkins, zhvilluan një vizitë në fshatin e Lazaratit për të parë nga afër rezultatet e operacionit antidrogë si dhe për të shqyrtuar mundësitë e zhvillimit të zonës nëpërmjet veprimtarive të ligjshme ekonomike.

Në këtë vizitë Tahiri e Jenkins u shoqëruan nga ambasadori britanik në vendin tonë Nicholas Cannon si dhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi.

Gjatë vizitës, zyrtari britanik Jenkins, ambasadori Cannon si dhe Ministri Tahiri kanë takuar dhe biseduar me banorë në qendër të fshatit Lazarat dhe më pas kanë parë nga afër kapanonet në pronësi të Gate Mahmutajt ku gjatë operacionit antikanabis u sekuestruan laboratorë droge, marijuanë, armë e bimë të mbjella narkotike.

tahiri

Nga ana e tyre banorët i kërkuan ministrit dhe Drejtorit te Pergjithshem Didi ngritjen e një poste policie në komunën Lazarat.

Vizita e Ministrit Tahiri dhe zyrtarit britanik Jenkins vjen në një kohë kur fshati famëkeq i Lazaratit i është rikthyer normalitetit, pas superaksionit të suksesshëm antikanabis.

Aksioni i Policisë së Shtetit, u përshëndet nga i gjithë opinioni ndërkombëtar, duke rezultuar edhe si një faktori kyç në marrjen e statusit kandidat, i cilësuar si një provë dhe vendosmëri e qeverisë për të luftuar trafikun e drogës dhe krimin e organiziuar.

tahiri


tahiri ne lazarat
Tahiri: Faktet dallojnë nga llafet

Pas vizitës në Lazarat, në një postim në rrjetin social Twitter, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shkruan se faktet dallojnë nga llafet. “Vizita në Lazarat, vlerësimi më i mirë për punën tonë. Faktet dallojnë mirë llafet nga rezultatet e vërteta”, shkruan Tahiri në Twitter.  

tahiri ne twitter

























Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë