Tahiri: Operacioni antidrogë në Shkodër, shenjë e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin

TIRANE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e cilësoi sot operacionin kundër plantacioneve të kanabisit në Dukagjin dhe zonat përreth, si "shenjën e radhës të vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e lëndëve narkotike".
Ministri Tahiri reagoi pas operacionit antidrogë që po ndërmerr policia në zonën e Dukagjinit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Duke folur me statistika, ministri Tahiri thekson se "344 407 bimë kanabis janë asgjësuar nga 1 qershori 2014 deri më sot". Kjo, sipas tij, është 25 herë më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Në rrethin e Shkodrës u asgjësuan sot 34 000 rrënjë kanabis, gjatë një operacioni të mirëorganizuar nga Policia e Shtetit. Operacioni i ndërmarrë gjatë ditës së sotme është ndër operacionet më të gjera të zhvilluara nga strukturat e policisë për asgjësimin e sipërfaqeve të kultivuara me bimë narkotike, pas operacionit të zhvilluar në Lazarat.
Në përfundim të ditës së parë të operacionit policor, Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit për Sigurinë Publike, Altin Qato dha një prononcim për mediat, ku theksoi angazhimin e forcave policore për vijimin e këtij operacioni deri në përfundim të asgjësimit të të gjithë sipërfaqeve të konstatuara./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë