PRISHTINË, 23 dhjetor/ATSH/. - Ministrja për Dialogun e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri, priti në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songül Ozan, e cila shprehu mbështetjen e vendit të saj për dialogun mes shteteve me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, ben te ditur KosovaPress.
Në takim, Tahiri e ka njoftuar ambasadoren Ozan me procesin e formimit të institucioneve të reja të Kosovës deh, synimet dhe prioritet e Qeverisë. Ajo ka folur edhe për rrjedhat dhe rëndësinë e dialogut në forcimin e perspektives euroatlantike të Kosovës përmes Marrëveshjes për Stabilizim Asocim dhe kontributit për fqinjësi të mirë dhe stabilitet rajonal.
Tahiri e ka falënderuar ambasadoren turke për bashkëpunim bilateral, përkrahjen e vazhdueshme të Republikës së Turqisë në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës, në angazhimet për shtimin e njohjeve dhe anëtarësimin e shtetit të Kosovës në organizata relevante ndërkombëtare, thuhet në njoftimin nga takimi.
Ambasadorja Ozan e ka rikonfirmuar mbështetjen e Turqisë për Kosovën në perspektivën euroatlantike dhe në fuqizimin e mëtejmë të subjektivitetit ndërkombëtar. Ajo ka thënë se edhe bashkëpunimi ekonomik mes të dyja vendeve do të thellohet, e po ashtu marrëdhëniet do të fuqizohen edhe më tej në të gjitha sferat, thuhet në komunikatë. /a.ke/










