Tahiri:Pa marrëveshje për drejtësi
nuk zbatohet ajo për gjykatat

Tahiri:Pa marrëveshje për drejtësi<br />nuk zbatohet ajo për gjykatat
PRISHTINË - Edhe pse e arritur në parim marrëveshja për sistemin e drejtësisë më 19 prill mes Kosovës dhe Serbisë për formimin e një gjykate në veriun e Mitrovicës, ende kjo ujdi nuk është konkluduar. Kryenegociatorja në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, tha për RTK-në se pa u mbyllur plani për zbatimin e marrëveshjes për drejtësi, nuk do të fillojë të zbatohet ajo për gjykatat.
 
“Plani për zbatimit për pjesën e një gjykate që ka qenë edhe me herët në Mitrovicë pra Gjykata Themelore tani duhet të zbatohet. Kjo çështje ka qenë pikë diskutimi kemi pritur të përmbylllim në muajin mars por kjo nuk ndodhi dhe ka mbetur të ndodh në një takim në mes kryeministrave për të cil9n nuk edi kur do të mbahet por pa u mbyllur plani për zbatim nuk do të filloj zbatimi për qështjën e Gjykatës Themelore,” shprehet zëvendës-kryeministrja Edita Tahiri.
 
Tahiri shtoi se kjo marrëveshje do t`i shuajë njëherë e përgjithmonë kërkesat e shtetit serb që të ketë gjykata të veçanta në Veri të Mitrovicës. Ajo saktësoi se puna e këtij organi të drejtësisë do të zhvillohet në kuadër të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjeve të Kosovës.
 
“Patjetër sic është bërë betimi edhe i policëve nga komunitteti serb dhe trajnimi tyre në shkollën e sigurisë në Vushtrrri do të bëjën betimin e gjyqtarët serb dhe do te trajnohën për këtë çështje”.
 
Njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë thonë se kjo marrëveshje është dashur të zbatohet atëherë kur është arritur pajtueshmëria ndërmjet palëve. Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, tha për RTK-në se pavarësisht pajtueshmërisë ndërmjet palëve për sistemin e drejtësisë në vëri, ende s`ka ndryshuar asgjë në atë pjesë.
 
Sipas kësaj marrëveshjeje të arritur në parim, është thënë se kryetari i Gjykatës Themelore në Veri do të jetë nga nacionaliteti serb, kurse kryeprokurori shqiptar. Ata do ta drejtojnë Gjykatën e cila do t`u shërbejë shtatë komunave ku struktura etnike do të jetë 60 për qind shqiptare, kurse 40 për qind serbe./RTK/
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje