Tahiri padit Palokën: Nëse ke një
provë të vetme shko në prokurori

Tahiri padit Palokën: Nëse ke një<br />provë të vetme shko në prokurori
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka ngritur padi penale për kryetarin e grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Në një njoftim nga Ministria e Brendshme, theksohet se Paloka ka bërë një sërë shpifjesh ndaj Tahirit.  

“Sot Ministri Saimir Tahiri i kërkoi zyrës juridike formulimin e padisë penale dhe civile për kryetarin e grupit parlamentar të PD Edi Paloka, lidhur me derdhjen në publik të një sasie shpifjesh të pazakonshme edhe për një shpifës profesionist si Edi Paloka”, theksohet në njëoftimin e MB.

Në padinë e përgatitur, theksohet se nëse Edi Paloka ka prova ato duhet t’i tregojë para një trupi gjykues. “Ministri Tahiri është i gatshëm që në rastin e paraqitjes së një prove të vetme nga Edi Paloka, lidhur me akuzat e ngritura sot, të përballet me të vërtetën në të gjitha mënyrat, për përgjegjësinë që mban në detyrë por edhe para ligjit e drejtësisë po ashtu. Në të kundërt drejtësia duhet ta ndihmojë Edi Palokën të mësojë se koha e pandëshkueshmërisë për zanatin e tij të ulët ka mbaruar”, theksohet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një deklaratë për mediat ka sulmuar ashpër ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri. Ai tha se po u bën presion Prokurorisë dhe medias. Sipas numrit dy të PD-së Tahiri, miku i Emiljano Shullazit, ka lidhje me krimin e organizuar e po ashtu dyshohet edhe për mbështetje te narkotrafikanteve. Kjo është padia e dytë për Edi Palokën, e ndërsa para ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, ishte kryeministri Edi Rama që ngriti një padi për shpifje ndaj tij. 

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave

EKSKLUZIVE/ 'Bëni armët gati dhe kur të them unë qëlloni në mish!' Xhaxhai i Aleks Nikës për Report TV zbulon bisedat në kasetën e dorëzuar në SPAK: Është mbretëresha e provave