TIRANE - Deputet i PDIU-së duke i bërë thirrje qytetarëve për të mbështetur kauzën çame thotë se protesta dot ë zhvillohet për t’i kërkuar Athinës heqjen e ligjit të luftës dhe zgjidhjen e çështjes çame ashtu siç ajo kërkon varrezat e ushtarëve grekë.  

Tahiri thotë se Papulias dhe ambasada greke i trembet tubimit, kjo është arsyeja pse policia protestën e parashikuar në orën 10 tek Presidenca e  zhvendosi tek Piramida.

Policia njoftoi dje për zhvendosjen e protestes.   Policia e zhvendosi te Piramida

CFARE SHKRUAN MUHEDINI NE FACEBOOK
 
Të dashur miq, dashamirës dhe mbështetës të kauzës Kombëtare Çame. Ndryshon vendi i protestës, nga sheshi përballë presidencës do të zhvendoset përballë piramidës. Ne, Ju ftojmë të gjithëve të bëheni pjesë e kësaj proteste. Presidenti i greqisë dhe ambasada greke në tiranë sot i janë trembur tubimit paqësor të shoqatës çamëria, nesër në tiranë. Protesta ishte parashikuar të zhvillohej përpara presidencës në orën 10, por presidenti grek i është trembur kësaj protestë e ndaj për masa sigurie, kjo protestë do të zhvillohet përpara piramidës, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në po të njëjtën orë. Kjo është hera e dytë që papulias i trembet një tubimi, i cili i kujton mirë genocidin që greqia ushtroi mbi popullsinë e shqiptarëve të çamërisë. Kjo është hera e dytë që greqia kërcënon për ndërprerjëe të vizitës zyrtare , në rast se camët nuk e ndalin protestën e tyre. Kjo është hera e dytë që vetë papulias ka frikë të shohë sytë e çamëve, sepsëe me siguri do ti dalin përballë makabritetet që greqia ushtroi ndaj nesh. Tubimi ynë këtë ka si qëllim, që ti kujtojë greqisë dhe vetë zotit president se çështja jonë është e gjalllë dhe nuk mund ta zhbëjë as zhvendosja e një tubimi dhe as frika që ka pushtuar më shumë se kurrë presidentin. Protesta jonë nesër do të bëhët përpara piramidës në bulevardin dëshmorët e kombit. Ne do të jemi nesër aty zoti papulias, në orën 10, për të të rikujtuar se sot është koha që ti mos ti trembesh më çështjes çamë dhe tubimeve. Ne do të jemi nesër aty zoti president për të të rikujtuar që qashtu sic juve kërkoni varrezat e ushtarëve grekë në shqipëri, çamët kërkojnë varrezat e tyre në çamëri. Ne do të jemi aty zoti papulias për të protestuar që greqia, shteti ku juve jeni president, të heqë ligjin e luftës me shqipërinë. Ne do të jemi aty zoti papulias, ndaj ti nuk duhet të trembesh ne , por nga zoti.


Tahir Muhedini

(Ne foto postimi i Tahir Muhedinit mbreme ne facebook)

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)