Tahiri: PD flet për varfërinë të enjten
​ të premten nisen për pushime jashtë

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka akuzuar opozitën për hipokrizi në lidhje me deklaratat e saj për varfërinë. Tahiri tha se deputetët e PD flasin të enjten për varfërinë e shqiptarëve, ndërsa të premten nisen për pushime luksoze jashtë vendit. Sipas tij, fëmijët e deputetëve të PD thyejnë rrjetin me foto luksi. 

“Sa më shumë të shpifni ju aq më shumë ka mundësi ka të dalë nga ky parlament e vërteta. Sot flasim për buxhetin e vitit tjetër dhe në çdo parlament ka pasur plot debate që zgjasin me ditë dhe javë, për ta bërë buxhetin më të mirë dhe funksional. Por kërkund dhe kërkund vërtetë mua nuk më ka hasur që një opozitë edhe ditën kur debatohet buxheti për shqiptarët të errësohet aq shumë sa të shpifë. Kjo sepse hipokrizia është kthyer në sport, në sportin e së enjtes. E enjtja dita e sportit të hipokrizisë. Çdo të enjte flitet për varfërinë, por të premten ka ca që ikin për fundjavë jashtë vendit. Ka ca të tjerë që fëmijët thyejnë rrjetin me foto luksi”, u shpreh Tahiri, ndërsa shtoi se PD flet për gjithçka, por vetëm për buxhetin jo. 

Ministri i Brendshëm akuzoi dhe kryetarin demokrat Lulzim Basha se s'ka bërë asgjë për të luftuar varfërinë. Sipas tij, Basha ishte në krye të Bashkisë së Tiranës dhe nuk shpërndau asnjë banesë sociale për familjet në nevojë.
 
"Ka shqiptarë të varfër, por varfëria më e madhe është padrejtësia. Rekordmeni i paaftësisë, ky medemeku që e keni kryetar partie, nuk shpërndau asnjë banesë sociale, pavarësisht se di Rama i la 500 banesa sociale. Ju as legalizoni shtëpitë, por bizneset se aty kishit paratë. Kthyet hipotekën në pengmarrësin institucional.
 
Në këto 3 vite janë bërë gati  mbi 100 mijë legalizime, janë 54 herë më shumë sesa bëtë ju në 8 vjet. Sot të varfrit taksohen më pak, në mënyrë më të ndershme. Ju gjithsej në 8 vjet spostuat nga buxheti për rritjen e pagave dhe pensioneve vetëm 124 mln dollarë
", tha Tahiri.
 
Ai i bëri thirrje Partisë Demokratike që të votojë buxhetin e vitit të ardhshëm, pasi ai buxhet spastron drejtësinë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.  
 
"Buxhetin e reformës do e votoni apo jo? Ju mund të keni kundërshti për mënyrën si do pastrohen gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, por ju nuk keni qenë kundër qëllimit, por të paktën votoni mekanizmin financiar. Ky buxhet është për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar? Jeni me gjyqtarët e korruptuar apo jeni me qytetarët? Ndajeni dhe votoni më pas", u shpreh Tahiri. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase

Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase