Tahiri: Po luftojmë kriminalitetin! 
Ndoka: JO! Policia po keqpërdoret!

Tahiri: Po luftojmë kriminalitetin! <br />Ndoka: JO! Policia po keqpërdoret!
TIRANE - Debatet kanë shoqëruar ditën e sotme mbledhjen e Komisionit të Ligjeve, mes Ministrit të Brendshmë Saimir Tahiri, prezent për diskutime për buxhetin e vitit të ardhshëm, dhe përfaqësuesit të vetëm të opozitës i cili nuk i është bashkuar bojkotit, Nard Ndoka.

Në fjalën e tij Tahiri, u shpreh se për vitin 2015 ka një rritje të buxhetit në masën 14.7% duke çuar në total në 19.5 miliardë lekë fondin e akorduar nga qeveria për Ministrinë e Brendshme. Tahiri theksoi se objektivi kryesor për vitin e ardhshëm, të dikasterit që ai drejton do të jetë shkrirja e regjistrit të gjendjes civile me regjistrin e adresave.
Gjithashtu Tahiri u shpreh se Ministria e Brendshme ka detyrime të prapambetura nga fatkeqësitë natyrore në vlerën e 1.8 miliardë lekësh. Fjala e plotë e Ministrit Saimir Tahiri në Komisionin e Ligjeve
 
Megjithatë sipas liderit të Partisë Demokristiane, policia e shtetit po keqpërdoret, veçanërisht sa i përket aksionit të OSHEE-së për abuzuesit e energjisë elektrike. Ndoka u shpreh se edhe fondet për këtë dikaster po përdoren mediatikisht për aksione politike.
 
Sa i përket fondit të emergjencave Ndoka, akuzoi se qytetarët e Shkodrës ende nuk kanë marrë dëmshpërblim për përmbytjet ndërsa kërkoi që tek fondi i emergjencave të përfshiheshin edhe detyrimet ndaj këtyre qytetarëve.
 
“Policia futet gjithandej , po keqpërdoret policia pasi bashkë me një elektriçist shkon dhe nje polic. Fondet po përdoren mediatikisht për aksione politike. Fondit të emergjencave civile nuk i keni dhënë rëndësinë e duhur. Rasti i Shkodrës s’kanë marrë dëmshpërblim apo edhe atyre që u janë shembur shteëpitë. Cila është vendimarrja politike? Te fondi i emergjencave do doja të përfshiheshin detyrimet ndaj këtyre shtetasve.” tha Ndoka
 
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ministrit Tahiri i cili nënvizoi se policia e shtetit duhet të veprojë ndaj të gjithëve, përfshirë këtu edhe abuzuesit e energjisë elektrike. Sipas Ministrit buxheti i akorduar reflekton prioritetin e qeverisë për të luftuar kriminalitetin.
 
Ndërsa lidhur me fondin e emergjencave, u shpreh se detyrimi i trashëguar ikëtij fondi, i është kaluar Ministrisë së Financave, si detyrim i mbartur.
 
"Policia e shtetit duhet të veprojë ndaj të gjithëve. Policia po bën detyrën. Buxheti reflekton prioritetet e qeverisë që policia të luftojë kriminalitetin. Detyrimi i trashëguar e kemi kaluar në detyrimet e mbartura në Ministrinë e Financave. Presim pergjigje." nënvizon ministri

tahiri ne komision

Tahiri: Nuk mund të rekuperojmë në 1 vit detyrimet që na la PD
Më tej Ministri i Brendshëm është shprehur se ka një rritje prej 11% të rezervave të shtetit, çka sipas tij është një hap përpara, por se nuk mund të rekuperohet brenda një viti ajo që ai e quajti trashëgimi e shkatërrimit,  
 
“Për rezervat e shtetit ka një rritje 11%. Në raport me gjendjen e trashëguar kemi bere hapa para. Trashëgiminë e shkatërrimit pa asnjë kujtesë të rezervave se rekupërojme dot në një vit buxhetor. Këto janë mundësitë për të buxhetuar rezervat e shtetit. Edhe unë i pakënaqur jam.” tha Tahiri

tahiri ne komision

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna

Vdiq në robërinë ruse gazetarja ukrainase, Victoria Roshchyna