TIRANË – Partia Socialiste i ka bërë thirrje sot, punonjësve të ndershëm të Policisë së Shtetit të ngrihen në këmbë përkundër valës së lartë të krimeve që ka pushtuar vendin, që të tregojnë se shteti është në këmbë, pavarësisht se bien qeveritë.
Deputeti Saimir Tahiri ia drejtoi apelin punonjësve dhe drejtuesve “të ndershëm” të Policisë Shtetit me fjalët: “Ngrihuni në këmbë e bëni detyrën për të garantuar sigurinë publike dhe paprekshmërinë e qytetarëve shqiptarë! Tregoni se shteti është në këmbë pavarësisht se bien qeveritë! Tregoni se vetë Policia e Shtetit është në këmbë për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.”
Tahiri e përsëriti thirrjen e tij duke iu drejtuar sërish oficerëve dhe punonjësve “të përkushtuar” të Policisë së Shtetit: "Keni mbështetjen dhe besimin tonë për të bërë gjithçka është në dorën tuaj për të garantuar misionin kryesor: qytetarët shqiptarë kanë të drejtën absolute të jetojnë e të gëzojnë të qetë shëndetin, jetën dhe pronën e tyre dhe ne duhet ta garantojmë pa asnjë kusht.”
Arsyen e daljes me këtë deklaratë, Tahiri e shpjegoi që në krye, duke thënë se “vendi po përjeton një përshkallëzim kriminal të përmasave alarmante, të paparë e dëgjuar ndonjëherë më parë.
Nga dhuna dhe vrasjet në familje, te larja e hesapeve mafioze e deri të rishfaqja e maskave dhe grabitjeve në rrugë, Shqipëria është zhytur nën thundrën e kriminalitetit. Bëhet fjalë për krime të paralajmëruara, të denoncuara ose krime aq evidente e të hapura, sa Policia e Shtetit duhet t'i kishte ditur dhe t'i kishte parandaluar përpara se të vinin pasojat fatale.”
Akuzat e tij, ai ia drejtoi qeverisë “Berisha: “Megjithëse ka një Kryeministër e një Qeveri në detyrë,- tha ai, -“shteti është lënë si mall pa zot, qytetarët janë braktisur në mëshirë të fatit ndërsa Policia është kthyer në agjenci mortore që numëron viktimat.
Ne jemi të bindur se qytetarët meritojnë një tranzicinon paqësor të pushtetit, jo tranzicion të përgjakur të pushtetit, me anarki, vetëgjyqësi, armë të përhapura në masë njëlloj si në vitin '97 e po kështu me vrasje, plagosje, grabitje, banda, dhe larje hesapesh.
Pas shtatorit, do fillojë një kapitull i ri, edhe për Policinë e Shtetit. Por deri atëherë, mos braktisni ushtrimin e detyrës duke lënë qytetarët në mëshirë të krimit.
Jepini qytetarëve shqiptar atë që meritojnë, qetësinë publike për të jetuar të lirë nga kërcënimi i krimit. Pas shtatorit, të gjithë bashkë, do rilindim shpirtin, misionin dhe fuqinë e shtetit ligjor, duke rilindur skuadrën e policisë së shtetit.”
Në përfundim të deklaratës së tij në emër të PS-së, deputeti socialist iu drejtua edhe shkelësve të ligjit me një thirrje: “I bëjmë thirrje dhe atyre pak njerëzve që në këto ditë, e çojnë nëpër mend të shkelin ligjin apo të lajnë hesape kriminale. Ndaluni dhe bëni llogaritë mirë, përndryshe koha që forca e ligjit dhe drejtësisë të bëjë llogaritë me ju, vjen më shpejt se ç’e mendoni.”

Foto: Deputeti i Ps-se Saimir Tahiri, dhe skena nga vrasjet e diteve te fundit)
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO/Burgaj: Angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjeve