TIRANË - "Një hap tjetër drejt rikthimit të ligjshmërisë". Kështu e ka quajtur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri shembjen e kompleksit "Jon" sot në Vlorë.
"Shembem nje mase betoni, lindur i paligjshem. Nder te tjera, edhe kontraten e shitjes se tokes e kishin firmosur te vdekurit", shkruan Tahiri në faqen e tij në Facebook.
Ai ka shprehur gjithashtu respekt per punen e palodhur te INUK, forcat e xhenios dhe Policia e Shtetit.
Tahiri ka kërkuar që Prokuroria të vazhdojë hetimin e kësaj paligjshmërie skandaloze, por të çojë para drejtësisë ata që gatuan atë. "Shpresoj Prokuroria te mos ndalet, por mbi rrenojat e nje pallati te paligjshem qe sot nuk ekziston me, te ndertoje bazat e shendosha per nje hetim te plote e shterues, per te cuar para drejtesise e pas hekurave te gjithe ata qe sajuan, gatuan e perfituan nga kjo paligjshmeri skandaloze, masive e dhunuese sa kjo qe shembi eksplozivi sot", thotë Tahiri.
Tahiri i kundërvihet edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. "Me habiti Sali Berisha ne reagimin e tij. Ky qe nuk dinte ku binte Gerdeci, nuk dinte qe kishte baxhanak, nuk dinte qe i biri merrej me ate biznes te piset qe vrau 26 persona, dika detajet me te vogla per lejen e ndertimit dhe kushtet urbanistike te pallatit te paligjshem qe shembi eksplozivi sot", shprehet Tahiri.
Ai më tej ka shtuar se "ky njeri duhet pyetur i pari nga Prokuroria me kaq te dhena sa ka".

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com