Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri menjëherë pasi u mor në pyetje në Prokurorinë e Përgjithshme ndaj kallëzimit që është bërë nga KLD-ja pas akuzave që ai ka bërë ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj, ku ka theksuar se i qëndron të gjitha akuzave që ai ka bërë ndaj gjyqtarit.
 
Ndërkohë që ka thënë se në sistemin e drejtësisë nuk ka vetëm gjyqtarë që kanë bërë korrupsion në kurriz të qytetarëve, por kanë kryer edhe vepra të tjera penale si plagosje etj.

Isha në prokurori, iu përgjigja thirrjes së saj për të dhënë sqarimet për deklaratat që kam bërë ndaj gjyqtarit Aliaj, pas një kallëzimi nga KLD. Sqarova që i qëndroj deklarimeve që kam bërë, sepse unë besoj se ka shumë nevojë për të parë në detaje dhe në mënyrë të imët punën e çdo gjyqtari pavarësisht vullnetit që kemi ne për të zbatuar vendimet e tyre”.
 
Ai ka theksuar se, askush nuk mund ta ndalojë që të thotë të vërtetën mbi vendimet absurde e skandaloze të gjyqtarëve në vend në kurriz të qytetarëve shqiptarë.
 
S’më ndalon kërkush që të jap opinionet për vendime absurd gjyqtarësh pasi janë aty përtej qokave politike ndaj atyre që kanë kapur drejtësinë. S’jam i vetmi, por 99 % e qytetarëve që thonë se ka segmente në drejtësi që janë aty për shkak të qokave politike. Kam parë sesi gjyqtarë japin vendime në kufinjtë e vendimeve kriminale duke i dhënë rrugë ngjarjeve të rënda, me pasurinë, jetën e shëndetin e shqiptarëve. Cilado padi e këshillit të lartë të padrejtësisë, koorporatës që drejton sot sistemin gjyqësor më të korruptuar në Europë nuk do më ndalojë në asnjë moment të them fjalën time në atë që besoj, për atë që kërkojnë qytetarët, për reformimin e drejtësisë. Duhet të drejtojmë gishtin e të shfrytëzojmë hapsirë publike për të denoncuar çdo gjyqtarë që i trajton vendimet e gjykatave, pelerinën e çekiçin si një mundësi për të bërë qoka, korrupsion. Tahiri ka shtuar se, Këshilli i Lartë i Ndrikullave mund të merret me tw, duke theksuar se,: “Unë besoj se nderi më i madh që do i bënin vetes do jetë dita kur të kuptojnë se Drejtësia do jetë mënyra ë e mirë për ti dhënë dorën gjyqtarëve të ndershëm e për të hedhur në koshin e plehrave ata të korruptuarit. S’jam Basha që iu fsheh drejtësisë, as djali i Berishës që nuk erdhi në prokurori, zbatojmë vendimet e gjykatave. Pse të heshtim, për pazare që bëjnë gjyqtarët? S’ka asnjë çmim që më ndalon të flas e të them atë që është më e drejtë për Shqipërinë e shqiptarët” tha ai.

Tahiri ka shtuar se gjatë këtyre viteve në kurriz të shqiptarëve janë dhënë vendime që kanë sjellë jo vetëm probleme sociale, por edhe konflikte njerëzore. Sipas tij ka gjyqtarë që kanë liruar vrasës e përdhunues fëmijësh, duke treguar se sistemi gjyqësor po riciklon kriminalitetin në shoqëri.
 
 "Duke vënë në dukje vendime që kanë çuar në konflikte serioze e vrasje për shkak të padrejtësisë që prodhohet nga vendimet e gjykatave. Jeni dëshmitarë për gjyqtarë që kanë liruar vrasës, që kanë falur përdhunues fëmijësh. Sistemi gjyqësor riciklon kriminalitetin në shoqëri, kërcënon jetën e qytetarëve” tha ai.

 Duke u ndalur tek gjyqtari Arjan Aliaj, Tahiri ka shtuar se, Aliaj është pronar i një toke e vile, të një klienti të cilit i ka rikthyer pronën në mes të Tiranës.
 
Arjan Aliaj është i kapur në flagrancë nga një vendim që ka dhënë për kthim prone në tirane e nga prona ka fituar një vilë e tokë në po atë pronë. E quaj, të domosdoshme për tu verifikuar e akt kriminal e korruptim i një gjyqtari që me vendimin e tij i kthen pronën një qytetari dhe ai i fal në atë prinë një pjesë të tokës dhe një vilë trekatëshe. Kjo është shenjë të asaj që përfaqëson sot Aliaj dhe gjithë ajo pjesë e sëmurë e drejtësisë që duhet adresuar në reformën në drejtësi
Do vijoj denoncimet për çdo gjyqtar
” tha Tahiri.

I pyetur nga media për një urdhër arresti ndaj vetë Tahirit në lidhje me hetimet për dosjen “Imsi Catcher” Ministri u shpreh se ai nuk merret me ketë pjesë.

Unë nuk merrem me këtë. Çështjen konkrete ta vlerësojnë institucionet përkatëse. Mua më mbetet të përsëris atë që kam thënë. Që gjithçka kam deklaruar në çdo deklaratë dhe mundësi që kam pasur për të komunikuar nëpërmjet jush me publikun për sistemin gjyqësor në tërësi, apo duke drejtuar gishtin nominalisht për ata gjyqtarë, unë i qëndroj pikë për presje dhe nuk lëviz asnjë sekondë me çdo kosto”.

Pas deklarimeve të Tahirit në prokurori për këtë hetim do të dëshmojë dhe vetë gjyqtari Aliaj i akuzuar se ka shkelur ligjin në kryerjen e detyrës.

Tahiri është pyetur nga prokurorët Adnand Xholi dhe Altin Binaj, hetime që nisën pas hetimeve të nisura nga kallëzimi i KLD-së, ndërkohë që shpjegime pritet që të japë edhe gjyqtari Aliaj.

Pak kohë pas kallëzimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, Prokuroria sekuestroi pamjet filmike të deklaratave publike.
 
Në qershor, Këshilli i Lartë i Drejtësisë kallëzoi penalisht Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, per deklarata e tij kundër gjyqtarit Aliaj. Mbledhja u thirr nga kryetari i KLD-së pas atyre që i quan sulme të papranueshme, fyese dhe kërcënuese të ministrit të Brendshëm, Tahiri ndaj gjyqtarit.

Sipas KLD Gjatë diskutimeve, anëtarët e Këshillit, dënuan ashpër intimidimin që po i bëhet gjyqtarit Aliaj në veçanti, por edhe trupës gjyqësore në tërësi.


Prononcimi për mediat i ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, pas dëshmisë në Prokurori lidhur me kallëzimin ndaj tij nga KLD, pas deklaratave mbi gjyqtarin Aliaj: