"Tahiri", Rama: Prokurorët si
amatorë, s'pengojmë drejtësinë

amatorë, s'pengojmë drejtësinë

">
Deputeti Saimir Tahir është pezulluar nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe të gjitha postet drejtuese në këtë parti. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Edi Rama,i cili kundërshtoi prerë kërkesën e Prokurorisë për Krime të Rënda për arrestimin e deputetit.

Ai tha se socialistët do të votojnë unanimisht kundër kërkesës për arrestim, ndërsa shtoi se Tahiri nga ky moment do të jetë një njeri dhe deputet i lirë. Më tej, i pari i qeverisë sulmoi ashpër prokurorinë, duke thënë se po gjykojnë deputetin me mungesë të tmerrshme provash dhe me një bilanc memec në këto vite. 

Kryeministri Rama i ka cilësuar akuzat e hedhura nga Saimir Tahirit si një farsë të Prokurorisë, që sipas tij, është e veshur politikisht. Duke folur për herë të parë para Grupit Parlamentar të PS mbi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit si i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge, kryeministri tha se nuk do bëjë avokatin e Saimir Tahirit, por do presë drejtësinë që të flasë dhe të japë verdiktin final.

Rama e cilësoi Tahirin si ministrin më popullor, më të suksesshëm, por edhe më të urryerin, duke shtuar se e ka mbrojtur atë për shkak të punës së vështirë për të ngritur Policinë e Shtetit.

‘Ku u gjet ky zell i madh i një Prokurorie që s’ka lëvizur as fijen e flokut ndaj krimit, me një bilanc memec, me ca akuza të pabaza. Vazhdon avazi, policia kap natën dhe kriminelët vijnë në mëngjes duke dredhur zinxhirin në dyert e gjykatave. Prokurorët ta mbledhin veten, të fokusohen te çështja dhe të bëjnë punën e tyre, dhe jo të gjykojnë me këtë mungesë të tmerrshme provash. Ne do t’i japim një mbështetje serioze hetimit. Refuzojmë kërkesën për arrest”, tha ndër të tjera me tone të forta kryeministri. 

Fjala e Ramës:

A është i pafajshëm saimir tahiri?

Në Shqipëri pas prindërve të tij vjen një njeri që dëshiron të besojë pafajësinë e tij, jam unë. Por ndryshe nga prindërit, unë nuk jam prindi i tij. Unë kam komunikuar shumë me të, ai ishte njeriu i parë që hyri në seli pas meje. Ishte vullnetar në zgjedhjet e 2003, u paraqit me një email. E nisi rrugën e karrierës si koordinator, që ndërtoi vetë nga hiqi. Pastaj u bë zëdhënës i partisë, mbi një dërrasë të zezë, ku shkruante faktet korruptuese. I ngjiti shkallët një e nga një. Për meritat e tij në punë u zgjodh dhe ministër i brendshëm, i dhashë gjithë mbështetjen dhe besimin tim. Por sic tregoi koha, në detyrën sh të vështirë, atij iu deshën më shumë se gjithë tjerët. Nuk i ndërhyra asnjëherë në zgjedhjet e bashkëpunëtorëve. I kam miratuar pa ngurrim kandidaturat që më ka sjellë për policinë.

Nuk e kam pasur kurrë deri ditën kur ka ikur nga dita e ministrit as numrin e të parit e as të dytit në telefonin tim. Cdo mesazh të qytetarëve përmes telefonit për policinë ja kaloja ministrit dhe aty mbyllej. Nuk mbaj mend të kem folur në katër vjet me një drejtor policie apo shef komisariati, as kam takuar ndonjë prej tyre, përvec rasteve shumë të rralla në prani të ministrit. Nuk kam lejuar në asnjë rast që ministri të vihej në pozitiv nga deputetë. As për ankesa, as për ndërhyrje të policisë, kur deputetët viheshin në pozitë nga ankesat e njërit apo tjetrit. Kush është këtu mund ta kujtojë se që në mbledhjen e parë pas formimit të qeverisë së parë, ju kam thënë në tre drejtime do t’i ndalojmë ndërhyrjet politike: policët, mësuesit, diplomatët. Prandaj mos iu bini telefonave të ministrave, e kanë të ndaluar nga unë.

Më është dashur ta porosis jo një herë këtë, në ndonjë rast kam bërë edhe debat me ton të lartë me ndonjë anëtar të grupit, sepse nga një anë tradita mizerabël nga ana tjetër presioni, e bëjnë shumë të vështirë. Pas disa kohësh, u arrit mirëkuptim dhe u respektua kjo linjë e panjohur deri në vitin 2013. Për herë të parë, Policia e Shtetit nuk ishte më mish për t’u shqyer në tepsinë e pushtetit. U ndalua futja e duarve nën mëngën e policisë. Jemi të mbledhur të vendosim çfarë do bëjmë ne lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit, e cila kërkon arrestimin e deputetit. Vetëm pak muaj më parë, për të udhëhequr Shqipërinë me një shumicë votash që as vetë kjo parti nuk e kishte marrë ndonjëherë.

A është i pafajshëm Tahiri?

Shumëkush e kërkon me të drejtë çfarë mendoj unë. Kush është mendimi im i sinqertë përballë kësaj pyetjeje. Tahiri nuk ishte njëri nga ministrat e qeverisë sime deri dje, por ministri më i ekspozuari, më popullori dhe më i urryeri. Me sukseset më të duartrokitura publikisht. Ministri perceptohej nga të gjithë, pa të drejtë, si bashkëpunëtori më i ngushtë dhe si i preferuari im. Rrugëtimi katërvjeçar për të ngritur në këmbë Policinë e Shtetit më vunë në kontakt me të, duke u parë si i preferuari im. Në fakt isha unë, se Tahiri ishte në frontin më të vështirë. Pas shëmbëlltyrës së re policore, pretendojnë se ka ndërtuar një mbretëri të krimit të organizuar, por ai është viktimë e një sulmi. Gjithçka është një farsë e inskenuar nga amatorë.

Prandaj jam i detyruar që të flas qartë, a është i pafajshëm Tahiri? Të gjithë presin që t’i bashkohem qëndrimit të Tahirit kundër një gjyqi farsë, që i ngjan një farse të inskenuar nga inatçorë. Por jo, edhe më parë i bëhej i njëjti gjyq nga prokurorët dhe gjykatat. Gjyq politik, kopje surrogato. A është i pafajshëm Tahiri? Mund ta rrëfej pa asnjë ndrojë. Përgjigjen e Saimirit edhe në publik edhe përballë. Është fiks sikur e keni dëgjuar ju. Asnjë fjalë më shumë. “Me makinën kam gabuar, por pa asnjë qëllim dhe dashje duke mos më shkuar mendja për pasojat. Asgjë nga ato të tjerat nuk është e vërtetë, zero” fjalët që kam dëgjuar unë. Por mua nuk më mjafton përgjigja e Saimir Tahirit,e kam të pamundur të mjaftohem. Pasi akuzat janë gabuar me duart e një organi ligjzbatues, prokuroria e krimeve të rënda. Do ishte zhgënjimi më i rëndë nëse do të zbuloja nëse Tahiri nuk është ai që unë njoh, që e kam besuar dhe mbrojtur, por një vemje që turpëron fjalën njeri. Kushdo të mendojë ç’të dojë ‘Jo lëshoi Saimirin’ Jo kështu e të tjera, nuk më intereson. Për mua sot dhe deri kur të dalë e vërteta a është i pafajshëm Tahiri? Kësaj pyetje nuk i kam ikur dhe nuk i iki.

Kësaj pyetje nuk i iki. Boll e kam bërë avokatin e Saimir Tahirit. E kam bërë pa ma kërkuar ai, me mish e me shpirt pa shkëmbyer kurrë asnjë favor tjetër përvec miqësisë ideve dhe me Tahirin. A jam pishman? Jo!. Pasi gjithçka bëmë në një punë dreqi, nuk kanë munguar gabimet, por nuk kemi gabuar me qëllim. Uroj të mos e kem pishmanin e jetës time gjithçka i kam dhënë dhe kam marrë nga Tahiri që kur hyri në PS. Detyra si avokat me Tahirin ka përfunduar ditën që Tahiri zgjodhi një avokat për t’u mbrojtur.

Kjo parti nuk ka për t’u bërë mburoja e askujt përballë drejtësisë, por në emër të drejtësisë nuk do të lëmë të poshtërohen deputetë. Me alibinë që po luftohet krimi, me synimin për të bërë një rrugë dhe dy punë ky vend nuk ngjiten kurrë më lart por rikthehen në rrugët e tatëpjetave. Arbitrariteti është i patolerueshëm. Drejtësi po, deri në fund. Ta harrojnë arbitraritetin. Ku bën vaki në cilin shtet, që t’i kurohet të akuzuarit që të provohet se nuk është fajtor.

Ai që akuzon duhet të vërtetojë cdo akuzë që ngre. Akuzuesi nuk jep asnjë provë. Kjo barbari a nuk u ngjan me atë që ndodhi në fillim të viteve ’90 që drejtësia çoi pas hekurave kryetarin e partisë tonë. Me ca letra magazine nga Italia, por me demek për të bërë drejtësi. Kush e inskenoi pas 25 vitesh atë stafetë barbarie, mes politikës së baltos dhe drejtësisë së burgos. Shqiptarët presin zbatimin e Vettingut, që e udhëhoqëm ne. Kur Shqipëria pret të celë negociatat të arrestohet një deputet pa e marrë në pyetje dhe pa prova të faktuara. Ku u gjet ky zell i një prokurorie të rënda që nuk ka lëvizur gishtin që kur është ngritur.

Kështu i luftojnë kriminelët këta? Policia kap dhe lidh pranga, kriminelët dil në mëngjes duke dridhur zinxhirët, por ne cfarë jemi ne ligjvënësit shqiptarë, apo na dinë ekspertë kontabël, që firmosin bilance, apo inspektorë pune si ata të Gërdecit.

Apo ne na erdhi në shtet Saje Qorri dhe një rrugë e dy punë, rrëzojmë qeverinë dhe bëjmë çorap drejtësinë? Kemi prova, por janë sekret, por mirë u mbyll dera. Po cfarë doli? Asgjë. Nuk besoj që ata njerëz me shkollë me një farë eksperiencë që ato 4 fletë bakalli justifikojnë faturën e arrestit të një deputeti. Kaq për atë shfaqje dramatike dhe komike. Uroj që prokurorët ta mbledhin veten të mbyllin komunikimin me nxitësit e kësaj cështje.

Refuzojmë kërkesën për arrest unanimisht, pranojmë dhënien e autorizimit për mos daljen jashtë shtetit, detyrimin për t’u paraqitur, garancinë pasurore, kontrollin personal dhe të banesës së Tahirit. Në asnjë rast për asnjë deputet tjetër, nuk do ta kisha kuptuar pranimin e këtyre kërkesave që mbeten ekstrem. Kjo është një cudi e re shqiptare, pasi pyetja a është i pafajshëm Tahiri nuk mund të rrijë pezull.

Kjo qeveri e re dhe unë jemi ndryshe, krejt ndryshe nga ata që na janë turrur me dëshpërimin e drejtësisë së re që po troket. Ne e duam të vërtetën, aty nuk u ka interesuar. Ne duam drejtësi, ata tollovi, unë e dua Saimirin, por më shumë dua drejtësinë për të më të treguar të vërtetën.

Tahiri duhet të hetohet me të gjithë mundësinë që parashikon kodi dhe deri kur të dalë e vërteta. Por nuk do të përzihemi politikisht si mbrojtës të Tahirit, nga unë deri te të gjithë të tjerët. Ne nuk jemi këtu për të mbrojtur të vërtetën e Tahirit. Saimiri do të jetë një njeri i lirë dhe një deputet i lirë, jashtë forumit dhe grupit parlamentar. Ne jemi këtu, nëse prokuroria sjell prova dhe jo gazeta dhe vjen këtu me fakte, jo për të mbyllur derën, komisioni mund të mblidhet dhe ashtu do të ngremë dorën për arrestin nëse prokuroria do të sjellë prova. 

VIDEO/Kryeministri Rama flet për Tahirin në mbledhjen e grupit të PS, fjala e plotë

VIDEOKryeministri Rama i ka cilësuar akuzat e hedhura nga Saimir Tahirit si një farsë të Prokurorisë, që sipas tij, është e veshur politikisht

dy.b.d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës