TIRANE - Ministri i ri i Brendshëm Sajmir Tahiri nis menjëherë nga detyra ku përmes rrjetit social Facebook kërkon sugjerime nga qytetarët.

“Dua që përgjegjësinë time ta ndaj me çdonjërin prej jush për aq sa është e mundur! Me cilindo që qoftë dhe një herë të vetme, ka menduar çfarë s’shkon sot në Policinë e Shtetit dhe si duhet ndrequr. Duke filluar nga kominikimi, etika e sjellja, uniforma, siguria në komunitetin/ qytetin/fshatin që banoni, vendin e punës apo çfarëdolloj çështjeje që keni hasur ose ndjeni se duhet trajtuar”, shkruan Tahiri.

“Nisni që sot e ndjehuni të lirë të më shkruani çdo sygjerim, çdo mendim, çdo eksperiencë tuajën personale prej të cilës mund të mësojmë diçka më shumë nga ç’dimë sot, çdo iniciativë që në vlerësimin tuaj Policia e Shtetit duhet ta ketë në agjendën prioritare”, nënvizon Tahiri. Ai thotë që PS ka program për reformimin e thellë të Policisë së Shtetit, program që vazhdon të detajohet me ekspertët më të mirë. “Ndihma juaj është më shumë se e vyer. Bëjë Policinë e Shtetit Policinë tënde dhe më shkruaj sugjerimet e tua! Do i mbaj shënim për t’i kthyer në agjendë pune menjëherë duke komunikuar bashkë në vazhdimësi”, shkruan Tahiri.

Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)