Tahiri:S'gjetëm dosje për Konomin
Për 21 janarin zbardhim gjithçka

Tahiri:S'gjetëm dosje për Konomin<br />Për 21 janarin zbardhim gjithçka
TIRANË - Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ishte i ftuar në emisionin, “5 pyetje nga Babaramo”, në A1 Report.

Gjatë intervistës së tij, ministri i Brendshëm, ka folur për atentatin e sotëm ndaj kreu të komunës Qendër në Vlorë. Ai tha se, janë duke u zhvilluar hetime intensive.

Duke folur për ngjarjet ku është përdorur eksploziv, lëndë shpërthyese, Tahiri tha se, në këto raste është shumë e vështirë zbardhja e ngjarjeve pasi autorët nuk lënë prova.
 
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri tha gjithashtu se, në kohën kur ka marrë detyrën që ka, nuk ka gjetur asnjë dosje për hetimin e atentatit ndaj gjyqtarit të Vlorës, Skerdilajd Konomi.

Sipas ministrit, akuzat që bëhen nga opozita nuk qëndrojnë pasi në të gjitha rastet ngjarjet e ndodhura janë raportuar. “Si mund të fshihet një vrasje kur vendi i ngjarjes është i hapur”, dekalaroi ministri Tahiri.

INTERVISTA E MINISTRIT TE BRENDSHEM SAJMIR TAHIRI
Ministri më i sukseshëm në kabinetin Rama dhe më i kritikuari, sot kemi të ftuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
 
Ngjarja e sotme në Vlorë. Një tjetër shpërthim me telekomandë në Vlorë. A keni një pistë, çfarë ka zbuluar policia?
Fillimisht i uroj shërim të shpejtë kryetarit të komunës dhe jemi në krah të tij. Ka një lloj ciklike në kriminalitetin e theksuar, sidomos në Vlorë me eskploziv. Është një situatë e rënduar, që është një situatë e trashëguar që nuk zgjidhet në kaq pak kohë. Policia ka nisur hetimet dhe kemi nisur hetimet edhe për ngjarjet e kaluara, si gjyqtarin Konomi. Jemi duke hetuar për mënyrën se si, lidhen me shpërthimet me eksploziv. Po punohet bashkë me Prokurorinë e Vlorës.
 
Kolegët e mi të kronikës në A1 Report, kanë numëruar se, është atentati i 8 me telekomandë. Kur e kam pyetur dikur ministrin e dikurshëm, presidentin Nishani, tha se, zbardhja ishte pranë. Ju kur keni hyrë në zyrë keni gjetur ndonjë dosje për rastin Konomi?
Kur kam hyrë në zyrë nuk kam gjetur asnjë dosje. Me iniciativën time jam interesuar për një sërë ngjarjesh të rënda dhe ndërto është edhe vrasja e gjyqtarit Konomi. Nuk e di se kujt konkretisht i është referuar presidenti aktual, por mbetet shumë punë për ta zbardhur atë ngjarje. Ky është një treg lokal dhe jashtë Shqipërisë. Bëhet fjalë për rajonin. Është shumë e sofistikuar dhe bëhet fjalë për rrjete kriminale, që merren me tregtinë e eksplozivit. Trashëgojmë një potencial kriminal të madh në shoqëri. Zgjidhja e konflikteve me armë është kthyer në një trend i shpeshtë.
 
Pse pikërishtë në Vlorë, këto atentate me telekomandë?
Është instrument i shpërndarë. Kanë ndodhur krime edhe në Krujë, në qytete të tjera, është i shpërndarë. Zgjidhja e konflikteve me armë është bërë instrumenti i parë. Kjo sepse kanë munguar ndërmjetësimet, mos besimi tek drejtësia, hakmarrja, etj, janë fenomene të trashëguara në vite. Më vjen keq që ndodhin akoma por shkon përtej mundësive tona për 120 ditë.
 
Ka pasur një atentat ndaj një zyrtari të lartë, prefektit të Vlorës. Ku janë hetimet?
Meqë eksplozivi nuk shpërtheu kemi zbardhur disa detaje. Atentatorët kujdesen që të mos lënë gjurmë. Kjo distanca që krijon përdorimi i eksplozivëve të telekomanduar e bën shumë të vështirë zbardhjen e ngjarjes. Në rastin e prefektit të Vlorës u shmang një tragjedi falë një punonjësi të Gardës dhe jemi drejt zbardhjes.
 
Berisha ka thënë që ishte një inskenim?
Nuk po e marr seriozisht zotin Berisha, pasi ai ka thënë shumë gjëra në drejtimin tim. Ai ka thënë se kam nxjerrë njerëz në pritë, por shpresoj të mos i ketë bërë ai. Ne të dy ndryshojmë shumë me njëri-tjetrin.
 
Atentati ndaj prefektit Dervishi. Është i lidhur me punën?
Jemi nën hetim dhe smund të them më shumë. Ne duhet të ndalemi dhe të mendojmë se çfarë kërkojmë nga njëri-tjetri, shoqëria, qeveria etj. Qeveritë rradhazi nuk kanë ngritur një polici për të luftuar plotësisht kriminalitetit. Opozita nuk bën asgjë për të luftuar kriminalitetin.
 
Në fillim të vitit thatë se kanë rënë vrasje, por vetëm në këto ditë janë mbi 10 vrasje, si ajo e Korçës?
Po flasim për krime jo si ai i Korçës, por për krime të parapërgatitura. Kemi trashëguar në Policinë e Shtetit një strukturë me gati zero informacion. Forca reaguese është rritur gjatë kësaj kohe, por sigurisht në raste të tilla, larje hesapesh mafioze thuajse është e pamundur për gjetjen menjëherë të autorit. Në këtë rast, ai që bën vrasjet duhet të marrë kostot dhe ai duhet të dijë që një ditë do të zbulohet dhe do dënohet. E kam pranuar publikisht, pasi kemi trashëguar një situatë skandaloze në polici. Si në moshë, arsim, infrastrukturë. Kemi trashëguar një mungesë besimi nga publiku dhe kjo sjell mungesë informacioni pasi publiku nuk denoncon një krim, nuk del dëshmitarë. Kemi trashëguar kriminalizim të policisë. Kemi trashëguar një përgatitje të paktë, mungesë kurajoje, ndërgjegjeje etj. Në fakt nuk prisnim ta gjenim kështu. I kemi kërkuar publikut që të besojnë. Vrasje, aksidente do të ketë gjithmonë, por askush nuk mund të mohojë punën.
 
I mohon opozita?
Gjatë kësaj periudhe shtator-dhjetor 2013 krahasuar me njëjtën periudhë e një viti më parë, vrasjet janë ulur 40 %. Krimet ndaj personit janë ulur me 12 %. Krimet ndaj pronës janë ulur 20 %. Persona në kërkim ndërkombëtar janë kapur 141 % më shumë. Janë qytetarë shqiptarë që nuk kapeshin pasi bënin biznes me kupolën e Policisë së Shtetit, e negocionin mandatin e arrestit. Lufta ndaj trafiqeve është rritur me 59 %. Lufta ndaj korrupsioni 69%. Aksidentet janë ulur me 12 %. Ndërtimet pa leje janë ulur me 79 herë më shumë që mund të përfundonin në vrasje.
 
Opozita akuzon se fshihni ngjarjet, si ajo e Mamurrasit?
Kjo është një gënjeshtër e pacipë. Për etikë nuk kemi publikuar foto nga vendi i ngjarjes, pasi kanë njolla gjaku etj. Ngjarja ka ndodhur përballë komisariatit në Mamurras. Unë nuk e di se si mund të fshihet një ngjarje, kur arrestohet autori, njoftohet prokurori, si mund të fshihet kjo ngjarje. Kjo ngjarje është bërë publike nga Policia dhe është njoftimi i tretë në rradhë i njoftimit të asaj  dite. Opozita një ditë na akuzoi se kishim fshehur tre ngjarje. Unë se di si mund të fshehet një vrasje kur vendi i krimit është i hapur. Opozita thotë se, janë fshehur vrasjet e tre qytetarëve në muajin nëntor. Ishte hera e parë kjo dhe mendova se mos ndoshta kishim trashëguar një sistem më të keq. Kërkova informacion dhe pashë që shtetasi N. J., është gjetur i vdekur në banesë nga shkaqe natyrore. Rast i dytë K. L., ishte vrarë në datën 12 janar 2013 dhe në datën për të cilën PD akuzonte ishte kapur autori i krimit. Ndërsa shtetasi tjetër, 88 vjeç ka vdekur nga shkaqe natyrore dhe kjo është në Sarandë. Thuhet se fshehim 40 % të kriminalitetit. Unë sdua të merrem me retorika. Unë e kam fruar opozitën të vijë dhe të kountribuojë në punë. Që as unë të mos abuzojë e as ministri i rradhë të mos e bëjë. Në kohën kur ne i akuzonim ne e provonim me shifra që e kishin bërë vetë. Të marrin komunikatën zyrtare dhe të marrin të gjitha dokumentet e të gjejnë nëse kemi fshehur ngjarje. Sot bashkë me drejtorin e policisë, kam firmosur urdhërin për deklasifikimin e komunikatës së Policisë së Shtetit, kjo komunikatë i shkon të gjithë drejtuesve më të lartë të shtetit.
 
Çfarë përmban kjo komunikatë?
Kjo komunikatë përmban çdo lloj ngjarje që denoncohet në polici. Kjo komunikatë është shumëfaqëshe dhe do të vihet në dispozicion të medias dhe në faqen online të Policisë së Shtetit.
 
A mos shkelet privatësia e qytetarëve, pasi thjeshte duan të denoncojnë?
Do të aplikohen disa filtra për çështje që nuk zbardhen menjëherë, por që hetohen. Ne kemi përcaktuar një sërë kriteresh për këto publikime. Një shqetësim tjetër ështe edhe shqetësimi që ndodh edhe sot, që qytetari shkon në komisariat, për ngjarje të vogla dhe që shpesh policia i thotë, ik se skam kohë. Ndodhin shumë, pasi punonjësi i policisë nuk ka arsimin e duhur apo shkaqe të tjera. Ne përcaktuam një sistem sot që të mos ndodhë kurrë më që polici të mos i thotë ik se skam kohë. Ky është numri unik i çështjes që përcakton numrin e një shërbimi. Kjo përbën penalitet. Punonjësi i policisë ka detyrimin t'i japë qytetarit numrin unik, që ndiqet deri në gjykatë. Mbi të gjitha parashikojmë të drejtën e qytetarit që ta kërkojë. Shpresoj që opozita ta mbyllë çështjen lidhur me këtë cështje. Po bëjmë reformë sistemi që të më ndalojë dhe mua të mos bëj transparencën.
 
Cili është rezultati i operacionit Fund marrëzisë? Tek shumë u tha që ishte show, te disa që zhvendosi një monopol që ishte afër ish-kryeministrit në duar të tjera..
Rezultatet e tij janë spektakolare. Gjetëm paligjshmëri masive lidhur me lojërat e fatit. Nëse ishin 22 mijë kompjutera të licencuar, 20 mijë të tjerë nuk ishin.
 
Tani sa janë?
Sot nuk ka të palicencuar. 21 mijë nuk janë më në treg. Ne mund të dalim sot bashkë, në skuta edhe ka, por s’ka në qendër të Tiranës, qyteteve apo fshatrave. Sa ishin të licencuara, aq kanë mbetur. Policia ka mbyllur të paligjshmet. Ne nuk mbyllim dot të ligjshmit.
 
Sa është efekti financiar? Sa arkëtohej më parë dhe sa arkëtohet tani?
Lojërat e fatit të paligjshme ishin 10 fish më shumë se lojërat e ligjshme. Kam mbledhur operatorët dhe u kam kërkuar mbylljen për një javë. Janë ricertifikuar dhe i kemi dhënë fund një herë e mirë tregut të paligjshëm. Ato që shihni sot janë të ligjshmet, për to duhet ligj dhe po hartohet për t’i mbyllur një herë e mirë.

Po të ligjshmet?
Në bindjen time nuk duhet të ketë. Projekti është në punë dhe shumë shpejt do finalizohet. Është në vullnetin e kryeministrit për t’i dhënë fund këtij tregu. Lojërat e fatit 110 milionë euro në vit. Është shumë si përfitim kriminal dhe financonin dhe rrjete kriminale të tjera, që këtë biznes e kishin vetëm fasadë. Ajo që po bëjmë është të shkojmë më tej me hetimet. Ky operacion është krenari e policisë në 23 vjet, por bashkë me prokurorinë po shkojmë për thellime në hetime edhe pse është vështirë. Ditën kur nisëm aksionet nuk gjenim asnjë njeri brenda. I kemi dhënë fund tregut të paligjshëm. Sot ka lojëra, janë të hapura, të kontrolluara.

Sa paguajnë taksa?
Sa paguajnë s’kam të dhëna, por Ministria e Financave do japë të dhëna. Por të ardhurat do jenë shtuar besoj.
 
Po për gobat e policisë rrugore?
Mirë se të vinë për gjithë ata që shkelin rregullat! Nuk është e vërtetë që duhet të presin në radhë. Ka ndikuar fryrja, maijisja nga opozita dhe segmente të medias, fut dhe ca njerëz që kanë fituar statusin e analistit, por nëse deri dje flisnin për ligjin, sot nuk janë gati.
 
Ministrat Haxhinasto dhe Celibashi nuk e dinin që kishin gjobë.
Gjë e mirë është që dëgjoni se edhe ministrat mund të marrin gjobë. Në kohën e Saliut as dëgjohej kjo gjë. Ai i forti, gangsteri, imunitari ia përlaste në fytyrë policit gjobën dhe e paguante vetë polici.
 
Mos po kalojmë në revansh, në ekstremin tjetër?
Nuk ka njerëz që mos shkelnin rregullat dhe mos marrin masë. Gjithë qytetarët të barabartë para ligjit. Policia Rrugore sipas meje është në sektorët më të vështirë se paligjshmëria është marramendëse në këtë sektor, kultura e drejtuesve të automjetit është e mangët, cilësia e rrugëve, sinjalistika e me radhë. Edhe për shkak të natyrës së vetë shërbimit. Përballë kanë drejtues mjetesh që shkelin rregullat dhe s’pyesin as për ligj. Po shihni atë që s’është bërë deri dje.
 
Radhë në banka për të paguar gjobat..
Shumë mirë. Kjo që shihni sot do vazhdojë jo vetëm sot.
 
A mund ta vërtetoni gjobën?
Ankesat zyrtare për gjoba të pamerituara janë vetëm 7 në 70 mijë gjoba në një muaj brenda vendit.
 
Pse janë vënë 70 mijë gjoba?
Në shkurt 2013 është 80 mijë. Por sot grafiku i gjobave të paguara është më i lartë se ndonjëherë. Gjobat se s’kam qenë kurrë në Elbasan,a diku tjetër e me radhë janë kryesisht pretendime abuzive . Në disa raste personi i gjobitur kujtohet se nuk e ka pasur ai makinën por një shoku i tij, apo që e ka marrë me qira makinën dhe nuk tregon, ka dhe ankesa të drejta. Ka gjoba në lëvizje, 46% e gjobave janë të tilla dhe janë në gjithë botën, kur s’ke rripin e sigurimit, kur parkon gabim.
 
Ka një muaj që kemi filluar fotografimin e njerëzve. Sistemi ka nevojë për riparim.
Unë kam dashur të ndërpres cdo marrëdhënie financiare mes policit dhe qytetarit. Gjobat sot paguhen ose në bankë ose në postën e Shqipërisë.
 
Ka që ankohen se gjoba nuk është referuar në sistem..
Kemi bërë të mundur që qytetarët të interesohen për gjobat pa qenë nevoja të shkosh te sporteli në Kinostudio. Kemi rritur nivelin e arkëtimeve. Dhe që makina mos dalë jashtë kufijve pa paguar gjobat. Siguria rrugore është në nivele kritike. Deri dje e merrje gjobën e s’e paguaje fare. Kemi bërë të mundur të ndihet sanksioni i Policisë së Shtetit në mënyrë financiare, që nesër ta kesh vështirë të shkelësh rregullat.
 
Nesër 3-vjetori i vrasjeve të 21 janarit. Policia kriminale në varësi të qeverisë, MB thanë se do rinisnin hetimet, do furnizonin gjykatën me të dhëna të reja. Çfarë është bërë?
Është një çështje që nuk është e mjaftueshme, që ta kujtojmë sa herë ka përvjetor. Çështje ende e pazbardhur, se cilët ishin ideatorët, ekzekutorët. Policia e Shtetit po mundohet. Jemi në fazën e një plani konkret për të bërë sa është e mundur për të dhënat e reja që do çelin hetimin. Është vështirë se është mbyllur procesi nga pikëpamja gjyqësore. Duhen fakte të reja që të rihapet çështja. Por edhe Prokuroia ka një nismë gjithashtu. Të zbardhim gjithçka që është fshehur gjatë hetimeve, që procesi gjyqësor të bëhet në mënyrë të denjë dhe autorët të vihen para drejtësië.
 
Ish-Garda tani është në varësinë tuaj. Keni një drejtor të ri në krye të saj. A është marrë ai me hetimin? Çfarë ka zbuluar?
Mos prisni të kenë lënë në zyrë planin e aksionit dhe urdhrat që kanë marrë në 21 janar. Por po kërkojmë të zbulojmë çfarë ka shkuar keq, çfarë është fshehur me dashje dhe të gjejmë rrugën se si do ripahet hetimi.
 
Keni diskutuar me Kryeprokurorin?
Jo. Por procedurat hetimore kërkojnë një skaner. Edhe në kuadër të prokurorisë dhe atyre që kanë bërë fshehje të provave.
 
Ose me mosveprim ose fshehje aktive mbetet për t’u parë.
Janë rrëzuar gjithë rastet që ju keni marrë në gjykatë. Çështjet shfryhen në gjykatë për moskopsitje të dosjeve. Në detyrën time është të garantojmë që mbledhjet e provave të jenë të sakta. Varet nga gjykata më pas. As në mënyrë rrethanore nuk mund të më detyroni të shprehem për raste konkrete se nuk më takon. Koordinimi mes policisë, prokurorisë, gjykatës është problem. Ka raste kur sistemi gjyqësor kthen mbrapsht punën e suksesshme të policisë, prokurorisë, se segmente të caktuara janë të korruptuara. Uroj që këto raste mos jenë ato që kemi parë gjatë këtyre kohëve. Të jeni të sigurt që edhe po të jenë të shfryra nuk dekurajojnë policinë të bëjë detyrën, as ndaj atyre me imunitet.

Ç’po bëhet ndaj korrupsionit elitar. Do ketë dosje të tjera?
Ka hetime, por mos prisni t’ua them këtu. Edhe me zyrtarë të lartë, kemi pasur.
 
Përfshirë dhe ministra?
Këtë s’mund t’ua them. Çfarë keni parë në publik ish-ministrin e Mbrojtjes është çfarë dini. Të tjera që janë në hetim, faza paraprake s’mund t’i bëj të ditura, se c’kuptim ka!
 
Në rastet e ekstradimeve, në mediat belge u përmend Mark Frroku. Ka kërkesë për ekstradimin e tij?
U njoha me lajmin, edhe pse ishte burim mediatik. Kontaktova vetë me deputetin Frroku dhe kërkova informacione zyrtare. Nuk ka asnjë të dhënë lidhur me këtë cështje nga autoritet belge. Unë kam kërkuar dhe jam në pritje.
 
Ngjarje tronditëse vdekja e Olldashit. Në shtyp aludime se hetimet jo të plota?

Ka pasur një gjenerimi konspirativ. Është normale në të tilla raste që mendje goxha prodhimtare të shkojnë në skenare aq konspirativë te vrasja e një ish-ministri.
 Nuk bëhet fjalë të jemi para hetimeve jo të plota. Përkundrazi, hetime të kujdesshme, të plota dhe transparente, që gjithë palët ishin të sigurt se hetimet plotësisht ezauruese. Nuk ekziston asnjë pistë përveç aksidentit.
 
Ka pasur që janë gjendur në vendngjarje para policisë?

Policia ka gjetur në vendngjarje një ose dy deputetë të PD.
 
Kush janë?
Nuk i mbaj mend. Ata e kanë dhënë versionine tyre në hetimet e prokurorisë, në publik. Punonjësit e prokurorisë kanë marrë dëshmië e tyre.
 
Është pak e besueshme që shpejtësia të ishte shkak i aksidentit. Është normale që të përjashtohet një pistë?

Varet nga ju. Hetimet janë të plota dhe nuk lënë shteg për abuzime dhe sikur të ngrihej dyshimi më i madh. Nuk besoj se është vendi për të abuzuar me këtë ngjarje.
 
Thatë që droga është sekuestruar më shumë se paraardhësit. Po në Lazarat kur do ndërhyjë policia?
Ka abuzim kolektiv me Lazaratin. Pavarësisht kultivimit intensiv në atë zonë. Por jo vetëm në atë zonë ka përhapje. Sepse besoj se në Lazarat nuk janë të gjithë përfaqësues të botës së krimit. Është një zonë ku mungesa e shtetit ka qenë totale për dekada. Për çdo lloj nuance shtetërore.

Kur do ndërhyni në Lazarat?
Unë them kur do shkoni ju të bëni një emision në Lazarat, shoqëria civile të bëjë një tryezë atje lidhur mbi arsimin, investimin publik. Policia e Shtetit nuk e ka shumë vështirë të hyjë nga ana teknike, operacionale. Problemi është e nesërmja? Do çojmë policët shtëpi më shtëpi, fushë më fushë. Ajo që na mundon është alternativa e zhvillimit më shumë se ajo represive.
 
Një deklaratë  e zotit Rama që tha se, nuk do të ketë zgjedhje pasi e mori konfirmimin në 23 qershor. Kemi zotin Blushi që thotë të kundërtën. Ju si mendoni, a ka një debat?
Nuk ka një debat për këtë çështje, pasi statusi miraton rregulla. Edhe unë mendoj që kryeministri i votuar në publik nuk ka pse të votohet së dyti në parti.
 
Në cilin nen të statusit ... ?
Unë po ju them atë që mendoj unë. Është pa sens që të votohesh nga populli për kryeministër dhe të votohesh në parti për kryetar. PS ka njohur edhe raste kur kryetari i PS është edhe kryeministër, e kjo ndodh dhe tani.
 
Kemi një tjetër deklaratë të zotit Legisi, që Majko, Blushi, etj duhet të ishin në qeveri. Si mendoni ju?
Unë besoj që cilido që do ishte në vend të Edi Ramës për kryeministër do të kishte preferencat për ministrat me të cilët do të punonte.
 
A mos ka një ndarje të ministrave me deputetët e grupit parlamentar, që nuk mbështesin nismat, si psh për buxhetin?
Jo ju e keni gabim. Nëse ju më thoni që nuk aktivizohen dhe është fjollë, janë dy gjëra të ndryshme. Debati i buxhetit zgjati mbi 24 orë dhe folën të gjithë deputetë, bile edhe më shumë se 1 herë. Grupi parlamentar dhe qeveria është një dhe gjithçka shkon në rregull me nismat e qeverisë. Marrëdhënia është shumë e ndryshme, jo si ajo para 23 qershorit, pasi disa mbajnë një post në ekzekutim e disa në legjislativ.
 
Si i keni marrëdhëniet me LSI, pasi sot kreu i grupit parlamentar kërkoi transparencë nga qeveria për lumin Radika?
Nuk ka asgjë të çuditshme këtu. Edhe komisioni i sigurisë ka kërkuar seancë me mua. Transparenca shkon në të mirë të publikut, në secilën marrëdhënie. Nuk e shoh të çuditshme por e shikojmë shumë të mirë dhe të nevojshme pasi ndihmon publikun dhe qeverinë të shohë diçka.
 
Ka diçka për të ndryshuar në koalicion?
Absolutisht jo. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe kjo ska ndodhur dhe më parë. Mazhoranca dhe qeveria ka të njëjtin mision.

Redaksia Online
(ac/mag/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim