Tahiri: S'kam frikë nga padia e PD 
Berisha pse i fshehet akuzës si mi?

Tahiri: S'kam frikë nga padia e PD <br />Berisha pse i fshehet akuzës si mi?
TIRANE - Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka reguar për padisë të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, në lidhje me çështjen "Doshi". Ministri Tahiri në një status në rrjetin social Facebook, shkruan se ai nuk ka frikë të përballet me PD-në në prokurori apo dhe në Gjykatë. Por ministri Tahiri theksoi se ish-kryeministri Sali Berisha duhet të provoje se nuk është sponsor i filmit të shëmtuar, siç e cilëson ai akuzat e deputetit Tom Doshi për një atentat të dështuar ndaj tij.  


Statusi i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri

Do paraqitet ne Prokurori ky trim qe ka 25 vjet qe hiqet si kreshniku i maleve dhe po kaq qe fshihet si mi? PD vazhdon thellohet ne bashkefajesine per ngjarjen e provokuar nga akuza pa asnje baze e Tom Doshit. Une nuk ka pasur, nuk kam dhe nuk do te kem asnjehere problem te perballem me PD. Qofte ne prokurori, qofte edhe ne gjykate. 
Por sot pyetja me vend eshte: Po Sali Berisha pse i shmanget fteses se prokurorise?!  Ky burre qe ka 25 vjet qe akuzon dhe pergojon gjithe dynjane; Qe ka quajtur vrases dhe hajdut gjysmen e Shqiperise; Qe ka lexuar me qindra here librin e shtepise se cdo kundershtari, nuk ka pasur kurre guximin te shkoje ne prokurori.  Ky trim qe ka 25 vjet qe hiqet si kreshniku i maleve dhe qe u fsheh si mi ne kepucen e policise kur prokuroria hapi 21 janarin, ka frike te shkoje ne prokurori edhe si person ne dijeni per ngjarjen, lere me pastaj si deshmitar apo mos pyet fare si akuzuar!  Por kete here Saliu nuk mund te shmanget duke treguar perralla per kundershtaret dhe duke turrur oficeret e Shqupit me dosje qesharake drejt prokurorise.  Jo, kete here Sali Berisha duhet te provoje se nuk eshte sponsor i filmit te shemtuar!  Dhe kete mund ta provoje vetem duke treguar ne prokurori njerezit qe ai thote se e vune ne dijeni per organizim vrasjesh.  Perndryshe do te perballet me fort se kurre me neverine e opinionit publik dhe me fuqine e Aleances per Shqiperine Europiane.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron