Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri pritet që së shpejti të kryejë një vizitë në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Burime nga dikasteri blu thanë se Tahiri do të zhvillojë një takim me banorët e fshatit të Lazaratit. Ministri do të negociojë me banorët e Lazaratit për të shmangur trafikun e lëndëve narkotike.

Për vite me radhë policia nuk ka mundur të hyjë në Lazarat për të ndaluar mbjelljen e lëndës narkotike, kanabis sativa ndërsa është përjekur të ndalojë autobotet me ujë që shërbenin për vaditjen e lëndëve narkotike.

Shkrimi u publikua sot (05.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com versioni print

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)