“Serbia është e vetëdijshme se duhet t’a njohë me patjetër Kosovën para se të hyjë në Bashkimin Europian”. Kjo është deklarata e ministres kosovare pa portofol Edita Tahiri, e ngarkuar për dialogun me Beogradin në një intervistë për të përditshmen serbe “Danas”.
Sipas Tahirit, dialogu në Bruksel do të quhet i suksesshëm atëherë kur të arrihet qëllimi i tij; që dhe Kosova dhe Serbia të bëhen pjesë e BE-së.
Ajo është shprehur se “Serbia mund t’a interpretojë marrëveshjen e Brukselit si të dojë, e vetëdijshme se ajo është një detyrim ndërkombëtar dhe standard i BE-së”. Sipas ministres kosovare Tahiri, BE e ka detyruar ligjërisht Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve të mira me Kosovën, konkretizuar kjo dhe në procesin e Asocimit dhe u kujton atyre se vonesa për integrimin në BE vjen pikërisht për shkak të mos implementimit të plotë të marrëveshjes. Kryenegociatorja kosovare në dialogun Prishtinë-Beograd ka theksuar se “çështja e pronave kurrë s’ka qenë dhe as do të jetë temë e negociatave në Bruksel”.
Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com