TIRANE- Ambasadori i BE-së në Shqipëri Ettore Sequi mori pjesë në hapjen e punimeve të misionit PAMECA IV, ku në fokus ishte lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës nisi dje të shpërndajë për qytetarët kartëvizitat e oficerëve.
Në fjalën e tij Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, mes të tjerave tha se “Vetëm nga viti 2010, në vitin 2011, 2012 dhe janar-shtator 2013, janë transferuar nga detyra 8866 punonjës policie, që janë 90 për qind e Policisë së Shtetit.
Kjo dëmton qëndrueshmërinë në detyrë, standardet e përmbushjes së detyrës me cilësi në shërbim të qytetarëve, etj. Vetëm nga janari deri në shtator 2013, rreth 12 për qind e punonjësve të Policisë së Shtetit kanë ndenjur më pak se një muaj në detyrën e tyre, 20 për qind e punonjësve të Policisë së Shtetit, më pak se dy muaj, 26.6 për qind më pak se tre muaj. Policia e Shtetit paguan për 1 post pune, 1.6 punonjës.
Arsimi i punonjësve të Policisë së Shtetit është një sfidë madhore. Në vitin 2003 paga e një punonjësi policie në raport me pagat e tjera qëndronte në raportin 1 me 1.8, sot që flasim është 1 me 1.18. Duke pasur pasurinë e trashëgimisë së asistencës së partnerëve tanë ndërkombëtarë në Policinë e Shtetit, por edhe gjithçka vjen përpara, përfshirë këtu edhe Pameca IV, kam shumë besim që do arrijmë të bëjmë atë që u kemi premtuar shqiptarëve që është Rilindja e Policisë së Shtetit dhe rivendosja e rendit publik në maksimumin e vet, brenda 300 ditëve”.
Ndërkaq, Drejtoria e Policisë Qarku Tiranë, përmes zbatimit të filozofisë së Policimit në Komunitet, ka përgatitur për çdo punonjës të policisë në zona, kartvizita të ndara sipas juridiksionit që ata mbulojnë. Kartëvizita e Punonjësit të Policisë në Zonë, është një shërbim 24 orë, ku qytetarët mund të telefojnë pa hezitim, për çdo problem në numrin personal të punonjësit të policisë së zonës së tyre.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com