TIRANË – Ministri i Punëve të Brendshme Saimi Tahiri i ka bërë jehonë sot vendimit të Qeverisë për Ligjin e ri të Shërbimit të Ankesave dheÇështjeve të Brendshme në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Sipas Tahirit, ish-Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm shpesh herë është keqpërdorur si kamzhik politik ndaj punonjësve te policisë. Tani, ai reformohet plotësisht në një instrument kontrolli dhe transparence në dorë të qytetarit.
Merr fund përdorimi preferencial, presioni me dosje në sirtar, kontrolli me kamzhik politik. Merr fund SHKB-ja e përdorur si instrument represioni për t’u reformuar në instrument demokratik.
Shërbimi i Ankesave dhe Çështjeve të Brendshme,”- përfundo ministri, - “është fuqizuar me instrumenta inspektimi, kontrolli dhe hetimi për t’i dhënë fuqinë të zbulojë, hetojë dhe procedojë të gjithë ata që shkelin ligjin.”
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com